Home / Opinion / DISA NGA SHKAQET PSE DISA NUK E KANË RESPEKTIN SIÇ KISHIN DIKUR, PËR DISA NGA ISH-ÇLIRIMTARËT DHE ISH-ÇLIRIMTARET,-PSE DIKUSH I URREN ISH-DALËZOTËT DHE DALËZOTET E ATMËMËDHEUT?!

DISA NGA SHKAQET PSE DISA NUK E KANË RESPEKTIN SIÇ KISHIN DIKUR, PËR DISA NGA ISH-ÇLIRIMTARËT DHE ISH-ÇLIRIMTARET,-PSE DIKUSH I URREN ISH-DALËZOTËT DHE DALËZOTET E ATMËMËDHEUT?!

Shkruan: Fadil SHYTI

(OPINION-I RIBOTUAR)

Mendoj, janë dy shkaqe më kryesoret pse është gjithë kjo mëri dhe urrejtje, për ish- çlirimtarët dhe çlirimtaret e UÇK-së, nga një pjesë e këtij populli që harron shpejt dhe i ripërsëritet shpesh historia e hidhur dhe nga pjesa tjetër nuk e kanë respektin që e kishin dikur, është kjo pjesa më vitale më revolucionare e popullit, që nuk harron kurrë dhe nuk dëshiron, as lejon që, kjo histori e hidhur t´i përsëritet.

1. Pjella e keqe politike, titisto-rankoviqiste, nuk ua falë lehtë burrave e vashave të lirisë që, ia prishën, “vëllazërim-bashkimin”, rehatinë borgjeze reaksionare dhe kumbarinë me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë pushtuese!

2. Një pjesë, jo e vogël e këtyre çlirimtarëve dhe çlirimtareve (me apo pa fajet e tyre, me apo pa dijeninë e tyre ) u gjendën në taborrin e kësaj klase politike të papërgjegjshme e cila i devijoi si mos më keq, madje edhe i tradhtuan idealet e larta të çlirimit, barazisë dhe të ribashkimit kombëtar; kur një pjesë e tyre, në veçanti disa nga ish-Komandantët e UÇK-së, të etur për pushtet dhe pasuri milionëshe; -e, jo për shtet sovran me liri …, u korruptuan dhe u kriminalizuan;-poashtu, u çoroditën si liderucë servilë partiakë; duke i vënë në radhë të parë interesat e tyre të ngushta personale, familjare, grupore, partiake e të tjera; ky devijim-renegatizëm i tyre, i pafre, nuk iu falet kurrë, në radhë të parë nga qarqet e vërteta atdhetare-revolucionare, që nuk u pajtuan as po pajtohen sot e mot,-me këto politika parapkthimesh të cilat Kosovën e lanë pa sovranitet të plotë, pa institucione që të vendosin vet për ardhmërinë tonë kombëtare, jo, jo, besoj që, kjo nuk iu falet as nga populli ynë liridashës.

-Disfatat politiko-dipomatike në bisedimet shterpe, maratonike, krejt pa kushte dhe të pafudme me Serbinë dhe për favorin e Serbisë armike, Kosovën pas LÇ-re, e katandisën, sikur të ishte një “banovinë”, krahinë koloni e shtetit fqinjë, me të cilin kemi mbi 100 vite kryengritje dhe luftëra të përgjakshme.

-Për më tepër, sa s´ka, zi e më zi, në këto rrugë pakrye, që kjo klasë politike me “në krye”, Hashim Thaçin & CO që i bëri dhe po i bën me Serbi, i përkrahur edhe nga partitë tjera simotra me PDK-në dhe në “opozitë”, LDK-në, në radhë të parë,-apo, më saktë në opozitë formale, e sollën Kosovën në gjendje tejet të rëndë, veç tjerash dhe nga aspekti politiko-diplomatik.
-Vlen të theksohet që, në këtë linjë, jo pak fajtore qe dhe mbeti edhe Tirana zyrtare, e cila ua dha ison këtyre honxho-bonxhëve poloitikë, të politikave disfatiste “kosovare”?!
-Zyratët e Tiranës , pozitë-opozitë, vazhdimisht, pajtoheshin dhe po pajtohen, si “demokratët” që bëjnë sehire dhe heshtin përballë rreziqeve të reja që, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, po i vinë si hienat vërdallë në dialogjet 15 vj, që nga Parisi, Vjena dhe Brukseli, derisa, këto bisedime ishin, janë dhe do të jenë; anti-historike, anti-kombëtare, znj e z, qirreshin gjer në qiell: ne jemi pro-tyre, dje Sali Berisha & CO, me partinë e tij,-të zezë, më shumë se, blu; ndërsa, tash poashtu, po qirret Edi Rama & CO, me partinë e tij rozë e zi.
Këta shkretanë/e, politikë, nga të dy palët; për gjithçka marrin kritika të forta, bile marrin dhe sanksione, nga EU dhe Amerika; -vetëm për ruajtjen e stabilitetit në rajon, i lëvdëruan dhe po i lëvdërojnë, u premtuan dhe po iu premtojnë; -siç lëvdërohen, premtohen dhe mashtrohen kalamajtë politikë, -ashtu siç shpërblehen me ca bombone, për ca ndihma, “për 5 aspra”, apo për “integrimet urgjente” në Europë”; -shkurt: aleatët e Serbisë, kur kësaj të fundit nuk i bën punë “dhuna e terrori”, ata, i vinë në ndihma me karota?!…

