Home / Opinion / Deklaratë e Grupit të intelektualëve për hartimin e Memorandumit shqiptar për emrin e Maqedonisë

Deklaratë e Grupit të intelektualëve për hartimin e Memorandumit shqiptar për emrin e Maqedonisë

Grupi i intelektualëve shqiptarë për hartimin e Memorandumit për emrin e Maqedonisë, në takimin e sotëm të mbajtur në Shkup, morri këto qëndrime:

1. Emrat që janë shtruar në tavolinën e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar Metju Nimic:
• Republika e Maqedonisë Veriore;
• Republika e Maqedonisë së Epërme;
• Republika e Maqedonisë së Re;
• Republika e Maqedonisë së Vardarit;
• Republika e Maqedonisë (Shkupi), janë shumë të diskutueshëm për ne, që do të argumentohen dhe në lidhje me këtë do të deklarohemi qartësisht përmes qëndrimit të palës shqiptare në Memorandumin shqiptar, i cili është në përgatitje e sipër.

2. Prej këtyre propozimeve, emrat me përcaktim gjeografik, siç janë: ,,Republika e Maqedonisë së Epërme” dhe ,,Republika e Maqedonisë Veriore”, për palën shqiptare janë kategorikisht të papranueshëm, për faktin se, në variantin origjinal dhe në varientin e përkthyer prekin interesat e palëve të treta, integritetin territorial të dy shteteve fqinje, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe edentitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.

3. Emri me përcaktim gjeografik ,,Maqedonia e Vardarit”, po ashtu është i papranueshëm për palën shqiptare sepse me një përcaktim të këtillë nënkuptohet rikthimi i ndikimit serb mbi Maqedoninë, përkatësisht sllavizimi dhe serbizimi i këtij territori si ,,Banovinë serbe” e dikurshme.

4. Emri ,,Maqedonia e Re”, i cili krijon mundësi për ridefinimin e shtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, nga ana tjetër lejon heqjen dorë të palës shqiptare dhe asaj sllave maqedonase nga e kaluara e hershme e Maqedonisë, të cilën pala greke mundohet ta afirmojë si eksluzivitet të vetin historik dhe kombëtar, përmes helenimizimi të Maqedonisë; ndërsa emri ,,Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, mund të jetë i pranueshëm për palën shqiptare me kusht që në negociatat për zgjidhjen përfundimtare të emrit të marrin pjesë edhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, sidomos grupi hartues i Memorandumit shqiptar. Me cilindo nga këta dy emra, që mund të pranohet si zgjidhe përfundimtare, të mos e bëhet njëjtësimi i identitetit etnik sllav me identitetin shtetëror shumetnik të Maqedonisë, përmes emrit kushtetues të shtetit.

5. Emri i ri i shtetit duhet të pasqyrojë realitetin kulturor, historik dhe shumetnik të Maqedonisë. Një emër ekskluziv që do t’i përjashtojë shqiptarët do jetë i paranueshëm për ne.

6. Emri përfundimtar i negociuar nga palët, përfshirë imperativisht edhe palën shqiptare, në të gjitha variantet, dokumentet përfundimtare nga këto bisedime, në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare, si dhe në kushtetutën e re të Maqedonisë, përkrah gjuhës maqedonase të shkruhet edhe në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj.

7. Grupi punues për hartimin e Memorandumit, nga dita e sotme ka vënë në diskutim edhe propozimin për emrin e ri, si variant i pranueshëm nga pala shqiptare, të cilin do ta bëjë publik përmes Memorandumit.

Shkup, 17 shkurt 2018

 

Prof. Dr. Abdullah Mehmeti
Prof. Dr. Arsim Sinani
Prof. Shpetim Pollozhani
Nijazi Muhamedi, Publicist
Ing. Verdat Kolonja
Prof. Dr. Avni Avdiu
Prof. Milaim Fejziu
Alisetar Ramadani, aktivist nga Diaspora

dhe shumë të tjerë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...