Home / Opinion / Kërkesa për revidimin e vendimeve të konferencës së Londrës

Kërkesa për revidimin e vendimeve të konferencës së Londrës

Kërkesa për revidimin e vendimeve të konferencës së Londrës

Shkruan: Indira Hoxha

Para 106 viteve ballkani shpërtheu me luftëra të përgjakshme kundër perandorise osmane,në luftë u ngriten popujt sllav dhe të krishterë të ndihmuar nga Rusia cariste dhe fuqitë Europiane sidomos nga Franca e Anglia për dëbimin definitiv të perandorisë osmane nga Europa!

Në këtë vorbull populli shqipëtarë si popull me shumicë apsolute muslimane u gjet në pozita të vështira të pa imagjinueshme,ai ishte deri në palcë i integruar në kuadër të perandorisë osmane dhe ishte shum në pozita të favorshme me perandorinë si dhe ishte pjesë sunduese e kësaj perandorie.

Këto fakte i kushtuan shumë shtrenjët popullit shqipëtarë në fillim të shekullit e ku si bashkë sundues të PO( perandorise Osmane) u klasifikuan nga të krishterët Europian si pushtues të ballkanit dhe filloi hakmarrja e paparë mbi popullin shqiptarë dhe si pasojë e kësaj fushate hakmarrëse shqiptarët dolën nga këto luftra të përgjysmuar si popull me afro gjysëm milioni viktima dhe po aq të shpërngulur nga vatrat e veta nga pjesë të mëdha të Serbisë jugore Maqedonisë së sotëme Malit të zi e të Greqisë! Shqiptarët dolën nga këto luftëra të sakatosur me një çerek shteti të sakatosur pa nji krah e pa dy këmbë me një të tretën e teritorit të tyre etnik,kurse dy të tretat e teritorit etnik shqipëtar në konferencën e organizuar të Londrës e cila zgjati rreth 6 vjetëve ju ndanë si pre gjahu fqinjëve grabitqare si Malit të zi, Greqisë dhe Serbisë,Greqisë dhe Bullgarisë ju ndanë edhe teritore dhe detna në sipërfaqe të pa imagjinueshme të POsë! Tani pas 100 vjetëve pas përfundimit të konferencës së zezë për shqiptarët,është koha për revidentimin e vendimeve të saj, definitivisht;nga se Serbisë ju dhanë pa meritë teritore dhe një popull liridashës që nuk mundet kurrë ta kontrollojë në mënyrë demokratike por vetëm me dhunë e represion të paparë ashtu edhe siç veproi Serbia në 100 vjetët e kaluara,ku e patë edhe ndihmën,përkrahjen,dhe miratimin e fuqive të ardhëshme që edhe ja falën këto teritore të pasura me xehe e minerale të shumë llojshme! U dashtë të ndodhin luftëra të papara e krime të përmasave biblike të ndodhin në ballkan si në Kroatci, Bosnje e Kosovë që deri diku fuqitë e medha të kuptojnë gabimet e bëra në fillim shekull kur ju ndanë falas teritore të mëdha dhe ju mundësuan shtypjen kolonizuese të shqiptarëve nga grekët dhe sllavët!Në këtë shekull pra një shekull pas, Kosova e Serbia po bëjnë një të ashtuquajtur dialog në Bruksel ku ai dialog më shumë po i perngjan lojës së maces dhe miut se sa dialog serioz në mes dy popujve pos konfliktit apo pos gjenocidit! Duke e parë se kjo do të zgjasë deri në pafundësi,disa fuqi botërore si p.sh. Amerika dhe Anglia,, si dhe duke e studiuar tokën dhe nëntokën e Kosovës skaj me skaj këto 20 viteve të fundit, ka indicje se këto dy fuqi botërore kan sjell vendim për revidimin e vendimeve të konferencës së Londrës dhe me i thanë Serbisë ashtu siç ti kemi dhënë trojet shqipëtare para 100 vjetëve koha eshte me i kthyer,në formën e njohjës së Kosovës si shtet dhe ripërkufizimit me shqiptarët. Hulumtime të këtyre 20 viteve nëpër tokën e Kosovës kan zbuluar se Kosova në mbrendësinë e saj ka sasi marramendëse të mineraleve të rrralla që nuk i ka më askush në Europe,p.sh. diku në rrethinë të Rahovecit gjendet damari i arit ku nga një tonelatë xehe mundë të nxirren mbi 7 gram ari që është përqindja më e lartë në botë sot,rezervat e mëdha të kromit, hekurit, aluminit , lignitit e shumë mineraleve e nënmineraleve tjera percjellëse! Amerika dhe Anglia të cilës edhe dy vite i skadon afati i përdorimit të Trepçës, e cila është duke e eksploatuar edhe Feroniklin nuk duan të bisedojnë edhe me tutje me Serbinë për eksploatimet e ardhëshme prandaj edhe jo që shqipëtarët po e fitojnë dhe çlirojnë definitivisht Kosovën por Amerika dhe Anglia definitivisht po ja marrin Serbisë livadhin e dhuruar një shekull më parë, dhe tash me gjasë Kosova do të jetë livadh Amerikan!,Nga kjo dyshohet se Amerikanët dhe Anglezët në hije kan vendos që Serbët dhe Shqipëtarët të bëjnë ndarjen dhe përkufizimin definitiv, ndaj edhe nga kjo besohet se buron guximi i H.Thaçit për këmbim teritoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, që dyshohet se nuk është fare ide e Thaçit por e dikujt më të fuqishëm e të pa dukshëm,nga këtu diku buron edhe guximi i H Thaçit që Lugina e Preshevës e njohur ne qarqet serbe dhe ruse si ( zhilla kucavica) e ballkanit ti bashkohet Kosovës, e vërteta është se kufiri i PO. ka qenë në vitin 1912 ne vendin e quajtur Ristovac 15 km në veri të Bujanocit,a eshte synim i rikthimit të atij kufiri që Serbia të ndalet aty ku ja dhuruan teritorët shqipëtare me 1912/1918, përkufizimi i proklamuar do të na vertetojë dicka pas disa muajve që si duket e kan në plan të parë Amerikanët! Ndaj nga këtu rrjedhin edhe këto lëvizje intenzive rreth interpolit,rreth taksës 100%, rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës pa ndryshimet kushtetuese, megjithëse ndryshimet kushtetuese kan peshë e vlerë dhjet fish me shumë se sa ky far formimi i ushtrisë në nguti që sdi sa ka me qenë me peshë në këtë moment.këto janë pikëpamje nga këndi përsonal.

Znj.dipl.ec.Indira A.Hoxha

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...