Home / Histori / Shpalosje kujtimesh

Shpalosje kujtimesh

Shpalosje kujtimesh në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar
(Fragment i shkurtër nga libri në dorëshkrim me kujtime.) Nga autori: Avdi Ibrahimi

Nëse nuk gabohem me atdhetarin Zaim Beqiri nga Tetova, jam njohur nëpërmjet Fatos Aliut, jemi takuar në shtator të 1990-tës, në Prishtinë në banesën e Bacës Ali Aliu – Kelmendi, i njohur edhe me emrin Ali Presheva ky atdhetar i shquar i çështjes kombëtare qysh më 5 korrik të vitit 1952, burgoset nga rregjimi titist e dërgojnë në burgun e “Goli Otokut” ku do të qëndrojë deri në dhjetor të vitit 1954, kishte përjetuar kalvarin e Goli Otokut të pushtuesit jugosllavë. Ky njeri më vyrtyte të larta njerëzore e patriotike ishte edhe pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që nga viti 1941, inkuadrohet nën udhëheqjen e luftëtarëve heronj të popullit: Meto Bajraktari dhe Zejnel Salihut. Më 2 prill 1961 përsëri burgoset dhe dënohet me 8 vjet burg të rëndë, si njëri nga organizatorët e, lëvizjës ilegale të udhëhequr nga Kadri Halimi: “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare nën Jugosllavi me Shqipërinë, lëvizje kjo kjo që kishte për qëllim ribashkimin e trojeve shqiptare me atdheun amën Shqipëri.
Bacë Aliu për ne do të jetë frymëzuesi në rrugën e lirisë dhe bashkimit kombëtar shqiptar, po atë ditë në banesën e Bacës Ali ishte edhe patrioti Rexhep Balidemaj, nga trojet shqiptare në Mal të Zi, dy here i denuar me nga 14 vite burg të rëndë për veprimtarin e tij atdhetare antipushtuese jugosllave. Në veprimtarin atdhetare me Zaimin dhe Fatosin do të vazhdojmë për shumë vite bashkë, ishte viti 1991 më sa mbaj mend muaji mars-maj bëhej organizimi i subjektit politik Partia e Bashkimit Demokrtik Shqiptar (PBDSH) partia në fjalë kishte programin dhe statutin, si dhe kishte këshillin nismëtar me kryetar Zaim Beqirin e sekretar Fatos Aliun. Ishte 6 maji i vitit 1991, nëpërmjet mjteve të informimit, Halil Alidemaj deklaron se ka formuar “Partinë e Unitetit Kombëtar” ndryshe nga ajo që ishin marrur veshë me Zaimin (PBDSH-në). Më sugjerimin e Bacës mendjendriturin Ali, më sa mbaj mend Zaimi dhe Fatosi ndërprejnë përkohësisht aktivitetin me Halilin. Në kohën kur ishte thirrur mbledhja për t’u mbajtur kuvendi për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së UNIKOMB-it, në një shtëpi në Prishtinë morëm pjesë edhe PBDSH-ja, me kryetarin dhe sekretatrin nismëtar Zaimin dhe Fatosin, në mbledhje me ta mora pjesë edhe unë e ndonjë tjetër…Zaimi e kundërshtoi Halilin pse kishte dale me deklarat në Radio Zagrebi për formimin e Partisë së Unitetit, pa program dhe statut,vetëm që të minohej puna e këshillit nismëtarë të PBDSH-së të drejtuar nga Zaime dhe Fatosi, kështu ne lëshuam mbledhjen, duke i thënë Zaimi, Halilit, se mund të bashkoheshim në rrugën e lirisë dhe idealeve të bashkimit kombëtar?!…”.
Nëse s’gabohem në muajin shkurt 1992, Zaimi dhe Fatosi shkuan në Tiranë, atje ekzistonte Organizata për Bashkim Kombëtar Shqiptar, të cilën e udhëhiqte Zeqir Lushaj me shokë, me të cilin muaj më vonë pata rastin të takoj në shtëpin e Zaim Beqirit në Tetovë, ku tashmë PBDSH-ja ishte bashkuar në një organizim të përbashkët me OBKSH-në. Mbaj mend kjo organizat nëpërmjet Zaimit dhe Fatosit, po ashtu me miratimin e Zeqir Lushës, dhe me sugjerimet e Bacës Ali, u përfshinë edhe në organizimin e “Frontit të Kuq të Rezistencës” që drejtohej nga Mentor Kaçi, me pseudonimin (LLulla), që e takova poashtu për here tëparë në banesën e Bacës Ali në Prishtinë, e mëpastaj ai me shokët e tij bashkëveprimtar kishin qenë disa here në shtëpin time në Suharekë me Ismet e Ismajl Kryeziun dhe Afrim Morinë etj. Gjithashtu mbaj mend se me Zaimin e Fatosin vazhduam veprimtarin tonë atdhetare edhe mbas përfundimit të luftës çlirimtare, jemi takuar në organizimin e përbashkët më 14 korrik 2002, ku udhëtuam bashkë me Fatosin, Naim Krasniqin dhe Rexhep Pantinën për në Tiranë, ngase këtë ditë u themelua Fronti për Bashkimi Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në pallatin e kongreseve në Tiranë. Gjatë punimit në kuvendin e kësaj organizate u zgjodhën udhëheqësit e Zonave të cilët do të jenë edhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore. Për Zonën nr.1, është zgjedhur Idajet Beqiri, për Zonën nr.2, Naim Krasniqi, për Zonën nr.3, Zaim Beqiri, dhe për Zonën nr.4, Fatos Aliu, pa prezencën e tij kryetar i FBKSH-së zgjidhet Gafurr Adili dhe sekretar i përgjithshem zgjidhet Idajet Beqiri. Gjithashtu më Zaimin do të takohëm me 30 Tetor 2010 në Tiranë në sallën e teatrit kombëtar të Tiranës në prezantimin e Platformës Politike të Listës për Shqipëri Natyrale të udhëhequr nga Koço Danaj…

P.S. Foto dokument 1: Ulur, Avdi Ibrahimi, Zaim Beqiri dhe Sokol Kukaj, lart në këmbë Rexhë Memaj,atij në messë s’ja di emrin më vjen keq, dhe i fundit në këmbë është Naim Ukaj. Foto s’di në cilin vit është bërë dhe nga kush?! Foton e mora në përmjet Viberit natën e 27 Shkurtit 2018. nga Naim Kukaj i cili është djali i shokut tim të ilegalës Sokol Kukaj nga fshati Korishë komuna e Prizrenit.
Foto dokument 2: Libri që mora dhurat me kujtime të autorit Zaim Beqri.

Lavdi veprës dhe jetës atdhetare të cilët s’janë më në mesin tonë, njëherit u qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë, Bacës Aliu Aliu – Kelmendi, bacës Rexhep Balidemaj, Zaim Beqirit, Sokol Kukës, dhe veteranit të UÇK-së Rexhë Memaj!

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...