Home / Opinion / Elvis Hoxha: “Me Listën serbe të Beogradit është qeveria e PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe ata që e mbrojnë qeverinë që e ka Listën brenda”

Elvis Hoxha: “Me Listën serbe të Beogradit është qeveria e PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe ata që e mbrojnë qeverinë që e ka Listën brenda”

05/06/2018
Rëndom ndeshim amalgamën e qendrës së spektrit politik. Qendra e ka për virtyt të bëjë aleanca e koalicione majtas-djathtas e lart-poshtë, pa ndonjë telash moral e pa turp. Por pastaj akuzon të majtën se mban qëndrim të njëjtë me të djathtën kur mbron të varfrit e punëtorët, prodhimin vendas dhe vlerat kombëtare. I njëjti abuzim me gabimin logjik merr një përmasë më të gjerë kur një prej figurave të reja të socialdemokracisë së vjetër të Kaqushes, deklaron se LV është me Listën serbe ngaqë kërkon rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.
Natyrisht që me Listën serbe të Beogradit është qeveria e PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe të gjithë ata që e mbrojnë me indiferencën e tyre këtë qeveri që e ka Listën brenda. Ky soj argumentimi i gabuar është përdorur shumë në shoqërinë shqiptare. Së fundmi e përsëriti analisti Mentor Nazarko në bisedën me Albin Kurtin në emisionin Të paekspozuarit. Teza e Nazarkos është sa e gabuar dhe paradoksale. Sipas tij, Beogradi është deklaruar për bashkimin e shqiptarëve, ndaj, gjithnjë sipas Nazarkos, ne shqiptarët duhet të jemi kundër bashkimit të shqiptarëve. Nëse nesër serbët deklarojnë se janë për zhvillimin intelektual të shqiptarëve (edhe sikur serbët ta thonë sa për sy e faqe), me një këshilltar si Nazarko ne duhet të bëhemi të tërë debilë, sepse vetëm kështu tregojmë se jemi kundër politikës së Beogradit.
Ama që Dardan Molliqaj mendon sot me stilin e këshilltarit të Begjet Pacollit, kjo nuk e shqetëson aspak LV-në në pozicionin e saj për rrëzimin e një qeverie që nuk e ka shumicën në parlament, e një qeverie që u mundësua nga Lista serbe.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...