Home / Opinion / Kafja si provë e Prokurorisë Speciale

Kafja si provë e Prokurorisë Speciale

>

Nga Xhevat Bislimi

Qe drejtesia e Kosoves ishte themeluar (pas Luftes), ishte ndertuar dhe u vendose e po zhvillohet-ushtrohet ne shina te gabuar dhe te kundert me drejtesine nuk ka dyshim askush ne Kosove dhe as jashte saj. Gjendja e ketille ne drejtesine tone ka kontribuar shume ne ecjen mbrapshte te vendit! Qe kur u themelua ajo ishte vendosur ne shina politike e diskriminues dhe shume te politizuar e antishqiptar! UNMIK-u (Administrata e OKB-se!) perzgjedhjene e gjyqtareve e te prokuroreve e kishte bere ne bashkepunim, mirekuptim e miratim me Beogradin! Kjo shumekujt mund t’i duket e pabesueshme, por keshtu ka ndodhur dhe kjo eshte e verteta!

Kete praktike te UNMIK-ut, bashkepunimin me Serbine, per ndertimin dhe ushtrimin e drejtesise ne Kosove e vazhdoi edhe EULEX-i! Natyrisht qe ky ndertim dhe ushtrim i drejtesise unmikiane kunder DREJTESISE dhe ne dem te Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar nuk mund te beheje pa ndihmen e pakursyer te kolaboracionisteve dhe te “patrioteve te Luftes”! Rezultatet rrenimtare jane evidente dhe po i vjelim cdo dite e me shume!

Me ndihmen e kesaj drejtesie dhe te ketyre hetuesve militante partish ose akraballake, ata qe kane kapur shtetin sajuan edhe organizaten fantome “Syri i popullit” per te krijuar pershtypjen se dikush paska patur ndermend t’i vrase zyrtaret e larte te Kosoves(!!), mirepo, keta zyrtaret kane qelluar shume te zotet dhe i kane kapur! Qesharake! Prokuroria Speciale(!) qe pretendon te deshmoje efikasitet me njeriun qe ka shendet te rrenuar e qe eshte shperdoruar skajshmerisht dhe pameshirshem! Kete te vertete e provoi edhe instituti i ketij vendi… Por, kjo nuk i ben pershtypje prokurorise speciale! Ajo ka marre urdher nga “boset” e ketij shteti te degraduar e te rrenuar per te ngritur aktakuza kunder pjesetareve te “organizates kriminale (nuk i paskan thene me terroriste!) “Syri i popullit”!

Midis te akuzuareve edhe atdhetari, pedagogu universitar dhe politikani, Sadri Ramabaja! “Prova” e vetme: Sadriu ka pire kafe me Murat Jasharin! Per t’u ber edhe me qesharake prokuroria paska ofruar edhe nje “prove” tjeter: Sadriu paska redaktuar librin e Murat Jasharit (sipas avokatit te Sadriut)!! Kjo do te thote qe hetime serioze dhe aktakuza eshte dashure t’u beheshin atyre qe sajuan organizaten fantome “Syri i popullit” dhe qe keqperdoren semundjen e Murat Jasharit per ta quar deri ne deren e atij qe vertet ishte pergjegjes (pjese e pergjegjesise) per represionin e viteve te tetedhjeta ne Kosove ndaj shqiptareve.

Celesi i krejt kesaj “ndermarrjeje” eshte te hetohen dhe te ndiqen ata qe e nxiten, e binden dhe e quan Murat Jasharin ne deren e Azem Vllasit… Ndersa Murat Jashari ne nje vend normal nuk do te mbaheje ne burg dhe as t’i ngritej aktakuze… Kjo fije do ta zgjidhte lemshin! Por, kush te hetoje?! Per kete duhet hetuesi dhe prokurori e pavarur… duhet shtet i pavarur e sovran!

Une paskam qene me fat qe s’kam pire kafe me Murat Jasharin! Kjo edhe per faktin qe s’me kishte ftuar per kafe Murat Jashari se perndryshe do te kisha pire qe c’ke me te. Kjo do te kishte mjaftuar qe Prokuroria speciale(!) te me ngriste aktakuze! Kah po shkon vendi yne, Republika jone, per te cilen u be shume mund e u derdhe shume gjak: I ngritet aktakuze Sadri Ramabajes pse ka pire kafe me Murat Jasharin!! Hajde drejtesi, hajde! Hajde shtet, hajde!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...