Home / Histori / Ja,PD kur kishte Pushtetin?!!!

Ja,PD kur kishte Pushtetin?!!!

“Lotët e Otrantos”

Moj Vlorë e bukur në gropë
Skele e parë në Evropë
Kjo shqiponjë me shirit zie
Pse të fluturon mbi krye
Këtu mu në shesh të Skelës
Që nga marsi i pranverës?
Yll më yll e Hënë më hënë
Çka që rend e zeza nënë
Dhe si re e bardhë pastaj
Deti derdh lule dhe vaj?
Mal më mal, kodër mal kodër
Pse vajton e zeza motër
Dhe retë mbledh e thur me derte
Një shami të zezë për vete?
Pse po nxin ky det me valë,
Pse fryn era me të qarë,
Pse fryn si një marrsh funebër,
Pse mallkon kjo tokë me lebër,
Pse pikon dhimbje ulliri,
Pse Shushicën ta rrjedh syri,
Pse po tkurret ky shkëmb guri,
Pse ka zemrat Flamuri,
Pse t`u myk buka pa ngrenë,
Pse dridhet Sazani në rrënjë,
Pse dridhet në zemër Babica.
Pse duart në kokë Drashovica,
Pse thahet bari në male,
Pse mbijnë martirët mbi varre,
Pse s`po duket fare Dielli,
Pse mbi dhe t`u përmbys qielli,
Pse po ulërin kjo tokë.
Moj Vlorë e bukur në gropë?

2
Heshtje edhe heshtje pambarim
Deti i zi zgalem merr fluturim
Të qajë mbi Vlorë Vlorën sot,
Që derdh një det të dytë me lot,
Që pret e pret me sy të grirë
Prej dhimbjes gërryer në fytyrë
T`i vijnë ca nuse e dhëndurë,
Që s`i pat njohur Bota kurrë,
T`i vijnë ca engjëj e engjëllorë,
Të bjerë në gjunjë e shkreta Vlorë,
T`u hedhë trëndafila mbi krye
E drite nder ligje labërie.
E nëpër fjalë në ligjet labe
Si në vargmalet shpate-shpate
T`u thotë: si ndodhi asaj nate,
Ç`pate moj Otrant ç`pate.
Si u nda foshnja nga nëna,
Ndahet valle prej gjakut zemra?
Si u nda babai me djalin,
Ndahet Dielli me beharin?
Si duroi gjaku nder deje
Mbushur si me flakë rrufeje,
Si duroi, s`u ça kjo tokë
Moj e Vlorë e bukur në Gropë?

3
Na ish një natë e zezë sterrë
Me dallgë si brigje mbi humnerë
Kur çante udhë Motove delta
Me nëna mbushur e me djepa,
Me mall e ëndrra, frik e shprese
Përtej Vlorës dhe Mores…
Përtej plumbave, skëterrës
Të gjenin portën e pranverës,
Të gjenin punë, të gjenin paqe
Se nuk patën bukë në magje,
Se toka dridhej nga tërmeti
I kriminelëve të një shteti,
Se nëpër ditë e nëpër natë
Përmbys binin varg kalatë
Se digjej toka dhe shkretimi
Shpaloste tabllon e një krimi,
Sa plagë kish atdhe martiri,
Sa nënës i shterohej gjiri,
Sa gjer më rrënjë thahej bliri
Sa yjeve u verbohej syri,
Sa endej vdekja prag më prag,
Se gjaku ngrihej mbi Korab,
Mbi Korab e mbi Tomor
Atdheu thërriste: Vlorë, Vlorë!
Po një përbindësh, një Sibilë
Me hekur veshur e vampirë
Me Duçe mbushur e Hitlerë
Me peshkaqenë e me qenlerë
Sulmoi për vdekje fukaranë
Sa dhe planetët gjëmën panë,
Sa dallgët vetë u lebetiten,
Se fukarenjtë foshnjat ngritën
Si flamuj të bardhë lart,
Kërkuan ndihmë mbi katart.
Kërkuan ndihmë, po s`u dhanë
Dhe jeta njohu Satananë,
Kur Satanai me tmerr goditi,
Anijen në Otranto e mbyti,
Një varr gjëmoi në Shqipëri:
Ma paç borxh moj Itali!
Hëna si Homer i verbër
U fsheh pas reve dhimbje tretur,
Kështu nisi dhe mbaroi
Anija që pranverë kërkoi
Në Otranto s`kish pranverë
Ra prej skëterre në skëterrë.
Atje tetë muaj deti thellë
Pa par as tokë, as re, as diell.
Pa gjetur prehje në atdhe
Na mbeten tetëdhjetë e tre
Nëna, motra, miq e shokë
Moj Vlorë e bukur në gropë.

4
Heshtje edhe heshtje pambarim
Lëvizin malet, ja… po vinë,
Ja, po vinë, si nuk desh Vlora,
Në tokën ku nxin dhe dëbora.
Ku je Lefter Çipë poeti
Ja behu det, ja merr nga deti,
Rrëmbe si penë me hata
Pishën Flamur mbi Llogara,
Rrëmbe zjarr e vetëtima,
Rrëmbe një shpellë me ulërima
E zbrit në Vlorë të ulërijmë
Ku rreka lotësh çelik shkrijnë
E mos pyet pse dridhet dheu,
Në Vlorë zbriti PROMETEU,
Ai që shqiptarit i dha zjarrin
Ta bënte prej dielli shqiptarin
Mespërmes deti me njerëz
Gjak ç`i pikon prej zemrës,
Gjak ç`i pikon prej syrit
Pa i thotë një fjalë ullirit,
Po i thotë detit një fjalë:
Kush atdheun ma ka vrarë?
Si t`i përgjigjem Prometeut
Unë ushtar i atdheut?
Unë ushtari çarmatosur
As i gjallë, as i varrosur
Si t`a them krejt tragjedinë.
Kush e nxiu Shqipërinë,
Kush e la tokën pa farë,
Kush e la nënën pa djalë,
Si t`ia them unë i shkreti,
Pse na mori lumi e deti?
Shoku Promete Shqipëria
Na përmbysi Tradhtia.
Kush Vlorën e veshi në të zeza
Mallkuar qoftë njëmijë breza.

Vlorë, recituar më 13-14 nëntor 1997

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...