Home / Opinion / KUSHË PO NA E VRET LIRINË?!

KUSHË PO NA E VRET LIRINË?!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Nuk e di nëse dikund e kam lexuar, apo dëgjuar nga dikush? Një Princ Shqiptar kish një qift papagaj, me ngjyra të forta dhe mjaft të bukura, me gishtërinjë të ndarë dy përpara e dy mbrapa, që i shërbejnë për kapje dhe zvarritje nëpër drunjë, në të cilën punë i ndihmon edhe sqepi masiv dhe i kthyer, por dhe i mprehtë. Karakteristik e papagajve është se bashkëshortët nuk ndahen gjatë tërë jetës, kjo tregon se kanë moral të forte si mashkulli paoshtu edhe femra. Papagajt në tërësi shquhen për nga intelegjenca dhe ngyrat e bukura, e mu për këtë kultivohen nga ana e njeriut në shtëpi.
E ky Princi Shqiptar që kish këtë qift papagajësh në shtëpi të cilët kishin mësuar shprehjen: ”Zotni na liro nga kafazi!” Pas një kohe papgajt e shkretë ikën nga kafazi i florinjtë dhe nga gjitha të mirat që kish Princi Shqiptar. Po ikën se liria është më e ëmbël nga gjithë ëmbëlsirat që ua servirte zotnia në kafaz.
Ikën dhe fluturuan në pyell! Atje jetonin të gëzuar. Po gëzimi në këtë jetë asnjëherë nuk është i përjetshëm! Dhe për papagajt e gjorë erdhi ora e fundit e të jetuarit në lumturi. Një gjahtar, kalon andej nga pyelli, i shikon këta shpend të bukur që bënin dashuri me njëri tjetrin mbi degën e një lisi, i drejton qiften dhe ngreh këmbzën e bam ja krisi. papgallët ranë duke u përpëlitur nga dega e lisit. Gjahatri kur u ul ti merrte, dëgjoi i habitur shprehjen: ”Zotni na e vrave lirinë!” pastaj gjahtari u ngrit në këmbë hoqi kapelën dhe më një përshëndetje si të ishte Don Kishoti që vriste mullinjtë me erë, i tha papagajve: ”Të më falni, se ju mora për zogë.” Dhe e kaploi heshtja.

E çuditshme! Çlirimtari vriste mendjen për të ardhmën, për atë të ardhme, që e duan mbarshqiptarët Bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë.
-Po, tani kush po na e vret lirin e fituar mr gjak dëshmorësh? -Mendoi më vete.
-Hë, tani lirin e fituar me shumë mund e sakrificash mbinjerëzore, po e vrasin politikanët servil shtetrrënues e të korruptuar!
Nga kjogjendje e rëndë politike e sociale Çlirimtarit as nuk ja mori frymën dhe as nuk e llahtarisi në tërësi, ishte mësuar mbase ta shtyente ditën sot për nesër, mos do të gjendej ndonjë punë edhe për të, po bëhen vite që jeton kështu pa kurrfarë të ardhurash personale, anipse disa nga bashkëluftëtarët e t’i marrin nga katër a pesë rroga të ardhurash personale mujore edhe pse nuk kanë asfarë aftësie edukative e profesionale.
Këta njerëz të pushtetshëm, dhe të korruptuar që po e vrasin lirin tonë kombëtare, të kujtojnë atë zvarranikun tërë luspa dhe të ndryshkur, të cilët marrin ryshfete të shumta se janë bërë të parët e lagjës, medet për ata njerëz që u bien në dorë këtyre derzinjëve!
Atyre zemërkqinjëve nuk u shkon asnjë here ndërmend për Luftëtarin e lirisë, si e qyshë mbijeton. Anipse me ta dikur në kohë më të vështira ishte në veprimtari ilegale antipushtuese jugosllavo-serbe, po ashtu ishte krahë për krahë në luftën çlirimtare.
Drejtësi dhe ligji të veproj për të gjithë njësoj! -Po çfarë drejtësie është more kjo? Kur bashkëluftëtari i tij është shndërruar në përfitues të mbas mbarimit të luftës. Dhe përsëri pyeti vetën. -Po çfarë drejtësie është kjo? Përderisa bashkëluftëtari i tij merre padrejtësisht katër paga mujore, ndërsa ai asnji?!
Megjithkëtë Çlirimtari e ndjente vetën më të fuqishëm, se përfituesi e pushtetari servile dhe matrapazet e korruptuar! Ai e ndjente vetën të lire moralisht e shpirtërisht, dhe nuk jeton me asfarë frike se do ta burgosë për ndonjë keqpërdorim Gjyqtari, ose do t’i vrasë lirin gjahtari i papagajve!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...