Home / Opinion / SHPIFJA MË E PABAZUAR DHE MË E POSHTËR “HISTORIKE” ME ZHURMA HISTERIKE NGA REAKSIONI I BRENDSHËM ËSHTË: “ENVERI E SHITI KOSOVËN”?!!!

SHPIFJA MË E PABAZUAR DHE MË E POSHTËR “HISTORIKE” ME ZHURMA HISTERIKE NGA REAKSIONI I BRENDSHËM ËSHTË: “ENVERI E SHITI KOSOVËN”?!!!

Shkruan: Fadil SHYTI
Billedresultat for fadil shyti
 

                                 OPINION

Pas Luftës së dytë botërore anti-fashiste, fuqitë e mëdha Amerika, Anglia dhe Rusia, në dy Konferenca të nivelit botëror, në Jaltë, ca më vonë edhe në Maltë në fillim të shkurtit 1945 tre burrat e këtyre shteteve; Ruzvelti, Çurqilli dhe Stalini; pas shumë debateve për dhe kundër: veç ricopëtimit të Europës, siç do të theksonte një historian: “ndarjen e Gjermanisë, balancimin e fuqisë në Europë, pas përfundimit të Luftës II-të Botërore dhe luftën kundër Perandorisë Japoneze”; po aty, pothuajse, njëzëri u morën vesh që, ish-Jugosllavia e Titos, e cila para LANÇ-re, ishte shtet monarkist, nën mbrertëritë jugo-sllave, serbo-kroato-sllovene (SKS), edhe më tutje, të mbetej me kufijtë e paraluftës.
-Pra, dihet historikisht se, në Jaltë, u vendosën kufijtë e këtij ish-shteti që, pastaj popujt liridashës në ish-Jugosllavi e kanë quajtur, “shtet artificial”;-prandaj, kot përpiqen disa pena anti-historike, të anti-së vërtetës se, kinse Enveri e shiti Kosovën?!!!

