Home / Të ndryshme / URIME DATËLINDJA 28-të, O DJALOSHI I LIRISË, ASTRIT DEHARI!

URIME DATËLINDJA 28-të, O DJALOSHI I LIRISË, ASTRIT DEHARI!

Shkruan: Fadil SHYTI

Baci ynë Avniu dhe nënëlokja jonë, Xhemile, u kthyen nga Zvicra në Kosovë të Shqipërisë, asaj ia falën dy djelmosha; sepse, deshën dhe po duan që, Kosovën ta bëjnë jo Zvicër, por, më të bukur se Zvicrën.
-Dhe, shihni, honxhobonxhot, çfarë i bënë!
-Për këtë atdhedashuri devotshmërie, kësaj familjeje atdhetare, regjimi kriminal monarko-titisto-fashist me në krye,-pa krye, të bashibozukëve udba-shë, shqipfo-lës, të qeverisë të Isë-Hashimit.
Eh!…
Familjes atdhetare të Avni Deharit të madh, regjimi kriminal titisto-monarkist i Prishtinës së tradhëtuar; ia vrau dy djelmosha në lulet e rinisë.
Mbahu i fortë bacë i nderuar. Avni Dehari, nmbahu e fortë nënëlokja jonë, Xhemile, prindër të dy sypetritëve, mbahu e fortë familje Dehari, mbahuni të fortë, ju djelmoshat e lirisë të VV, që jeni në mesin tonë, Albin, Glauk, Visar, Albulenë, Donikë, dhe ju veprimtarë dhe veprimtare të devotshme.
Mbahu e fortë, Kosovë Shqipëri!
Gjaku i dëshmorëve t´u bëftë dritë, në rrugën tonë të lirisë, përparimit, barazisë dhe ribashkimit, idealit tonë kombëtar!
Le të shërbejë kjo datë e madhe e datëlindjes të Astritit, kushtrim uniteti në mesin tonë, në VV Heroike, jo për vete…
“Jo për mua e për tynë,
po për gjithë Shqipërinë”
(Populli)
Bashkë, vetëm bashkë, është e mundshme!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
26 Shkurt, 2018

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...