Home / Të ndryshme / Plehrave u futi tmerrin, veç një këngë për Enverin!

Plehrave u futi tmerrin, veç një këngë për Enverin!

September 20, 2018

Plehrave u futi tmerrin, veç një këngë për Enverin!

Për Enver Hoxhën u këndua,

vetëm një këngë malli,

po pse kaq keq u alarmua,

Tritan budallë-tellalli?!

 

Ç’pati vërtetë ky mavri,

që doli prej lëngatës,

sikur i hyri përsëri,

presh’ i nëntëdhjetë e shtatës!

 

Ç’pati vërtetë Tritan shepraku,

sikur ju ngul një thikë,

është nga të gjithë më qesharaku,

këtu-në politikë!

 

Kur ishte Koha e Partisë,

qe mizë në bythë të shtetit,

si sekretari i rinisë,

i gjith’ universitetit!

 

Kuptohet-ishte një urith,

sa dot s’e shkruan pena,

se më të ndyrët nga të gjithë,

dolën këta legena!

 

Ky bythëlëpirës proverbial,

që kurrë s’e njohu nderin,

e quan si kryeskandal,

një këngë për Enverin!

 

Tërmeti është proto sua,

nuk është baltë sheshi,

nuk mbeti ta mësojë nga mua,

pse quhesh Tritan Preshi?!

 

Kur ishe kryetar partie,

në kohë të Salës parë,

xhaxhanë e tij-tribun lirie,

në burg ja kini vrarë!

 

Mbylleni gojën liliputë,

nuk shahet Ai Burrë,

sepse e kish me Kushtetutë,

që ishim diktaturë!

 

Kur ju dëgjojmë faqezinj,

na vjen veç të përzier,

se vratë pleq edhe të rinj,

në demokracinë e dhier!

 

Po kënga kurrë nuk ndalohet,

po ku ta dijë Tritani,

për Enver Hoxhën do këndohet,

se është më Vigani!

 

Këngët kalojnë brez pas brezi,

si ujrat e burimit,

ndaj Tërmet Peçi zjarr e ndezi,

në festën e çlirimit!

 

Ballistëve u ka mbetur tëngë,

ndaj dot s’mbyllin halenë,

ata nuk kanë asnjë këngë,

por vetëm Epopenë!

 

Për Enver Hoxhën do këndohet,

gjersa të rrojë Atdheu,

e për tri ditë do harrohet,

i shkreti Tritan Shehu!

 

Se Enver Hoxha bëri shtet,

që dridhej gjithë Ballkani,

e dinë këtë të vërtetë,

Saliu dhe Tritani!

 

Ai jo vetëm e çliroi,

të shtrenjtën Shqipëri,

dhe mrekullisht e ndërtoi,

nga Jugu në Veri!

 

Kush hyn në këngë për së gjalli,

në këngë rri përjetë,

ndaj s’mundet që Tritan Budalli,

të trembi një Tërmet!

 

Sikur Ai të ngjallej prore,

vetë një orë në fakt,

gjithë trimat në Shtëpinë Qendrore,

do të kalojnë infarkt!

 

Nuk këndon vetëm Tepelena,

për shokun Komisar,

Kështjellë e madhe me bedena,

ky Burrë legjendar!

 

Këndo Tërmet-si lebrit dinë,

bëje det e tërmet,

të gjithë pushtetet venë e vinë,

por nderi rron për jetë!

 

Ti je gjithnjë nga anë e mirë,

je djalë kapedan,

një thes i mbushur me qymyr,

është shoku Tritan!

 

Veç servilizmit-s’ke talente,

ç’t’u desh – o Tritan ziu,

se zakonisht këto komente,

i shkruan xha Saliu!

 

A.DUKA

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...