Home / Histori / Mbreti i ish Jugosllavisë, Aleksander Kargjorgjeviq : “ Jemi këlmendas katolik”

Mbreti i ish Jugosllavisë, Aleksander Kargjorgjeviq : “ Jemi këlmendas katolik”

Shkruan: Fahri XHARRA

Fotografia e Mustafe Shabani

 

 

Shkrimi i historisë nuk e ka me inate,  sepse  fundosemi në oqeanin e të vërtetave tona të manipuluara dhe të përçudnuara nga grabitësit .Kur Jusuf Buxhovi shkruante : ” Serbinë e “krijuan ” shqiptarët ! Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831. “, ne shumë pak i besonim dhe nisur nga primitivizmi i mohimiti  të  mirave dhe të ligave të historisë sonë , na dukej apsolutisht e pa besueshme.
I kishim kohërat kur nuk kishim gojë të flasim, por edhe kur na erdhi të folurit na mungonte guximi të thonim të vërtetën. Qarqet e ndryshme intelektuale të shqiptarëve me dëshirë apo jo , bazoheshin vetëm në ato çka shkruanin serbët. Normalisht që ata i  fshehnin dhe i fshehin gjërat sepse qëllimet e tyre janë djallëzore,  dhe të bazohesh vetëm në “librat” serbe është shumë gabim.
Gjatë luftes së parë botërore ishte koha e krimeve serbe mbi ne, këto nuk harrohen kurrë, intelektuali serb  Dimitrije Tucoviq i tmerruar nga masakrat e tyre mbi ne, iu shkruante qarqeve ushtarake serbe : “ Kini kujdes me popullin shqiptar, popull i cili na ka mësuar shkrim lexim ( fjala për Vuk Karxhiqin, shqiptar i sllavizuar ) dhe na kanë krijuar shtetin ( fjala për Karagjorgjeviqët ) “

Qëllimi  këtij shkrimi i kalon caqet e çdo lloj manipulimi nga shqiptarët, është që intelektualët tonë dhe gjithashtu politikanët t`iu përplasin homologëve të tyre të vërtetën e tyre,  t`iu bëjnë të  ditur edhe botës se kush ishin shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre dhe më gjërë në tokat e okupuara nga manipuluesit e historisë.
Unë e falënderoj intelktualin malazias Miroslav Qosoviq , i cili  me një guxim dhe me dijën e tij, iu thotë serbëve të vërtetën e tyre.( edhe ky material është i inspiruar nga faktet e Miroslav Qosoviqit, fakte të cilat ka qenë e duhur t`i themi ne , shqiptarët para tij )

Pra, Mbreti Aleksander Karagjorgjeviq thoshte që është me prejardhje Kelmendas, shqiptar i fesë katolike (Kralj Aleksandar Karađorđević je govorio da je porijeklom katolički Albanac – Kliment )
Mbreti në fjalë, me 9 Tetor 1934  u vra në Marsej të Francës. ( pse dhe si, le të mbetet për një herë tjetër )
Gjyshi i tij i ksihte kërkua Akademisë Serbe, që të mbidhe e vërteta shqiptare e dinastisë së tyre, karagjorgjeviqëve , ( faksimili i postuar , më poshtë )screenshot_88

Ne, e dimë mirë për krimet e dinastisë së Kargjorgjeviqëve mbi ne, por e njeta është edhe me pashallaret dhe vezirët shqiptar gjatë Perandorisë Osmane.

Duhet të lexohen edhe :

Fahri Xharra, Historia e mëshehur – Si lindi Serbia ?

Fahri  Xharra,21.01.19
Gjakovë

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...