-Apo, më mirë të themi,-e, ta pranojmë pa dorashka që, qenka e saktë maksima:
-“Kur dikush nuk është këmbëngulës të kërkojë të drejtat e tij, për veten e tij, të kërkojë VETËVENDOSJEN e tij, (në këtë rast, ne shqiptarët e Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare, që ende po vuajmë në okupim dhe kolonizim nga shtetet armike sllave dhe më gjerë; askush nuk donë, as , “mundet” ta mbronë, qyqarin të marrin,-apo, thjesht, të ligun”!…

-Këtu, me të drejtë mund të ngrejmë një refleksion; dikur në fillim-vitet e Revolucionit tonë popullor, 1968-1981, ishin vet “kosovarët”, ajo pjesa e ligë, e dhënë pas interesave personale dhe partiake; tamam si kjo turmë e sotme pa tru, (titistët dhe rankoviqistët) që, si hienat ishin ngritur,-sikur sot; -ajo pjesa tejet e pa ditur; -qëkur, e kudo ishin, gjallonin, e dënonin Republikën e Kosovës; e dënonin Revolucionin e masave të gjëra popullore.

Mos të harrojmë, as faktorët e jashtëm!

Gadishulli Ilirik, (Ballkani), Evropa, as Amerika demon-kratike atëbotë, sikur edhe sot,-në raportet me Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetojmë në trojet tona, nuk ishin, as janë në vijë të drejtë; perëndimi, o ka heshtur, o e kanë dënuar, Republikën e Kosovës dhe çështjen tonë shqiptare;-por, këtë turp dhe krim, ASNJËHERË, nuk e bëri PPSH-ja, me në krye gjeniun, Enver Hoxhën.
PPSH-së, me në krye Enver Shqipon, kurdoherë ishin në anën e popullit shqiptar të Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare, që kërkuan VETËVENDOSJE DHE REPUBLIKË SOVRANE, PËR T´I THYER BLLOKADAT E ARMIQVE DHE TRADHTARËVE TË VENDIT!…

-Tash, mesiguri kjo politikë servile, me nyanca të theksuara anti-kombëtare, të gjithë shqiptarëve kudo në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), po edhe vet ish- çlirimtarëve, që bashkë me popullin ende nuk e kanë kryer misionin e tyre historik, që lejuan të ndahet Mitrovica, ashtu, “butë” e, tejet nëndheshëm, kjo e ka peshën e madhe të prapakthimeve, aq sa nuk është i rëndë atje mbi Lumbardh( ish-Ibër) as ajo bllokada e dheut, që e ndanë qytetin në mes, me bllokada dhe flamurin e Serbisë pushtuese; sa janë të rënda këto devijime!…
-Populli, edhe kur nuk flet, dëgjon, edhe kur bëhet se nuk sheh, shikon që, ç´ke më të?!…

-Mjerë ata dhe ato, që se dinë këtë madhështi të tij të brendshme burimore-shpirtërore, arbërore, e cila mesiguri një ditë do t´i japë frytet e veta, kur të shpërthejë fuqishëm, për të vrarë pamëshirë këtë durim turpi dhe heshtje mortore…

-A ju kujtohet, të nderuar lexues/e?

VV, kurdoherë ishte, është dhe do të jetë e fuqishme e zëshme, gjer në FITOREN E MADHE KOMBËTARE, ndaj këtyre dukurive, tradhëtive anti-kombëtare dhe anti-historike!

Nderimet e mia atdhetare!…
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
21 Maj, 2014

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...