Home / Të ndryshme / Diell mos pafsha me sy n’luajsha me ty, Kosovë

Diell mos pafsha me sy n’luajsha me ty, Kosovë

TETOR 20, 2018

Shirat bijnë

Poezi nga Rexhep Hoxha

Diell mos pafsha me sy
n’luajsha me ty,
Kosovë,
tokë trëndafilash,
ti lindja ime dhe varri,
ti dorë martine,
shqipe me krahë zjarri,
ti besë e përjetësuar,
që vdes vetëm atëherë
kur dielli
për herë të fundit perëndon,
kur jeta shkon,
s’ka njerëz,
kur s’ka stinë,
s’ka lule,
s’ka pranverë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...