Home / Opinion / Zanafilla e rrënjeve tona Pellazgo-Shqiptare

Zanafilla e rrënjeve tona Pellazgo-Shqiptare

Fotografia e Avdi Ibrahimi
Avdi Ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Miti i Krijimi sipas besimit pellazg lindi nga Fjala/Fryma e Zoti-Dritë (2)

Ttema të cilën po trajtojmë dhe çfarë mendimi kanë dhënë studiuesit më krijon logjikën se Perënditë e jetës dhe gjithësisë (dielli, toka, hëna, yjet, ajri, uji, zjarri, etj), që si të tillë në vetvete ka qenë vërtet e pamundur të rikrijoheshin. Shtrohet vetvetiu pyetja cili ka qenë krijuesi i gjithësisë dhe perëndive të jetës njerëzore? Sipas Hesiodit në librin e tij: “Teogenisë”, shpjegon qartë krijimin e botës: -Fillimisht ekzistonte Kaosi, pastaj u krijua Gjea (Toka), Tartari, i mjegullt në thellësi të Tokës dhe Erosi.
Në librin e tij “Gjuha e Perëndive” autori Aristdh Kola shpjegon Krijimin e botës sipas Hesiodit: -Nga Kaosi lindi Erevosi (errësira) dhe Nata e zezë. Natyrisht Erevosi dhe Nata janë e njejta gjë, por në dy variante, njëra mashkullore dhe tjetra femërore, që të justifikohet kështu lindja e elementit të tretë Drita dhe që përsëri Hesodi e quan Dita (d.m.th.drita) dhe Eteri (d.m.th. era e ngrohtë). Eterin dhe Dritën e ka pjellur Nata, pasi u bashkua seksualisht me Evros-in…Sipas shkrimeve orfike, nga Erevosi e nga Kaosi që rrotullohet rreth vetes, lindi një “vezë e Shkëlqyer), prej saj doli Erosi, ose Irikepeu, Irikapes ose Fanis, ose Mitis, ose Primitivi etj. d.m.th. lindi elementi që më veprimin e tij krijohen të gjithë elementët që ekzistonin gjer atëhere dhe ato që do të shfaqeshin më vonë.
Por, filozofët kanë dhënë mendimin e tyre, në këtë rast po shënoj mendimin e filozofit Empedoklitit (495-435 para eres së re): -Toka, Uji, Zjarri dhe Ajri janë katër elementët bazë, dhe nga trazimi i tyre u krijuan të gjithë trupat që ndodhën brenda gjithësisë sferike, me anë të veprimit të dy forcave kontradiktore Erosit mitologjik dhe forca tjetër Grindja mitologjike.
Megjithatë më bindëse më duket se janë studiuesit që kanë dhënë mendimin më të qartë se krijimi i jetës mbi tokë ka dy faktorë bazë: -diellin dhe token që në asnjë rast nuk janë faktor të krijimit të Gjithësisë, por krijesa si yjet dhe planetët. Por pikërisht falë këtyre krijesave të Gjithësisë (Diellit dhe Tokës) lindin dhe ekzistojnë njerëzit, kafshët dhe bimët, të cilët pra dielli dhe toka janë prindërit e jetës, për këtë edhe adhuroheshin në mënyrë të veçant nga pellazgët.
Studiuesit në veprat e tyre të shkruara, moshën e besimit dhe gjuhës së njeriut primitiv e kanë vendosur bazuar në artin e shpellave. Nga ky fakt gjuha shqipe e moçme (pellazgishtja) ruan një fjalor të pasur me fjalë njërrokëshe, të cilat mbartin edhe një kuptim simbolik nga ana besimtare, tregon mënyrën faktike se zanafilla e saj lidhet me kohën e cikleve akullnajore të Plëistocenit, afërsisht para 400 mijë vjetëve, por vetvetiu më lind pyetja se edhe në kohën e zjarrit afërsisht para 700 mijë vjetësh jetuan këta njerëz e ky popull i lashtë. Nga ku më hamendëson mendimi se çfarë ishin traditat e zakonet e popujve të lashtë, më çka ushqeheshin ata, me cilat bimë, pemë, mishrat e shtazëve, shpezëve dhe peshqëve etj…? Si emërtonin ata vetën e tyre…? Si emërtonin hapsirën Qiellore, Diellin, Hënën Yjet…? Si emërtonin Token, Florën, Faunën, lumejtë, liqejtë, detrat, gjallesat që jetonin në ujë…? Çfarë Perëndi besuan ata dhe cilat perëndi i adhuruan, a besuan edhe ata vetëm një Zot…? Çfarë simbole përdorën në jetën e tyre…? Çfarë ishte veshëmbathja e tyre, nga e ka origjinën Plisi i bardhë, e shumë mendime e pyetje të tjera që na mundojnë të dime edhe sot e kësaj dite, shumicën e studiuesve kam bindjen se i ka preokupuar të jenë të vemendshëm e të kujdesshëm në paraqitjen e argumenteve në natyrën e kësaj teme shumë të nideshme në punën e tyre shkencore. Një nga temat e tilla në veçanti më ka preokupuar ajo e kultit të Besës sonë tradicionale Shqiptare, ku kam shkruar disa faqe në shkrimet e mia të mëparshme… Padyshim se populli shqiptarë nëpërmjet dokeve e zakoneve ka ruajtur traditën e tij që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, gjithashtu nëpërmjet tregimtarëve dhe rapsodëve gojorë kanë krijuar mitetet dhe legjendat e heronjeve të tyre, e sidomos një rol të rëndësishëm kanë luajtur veprat e botuara nga studiues të ndryshëm që kanë shkruar veprat e tyre shkencore mund ta kenë njohur zanafillën e rrënjëve të veta që nga lashtësi e deri në ditët tona.

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Berisha, një kriminel që ka vrarë shqiptarë. Të ulë kokën dhe të largohet, se nuk e mund dot SHBA-

  Rexhep Qosja flet në këtë intervistë për Edi Ramën, Albin Kurtin ...