Home / Lajme / “Korrigjimi i kufijve”, Albert Rohan e bën për ‘pesë pare’ Hashim Thaçin

“Korrigjimi i kufijve”, Albert Rohan e bën për ‘pesë pare’ Hashim Thaçin

 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Albert Rohan, zv.emisari i OKB-së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër. Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standard’.

Ai ka thënë se kjo zgjidhje që mund t’i konvenojë Putinit paraqet logjikë fisnore mesjetare.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve.

Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standart’, në të cilën ka folur edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës më Kosovën.

Rohan thotë se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...