Home / Opinion / Çlirimtari i Atmëmëdheut shqiptar i zhytur në varfëri!

Çlirimtari i Atmëmëdheut shqiptar i zhytur në varfëri!

 

Fotografia e Avdi Ibrahimi

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

Çlirimtari doli në buzëmbrëmje pranë lumit të freskohej paksa. Ishte në mbarim të gushtit, ku mbretëronte vapë e tmerrshme. Dhe, sa here që ulej aty te arra e moçme, disi vetvetiu e kaplonte një ndjenjë e dhimbshme dhe njëkohësisht si e frikshme, nga e cila i vinte turp sesi ishte katandisur aq keq, vetëm se nuk po gjente një punë që të ketë një jetë paksa më të mirë, që kishte nga kjo e tanishmja.
Ishte veshur në mënyrë mjeruese saqë dikush tjetër edhe i mësuar me skamje, do të turpërohej që gjatë ditës të dilte me rroba të tilla. Por thënë tërthorazi Çlirimtari ishte jashtëzakonisht i bukur, -me sy shumë të bukur ngjyrë qielli; i zeshkët, mjaft i gjatë, i hollë dhe shtatat atleti. -Përkundër kësaj gjendje të rëndë sociale, megjithatë mua m’u duk se nuk ishte, Ai aq i ndrojtur dhe i frikësuar siç mendoja unë në fillim të pamjës së tij, më t’u takuar me të, përkundrazi kuptova një gjendje tjeter shpirtërore nga ana e tij, Ai shfaqi një gjendje të pezmatuar dhe të nderë, nga hipokrizia e ish -bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nëpërmjet mashtrimit kishin arritur majat e pushtetit.
Aq shum ishte mbyllur në vete dhe ashtu në vetmi fare i vetmuar, druante nga takimi më këdo, bile më dukej se edhe prezenca ime i dukej si e dyshimtë, se kishte kohë që Ai nuk dëshironte ta takonte as komandantin e tij, për të cilin thoshte se është bërë përfitues lufte dhe nuk qante kokën për luftëtarët e lirisë, por atij i interesonte vetëm paraja pushteti dhe lavdia t’i këndohej vetëm atij, ndërkaq për këtë Çlirimtarin që i kishte qëndruar besnik qysh nga ilegalja e deri të mbarimi i luftës, anipse tani këtë Çlirimtarin po e mbyste varfëria, atij komandantit as që i bëhej vonë, bile kurrë nuk kishte pyetur për ushtarin e tij sesi e me çka jeton. -Por në bashkëisedim të sinqertë dhe pa dorza Çlirimtari ndër të tjera u shpreh: ”… -Më beso vëlla…tashmë kam hequr dorë dhe e kam të shuar çdo shpresë se këta pushtetarët mafioz si këta të qendrave lokale, ponjashtu edhe ata të qeverisë qëndrore nuk më kanë mundësuar asnj here punsim edhe pse kam konkurruar popthuajse në çdo konkurs të hapur nga ana e tyre edhe pse kam të mbaruar shkollimin e lartë qysh në vitet e tetëdhjeta… nuk i frikësohem takimit me ish -komandantin tim të pushtetshëm çfarëdo që të kurdiste ai kunder personalitetit tim…Por, pyes shpeshherë veten dhe më dhimbsën të gjithë ata burra e gra që kanë rënë me herioizëm për lirin e vendit, më dhimbset edhe populli që ka dhënë viktima të shumta si në njerëz, si në të mira materiale, për t’u çliruar nga thundrra e shkjaut të zi, natyrisht më dhimbsen të gjithë pjestarët e UÇK-së, kur ndalen e dëgjojnë gjthfarë-lloj dokrrash mbi marrëzit e përditshme mbi fitoret e arritura në të mir të atdheut…gjëra këto që nuk më interesojnë aspak gënjeshtrat apsurde të tij… ”Ashtu i habitur vijoi me një zë paksa jo të zakonshëm, me një shtrëngim nofullash tha:”…nuk u frikësohem cikërrimave! -Kur çdo gjë është në duart e njeriut, për të ndryshuar jetën e tij…pse të frikësohëm, nga një ish komandant burracaku…kjo është aksioma…që më duket mjaft interesante, se prej çka frikësohen njerëzit më shumë? Çdo njeri frikësohet nga vetja e tij, çoftë për të mirë, e çoftë për të keqë, çdo njeri frikësohet nga maska që ka vërë surratit të tij, porse nga e vërteta maskagjiu frikësohet më shumë, se një ditë ajo maskë do t’i çirret dhe do të dal në shesh e vërta asht siç është në realitet… maskarenjtë dhe maskat e tyre kanë filluar të bien, po u del në sheshë, mashtrimi, lakmia, hajnia, faqja e zezë, trathtia që u bënë shokëve të tyre në kohë lufte, dezertimi në kohë lufte po ua zënë tani frymën, nuk po mund më të fshihen nën maskat e mashtrimet që kanë bërë pas lufte, duke marrë të mira materiale si invalid lufte edhe pse nuk janë plagosur fare ne luftë e si kanë mund të plagosen në luftë kur e kanë tradhtuar atë luftë, kur shum prej tyre as që kanë qenë fare në luftë, kanë futur në regjistra të UÇK-së, njerëz që kurrë as në television nuk kanë guxuar ta shohin luftën titanike të UÇK-së…dhe heshti.
Në fund të këtij shkrimi, mendova: – Ç’ka na duhen këta llomotitës që i kanë lënë në mjerim “shokët” e tyre të luftës çlirimtare?!… Ç’ka na duhen këta llomotitës e grykës të pangopur që kanë rrëmbyer gjthçka nga pasuria jonë kombëtare duke e lënë popull në varfëri, por duke u pasuruar për vetën e tyre?!… Ç’ka na duhën këta njerëz që nuk po arrijnë assesi ta ndërtojnë shtetin, por për kundrazi po e rrënojnë dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit tone?!… Ç’ka na duhen këta njerëz që me politikat e tyre nuk po punojnë në shtetndërtim, por punojnë në shtetrrënim duke e vjedhur shtetin ata vazhdimisht llomotisin kinse po bëjnë gjëra të mira për shtetin dhe popullin?!… -Kështu, nga mospuna e këtyre politikanëve të korruptuar e të servilosur ndaj të huajit ata po ndërtojnë kulla në ajër për atdheun, por kanë ndërtuar dhe ngritur kulla super luksoze për vetën e tyre.
-A, thua është aftësi kjo?
-A, thua është serioze kjo?
-Përshtypja ime është se ata nuk janë aspak serioz në premtimet e tyre. Ata po argëtohen me ne, me poullin e varfër dhe na kanë bërë lodër neve shumicën popullore në duart e tyre të pista! Po, po , -lodër dhe asgjë tjetër. Prandaj edhe unë, ti, ai, ajo, ata, ato të bëhemi bashkë, të organizohemi si popull, si shqiptarë, t’i ndëshkojmë duke mos ua dhënë votën këtyre përfituesve të luftës, që abuzuan dhe po abuzojnë me pushtetin, që abuzuan dhe po abuzojnë në emër të krahut të luftës… të jemi kudo me ndryshimin, me rininë e qytetruar për ti ndëshkuar këta maskarenj.

Fotografia e Avdi Ibrahimi

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...