-Mos të harrojmë!…
Me këtë vendim të padrejtë të fuqive të mëdha, për qëlimin,
“e mirë”, për të siguruar paqen, kinse, të mos  hapen tema të nxehta “tabu”, rreth kufijve, të mos hapen konflikte dhe luftëra midis popujve, ” të vëllazërim-bashkimit”; nuk ka humbur territore etnike, vetëm Shqipëria, por, edhe shtete tjera fqinje që, padrejtësisht fuqitë e mëdha, ua lanë jashtë kufijëve popujt e tyre dhe trojet etnike…
Prandaj, pikërisht nga ky gabim,  “i vogël” fatal, pas 50 vitesh, ndodhën 4 luftëra në ish-Jugosllavinë e regjimeve revizioniste dhe fashiste.
-Bile, kur jemi tek kjo pikë kaq “neorologjike”, me kaq peshë;-do të shtoja më tutje: anti-marksist-leninistin, Tito dhe bandën e tij, e ashtuquajtur, LKJ, ne shqiptarët dhe opinioni përparimtar botëror, mund ta akuzojmë me të drejtë; sipas historianit prof. dr. Hakif Bajrami: “si krye-kriminelin e 49.500 shqiptarëve”, gjatë dhe pas LANÇ-re, që, para se t´i vriste ai me regjimet e tij kriminale; jetuan në robëri të tmerrshme të krajlive dhe në shtetin fashist të drejtuar prej tij.
-Pastaj, anti-marksist-leninistin, Tito dhe bandën e tij, e ashtuquajtur, LKJ, ne shqiptarët dhe opinioni përparimtar botëror, mund ta akuzojmë, për ato qindra e mijëra vite skëterre që shqiptarët patriotë dhe shqiptaret patriote i mbajtën në pranga apo vdiçën në ato burgje mizore, në Goli Otokun e tmerreve, në Pozharavec, në Stara Gradishë e të tjera…
-Anti-marksist-leninistin,Tito dhe bandën e tij, e ashtuquajtur, LKJ, ne shqiptarët dhe opinioni përparimtar botëror, mund ta akuzojmë, për pabarazinë kombëtare në nivel republikash; sepse,-ndonëse kombi shqiptar ishte kombi i tretë në ish-Jugosllavi, atij, nuk i lejohej e drejta e VETËVENDOSJES dhe shkëputjes nga shteti i huaj armik, Serbia.
Nuk i lejohej, gjithashtu as:
1. Ribashkimi me shtetin amë, Shqipërinë,
2. Apo, bile që të kishte një republikë si komb i bashkuar më vete, brenda federatës famëkeqe jugosllave.
Anti-marksist-leninistin,Tito dhe bandën e tij, e ashtuquajtur LKJ, ne shqiptarët dhe opinioni përparimtar botëror, mund ta akuzojmë, për PABARAZI, KOMBËTARE POLITIKE DHE EKONOMIKE: shqiptarëve në ish-Jugosllavi, nuk iu  lejohej Flamuri Kuqezi, për më tepër se 20 vite, atyre  gjithashtu, nuk iu lejoheshin shkollat në gjuhën shqipe, që nga fillorja, në shkolla të mesme, të larta dhe  në universitete. Këto të drejta kombëtare dhe njerëzore, u fituan me shumë djersë, gjak dhe sakrifica tek në fund të viteve 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta, të shek. në kaluar.
Anti-marksist-leninistin,Tito dhe bandën e tij, e ashtuquajtur, LKJ, ne shqiptarët dhe opinioni përparimtar botëror, mund të akuzojmë edhe për papunësinë e madhe që ekzistonte tmersisht mbi ´ta, kjo  plagë e rëndë e popujve të shtypur revizionisto-kapitaliste pastaj, solli varfërinë e tejskajshme; si shkak-pasojë; e solli mërgimin e atyre qindra e mijëra shqiptarëve; brenda ish-Jugosllavisë dhe jashtë saj, kudo në botën lindore dhe perëndimore.
Anti-marksist-leninistin,Tito dhe bandën e tij, e ashtuquajtur, LKJ, ne shqiptarët dhe opinioni përparimtar botëror, mund ta akuzojmë; pse shqiptarët në ish-Jugosllavi, nuk kishin punë në trojet e veta, nuk kishin zhvillim: nuk kishin fabrika, uzina, kombinate, nuk kishun industri të lehtë dhe të rëndë, nuk kishin bujqësi, as blegtori të zhvilluar; do të thosha: “modrene”, askund në nivel të kohës , që kishin republikat jugosllave, bile edhe  krahina e Vojvodinës; e të tjera; prandaj, shqiptarët  detyroheshin që të punonin me krahët e fuqishëm të proletaritatit shqiptar; kudo në qytetet dhe katundet e atij shteti armik që, ua piu djersën dhe gjakun,-sepse trajtoheshin skajshëm, me shovinizëm të tërbuar si të pa denijtetshëm; me ironi dhe përbuzje quheshin, herë “kosovari” herë, “shiftari”,-pra, ishin katandisur si mos më keq: qytetarë të rendit të dytë  apo të tretë, -apo, më shumë se kaq: trajtoheshin kudo dhe çdoherë, tamam si skllevër…
MOS HARRONI AS MOS MË KEQKUPTONI?!
Këto që po i shkruaj më poshtë,-nuk i shkruaj dot, pa fakte:
MOS KUJTONI SE, -LARG QOFTË, me këto konstatime në këtë opinion, DUA TA REHABILITOJ TITO SHKJAUN DHE BANDËN E TIJ, E ASHTUQUAJTUR, LKJ?!!!
-Por, është fakt i njohur historik edhe botërisht:
Titoja as LKJ, nuk kanë vendosur për caktimin e kufijve të ish-Jugosllavisë,-prandaj krejt logjikisht del fakti që, Enveri dhe PPSH-së, nuk bënë tregëti me Titon as me bandën e tij kriminale, LKJ-n, me trojet den, baba den shqiptare.
Dua të shtoj më tutje:
-Pa, le të del një historian sharlatan, (mashtrues), “shqiptar”, apo të del një grup o më shumë historianësh sharlatanësh të huaj; që të faktojnë para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar se, në këtë apo atë Konferencë, brenda apo jashtë dy shtetve fqinje; apo, të paktën në cilën drekë (takim pune), Enveri dhe Titoja, i paskan bërë ato tregëtira turpesh dhe krimesh?!
Jo!
Nuk doli gjer më sot, nuk  do të del nesër, as pasnesër jo, jo, nuk doli, nuk do të del, as nuk do të dalin,-kurrën e kurrës.
-Nuk del dot, sot  as mot;-jo, pse këtë “dhuratë historike”, nuk duan ta ketë ” si kartë dëshmie-alibie”; reaksioni dhe borgjezia e brendshme dhe e jashtme revizoinisto-kapitaliste dhe imperialiste; që, do ta fshihnin turpin dhe krimin e tyre për fajësitë e coipëtimit dhe ricopëtimeve të trojeve tona etnike shqiptare;-por, kjo s´ka ndodhë, as nuk mund të ndodhte kurrsesi!
Jo!…
Nuk ishte Enver Shqipoja me PPSH, së, sokoleshë, që mund të binte në hendeqe turpesh dhe krimesh të tilla, sepse, atëherë, si do të kishin guximin dhe moralin, nderin dhe krenarinë shqiptare, për më tepër se 45 vite të zhvillimit të socializmit, të dilnin me ballin lart, përballë Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Lavdi Enver Shqiptarit!
Lavdi PPSH-së!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
13 Gusht, 2018

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...