Home / Lajme / Kosovës me mbiemrat Krasniqi, Morina, Bytyçi, Kuçi, Mazreku e Berisha!

Kosovës me mbiemrat Krasniqi, Morina, Bytyçi, Kuçi, Mazreku e Berisha!

Pushteti serb me propagandën ndaj gjuhës shqipe shkoj aq larg sa që thoshin se gjuha shqipe është e varfër dhe duhet përdorur vetëm me njerëzit e paarsimuar:

Në dokumentin e CIA-së të vitit 1951 tregon politikën e poshtër serbo-komuniste kundër identiteti kombëtar shqiptar, duke tentuar më çdo kusht për të zbehur ndjenjat kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Dokumenti i CIA-s

PROMOTED CONTENT

Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e popullatës së shqiptarëve me pretekstin se ata ishin turq për shkak të besimit të tyre mysliman, mohuan pastaj të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe u përpoqën të zhduknin traditat e tyre dhe ndjenjat patriotike dhe kombëtare. Dokumenti thotë së në Kosovë, nuk ka pasur kurrë turq, por familje shqiptare që flisnin turqishten. Dhe pushteti serbo-komunist kishte dhënë privilegje për familjet shqiptare që dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke. Ata shkuan aq larg sa nxiten edhe përçarje mes shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve katolikë.

Familje të shumta shqiptare që jetojnë në Prizren, Prishtinë dhe Pejë e flasin turqishten po aq rrjedhshëm sa edhe shqipen. Si rezultat, ekziston një përpjekje nga ana e serbëve për të thënë se ata që flasin gjuhën turke kanë origjinë turke dhe prandaj duhet të arsimohen në atë gjuhë. Ata përfitojnë nga ndjenja e thellë fetare në mesin e popullsisë së asaj zone për të dekurajuar miqësinë që myslimanët kosovarë kanë me katolikët e asaj zone dhe që ata thonë se nuk tolerohet nga feja myslimane. Prandaj, sipas tyre, shqiptarët që e vazhdojnë këtë miqësi duhet të konsiderohen katolikë dhe rrjedhimisht përse të mos shkojnë në Romë?

Pushteti serb me propagandën ndaj gjuhës shqipe shkoj aq larg sa që thoshin se gjuha shqipe është e varfër dhe duhet përdorur vetëm me njerëzit e paarsimuar: Me qëllim të avancimit të interesave të tyre antishqiptare, një pjesë e popullsisë që banonte në qytet flisnin vetëm gjuhën turke për tregti dhe marrëdhënie me qeverinë. Ata injoronin gjuhën shqipe dhe e përdorin për të folur vetëm me personat e paarsimuar. At flisnin turqisht duke e konsideruar turqishten si superiore ndaj shqipes, Pas tridhjetë viteve të dominimit serb, megjithatë, gjuha turke e folur nga ky grup është korruptuar nga një përzierje e fjalëve shqiptare dhe sllave. Edhe pse ka ende një numër familjesh në qytetet Prizren, Prishtinë, Mitrovicë dhe Vushtrri, të cilët vazhdojnë të flasin turqisht por në zhdukje e sipër.

Pushteti serbo-komunist mbështeti vetëm shkollat në gjuhen turke dhe serbe dhe inkurajonte studentet me ndihma për të vazhduar shkollimin në këto shkolla.

***

Shënim i Revistës Drini

Po , pra ! Në Shqiptari, sidomos në Kosovë nuk ka asnjë turk e nëse duhet t’i kërkojmë ata ketu në hapësirat Shqiptare, të vetmit “turq” , tashmë të shndërruar në Shqipfolës, janë Magjupët sic njihen në popull, do të thotë pasardhësit e kolonëve të sjellë nga Sulltanët Osman për zhbërjen  e hapësirës jetësore të kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik. Edhe këta që në popull njihen si Magjupët janë pasardhës nga viset e ndryshme të ish-Perandorisë Osmane, që tashmë është zor të vërtetohet se kush është nga Jemeni, Palestina, Egjipti, Somalia, Afganistani, Dagestani, Cecenia, Libia, Maroku apo cilido vend tjetër. Serbia përpos në qendrën administrative osmane të Prizrenit u përpoq që ta shtonte numrin e turqve edhe në Pejë, Mitrovicë, Prishtinë,  Gjilan, madje edhe në rajonin e LLapit, ku Maksut Shehu , ish-kryeredaktori i gazetës Rilindja, përpak qe bërë turk, por pas privilegjeve nga pushteti i Titos që bërë përpak jugosllav ndërsa pas vitit 1999, u shndërrua në Musliman të devotshëm !

E mira e së mirës është që edhe CIA e mori vesh për “turqit” e Kosovës me mbiemrat Krasniqi, Morina, Bytyçi, Kuçi, Mazreku e Berisha etj !

Qesi “turqish”, deri tek Mahir Jagxhillar dhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga rradhët e “komunitetit turk” të Kosovo*-s, me mbiemrin Surroj, ka Kosova jonë?!…

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...