Home / Lajme / Skandaloze – Eksperti Gjerman Konfirmon Tradhtinë, Se Thaçi Po Përpiqet T’ia Fal Veriun Serbisë Për T’i Shpëtuar Gjykatës Speciale!

Skandaloze – Eksperti Gjerman Konfirmon Tradhtinë, Se Thaçi Po Përpiqet T’ia Fal Veriun Serbisë Për T’i Shpëtuar Gjykatës Speciale!

05- Prill 2019

Bodo Weber  tha se mes politikanëve perëndimorë ka vlerësime se presidenti Hashim Thaçi po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale.

Eksperti gjerman ka konfirmuar tezen ma shumë se dy vjeçare të gazetarit dhe analistit Idriz MORINA, se Hashim Thaçi po përpiqet t’i shpëtojë Gjykatës speciale duke i falur toka fillimisht Malit të Zi, e pastaj Serbisë.

“Mes politikanëve perëndimorë që me të vërtetë interesohen për këtë vend është një vlerësim unanim se presidenti juaj është duke e bërë këtë vetëm për një arsye dhe kjo është për t’i ikur Gjykatës Speciale”, ka deklaruar ai, raporton ktv.

“Unë nuk mund ta vërtetoj këtë por mund të ju them se kam dëgjuar për drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ato përmbajnë një element të amnistisë”, ka shtuar ai më tej.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, sipas Bodo Weberit.

Weber nuk beson se pas kësaj fshihet një agjendë politike. Ai ka thënë se Mogherinin dallon në përvojë nga ish-Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton.

“Personi kyç i cili inicioi shkëmbimin e territoreve është znj. Mogherini. Kjo është absolutisht shumë e rëndësishme që të përmendet. Kishte një ndryshëm rrënjësor në mes të znj. Ashton dhe znj. Mogherini përveç teknikës së negocimit, është që znj. Ashton asnjëherë nuk lejoi nga Beogradi ose kushdo tjetër që të rihapë çështjen e statutit. Znj. Mogherini asnjëherë nuk iu përkushtua këtyre principeve, këtyre principeve të pa tundura, të cilët nuk ishin asnjëherë të shkruara në marrëveshje mirëpo u bën të qarta në 2012-2013 nga Berlini, Londra dhe Washingtoni te Prishtina dhe Beogradi por kryesisht te Beogradi dhe që ata e pranuan atë”, tha Weber.

Sipas tij, komisioneri Johannes Hahn nuk ishte i përfshirë fare në procesin e dialogut deri në vitin e kaluar kur dy presidentët filluan të flasin publikisht për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Weber madje tha se Mogherini e ka mbyllur procesin e dialogut nga shtetet tjera anëtare.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor në një intervistë speciale për Rubikon të KTV-së ka thënë se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vetë.

“Kjo nuk ka të bëjë me çfarëdo agjende, është thjeshtë për ta shpëtuar fytyrën e vetë, për ta shpëtuar karrierën dhe reputacionin prej këtij procesi ku vetë e ka shkatërruar këtë proces dhe je akter kyç i përgjegjshëm për shkatërrimin e tij dhe në fund, e dini, duhet të prezantojë një marrëveshje finale që mos të duket keq, kjo është diçka që është në gjene të institucioneve të BE-së, ata nuk gabojnë kurrë”, ka deklaruar ai.

“Për t’u shënuar ne histori”, tha Weber i pyetur se pse Mogherini i shkoi prapa gjithë idesë për kufijtë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...