Home / Lajme / Profesori ndërkombëtar: Thaçi ka shkelur Kushtetutën, Gjykata duhet ta ndëshkojë

Profesori ndërkombëtar: Thaçi ka shkelur Kushtetutën, Gjykata duhet ta ndëshkojë

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, në një prononcim për  ka thënë se prokuroria duhet ta ndjekë penalisht presidentin Thaçi, kjo ngase ai ka shkelur ligjin dhe kushtetutën e vendit me deklaratat e tij.

Tutje, Bytyçi ka thënë se presidenti Thaçi duhet të ndëshkohet edhe nga opozita ,qeveria ,madje edhe nga partia e presidentit Thaçi.

Image

Enver Bytyçi

“Opozita, shoqëria civile, gjykata kushtetuese, prokuroria e shtetit, vetë qeveria e parlamenti, madje dhe partia më e madhe në pushtet e zotit Thaçi janë para një momenti historik: Të rezistojnë dhe ta mundin Hashim Thaçin në betejën për Kosovën, ose të nënshtrohen dhe t’i venë vilën e zezë vetes së tyre. Pra ose bashkëpunëtorë me Thaçin, Ramën e Vuçiqin, ose kundërshtarë të pakopromis në interes madhor të Kosovës dhe të shqiptarëve! Kjo është deviza. Kur përmenda gjykatën kushtetuese, ajo duhet ta shkarkojë presidentin e vendit. Kur përmenda prokurorinë, ajo duhet ta ndjekë penalisht Hashim Thaçin. Të dyja për shkak se presidenti Hashim Thaçi ka shkel ligjin dhe kushtetutën e vendit me deklarat e tij. Po të deklaroheshin kësisoj kundërshtarët e Thaçit, presidenti do të kishte urdhëruar ndëshkimin penal. Po për atë pse nuk paska ndëshkim?!”, ka përfunduar profesor, Enver Bytyçi.

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...