Home / Opinion / o Trullana o te mjerë.

o Trullana o te mjerë.

Gëzim Mekuli

Fotografia e Met Zhegra

Trullana!
Keni shpresuar në propagandën e quislingëve të Kosovës se sot do të pranohet Kosova në Interpoll?

Trullana,
po kush e pranon një shtet që është në luhatje nëse do i falë armikut të tij 30% apo 35% të teritorit? Po cili është ai trullan që ka besuar në përrallën e quislingëve të Prishtinës, se Kosovës, e cila po bisedon për copëtim e për asimilim, do t’i hiqet karantina e shekullit XIX?

Trullana e trullejka,
A u bindët se s’ka nevojë të shpresohet në gënjeshtrën e quislingëve të Prishtinës për anëtarësimet e shpejta, e të qëndrueshme, të Kosovës në organizatat ndërkombëtare?

Përse vazhdimisht lejoni të gënjeheni nga patriotët e Beogradit e nga mediat e quislingëve të Prishtinës, se Kosova është projekt me ardhmëri?
Sot, biles sot, u bë e qartë për shumëkë, se Kosova është veç një fosil në duarë të quislingëve e në dhëmbë të industrialistëve të huaj.
A u vërtetua se vetëm bashkimi i shqiptarëve në një shtet është forca dhe ardhmëria jonë e sigurtë dhe, më e lehta? A u bindët se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë e përgjysmuar, e me plot quisling në Tiranë, është më e lira dhe më e logjikshmja!
Shqiptarët e Kosovës i kanë të që të gjitha anëtarësimet e gatshme në bashkimin me Shqipërinë, por të pranuar në të gjitha organizmat ndërkombëtare.

Përse ore trrullana e trrullejka besoni në ikona, në simbole e në sllogane që nuk janë tuajat? A po e shifni ore se kolonializmi nuk ka brina: (Neo)Kolonializmi po shifet edhe nga qielli e lëre më në jetën e poshtërruar të shqiptarëvet. Kolonializimi i Kosovës po preket, po dëgjohet. Ai po shkakton plagë e pakënaqësi mbi 1. 8 milionë shqiptarë të Kosovës.

Atëherë përse po shpenzoni kohë kot? Përse shpenzoni kaq shumë energji, para e dekada? Përse po gënjeheni ore?

Oooo trullana,
Bashkimi i kombit shqiptar do të bëhet, e duhet të bëhet. Mos u tutni prej Shqipërisë por tutuni prej Serbisë!
Luftë për bashkim nuk duam e as nuk kemi nevojë për të. Nuk kemi nevojë as për kallashnikovë e as për ushtri, o trrullana: Ma ipni arsimin, edukimin, mediat publike dhe ekonominë nacionale; Ma ipni Abetaren dhe e keni Bashkimin dhe anëtarësimin në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Kaq e thjeshtë dhe e lirë është kjo punë. Të tjerat janë përralla! PIKË!

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...