Home / Opinion / Pacolli “shpëtimtari” që i plotson “numrat” qeverisë së PAN-it???!!!

Pacolli “shpëtimtari” që i plotson “numrat” qeverisë së PAN-it???!!!

Avdi Ibrahimi

Njëherë një kohë, na ishte njëfarë biznismeni që ndërtoi pallatin presedencial në Moskë në kryeqytetin e Rusisë, njëherë një kohë pat deklaruar se: “Sudbina regiona je u rukama Beograda.” Pra puna e tij jashtë vendit ishte, por edhe është me përfitime të mëdha ku thuhet se është bisznesmeni më i pasur nga Kosova e varfër, nga këto përfitime të mëdha biznesore të (pa) ndershme, fillet e mendimeve dhe këshillat e miqëve nga Rusia e kishin bindur që të kthehej në Kosovën e pas luftës çlirimtare, që të merrej me politikë, ku do të arrinte të afirmohej nga lajkëtarët, që duan të përfitojnë nga biznesi i tij. Kështu biznesmeni i këtij shkrimi disa vite pas luftës çlirimtare formoi partinë: “Aleanca Kosova e Re”, thua se Kosova ishte plakur nga lufta kundër pushtuesit jugosllavo-serb, dhe u gjet njeriu biznesmeni magjistar për ta rinuar Kosovën?!…Kjo parti bashkë me koalicionin në zgjedhjet e fundit të manipuluara në Kosovë fitoi 7.1% të votusve. Por falë PDK-së, ajo fitoi persidencen dhe disa ministri. Më 21 shkurt të vitit 2011, patëm rastin të shohim një skenë teatrale në Parlamentin e Kosovës. Për këtë teatër kanë shkruar mjaft gazetar, publicist e analist të masmediave të ndryshme, prandaj s’dua t’i përsëris ato. Por në teatrin e madh të quajtur Kosovë vura re talljen që po i bënin popullit shqiptar shumicë të vuajtur në Kosovë, PDK-ja, AKR-ja dhe partit minoritare dhe serbe kanë 20 deputet te rezervuar në parlamentin e Kosovës, që nuk i kanë votat e qytetareve por që ju ka mundësuar kushtetuta bastarde e Athisarit. Një cirk të tillë nuk mund ta shohësh në asnjë vend të botës. Këtu në kryeqytetin e Kosovës ne si popull heshtim sikur ta kishim fituar qetësinë e pakujdesur e atij mendjelehti, që si dalloje dot ndryshimin edhe pse pati reagime të shumta të opozitës dhe qytetarëve shqiptar të Kosovës. Edhe pse ky kryetar i Kosovës pa gjitha reagimet nuk e kapi frika e turpit, për këtë zgjedhje të paligjshme. Ndërsa ky njeri i paligjshëm dhe i kondrabanduar nga PDK-ja, lëshon vërshëllimën e fitorës së paqëndrueshme. Kjo i dha rast gjith shqetësimit të tij, se turma e pakokë i dha nderimin instiktiv. Pa çka se kundërshtarët e tij që mendojnë me kokën e vetë dhe që mbrojnë interesat e përgjithshme popullore janë shumë të shqetësuar pë kontraverzitetin e këtij njeriu. Ata janë të shqetësuar për të papriturat që do të sjellin ditët, javët e muajt në vijim, ku do të jetojmë me shum ankthe e të papriturash mbase të frikshme nga këta politikaj të paprashikueshëm për fatin e atdheut. Një here një kohë, na ishte njëfarë titisti, një here një kohë na ishte njëfarë bashkëpunëtori i trathtarit Rrahman Morina, një here një kohë ishte njëfarë Ministër i Financave të Rugovës, ku e vodhi Fondin e 3 përqindëshit në diasporë, por tani, dhelprës dinake, nga Kosova, ju kish hapur perspektiva e bizneseve të mëdha të pzareve politike në Prishtinë me urdhërat nga Beogradi nëpërmjet krerëve të shikasve të PDK-së dhe Listës Serbe, hyn në bashkëqeverisje të pazareve politike edhe Isa Mustafa me LDK-në e tij u zgjodh për kryeministër të shetit të Kosovës. Kjo bashkëqverisje u prishë muaj më pare nga parteneri i tij PDK, kështu vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, me 11 qershor të këtij viti populli votoi: PDK, AAK, NISMA dhe 14 parti tjera u bashkuan në koalicionin PAN dhe fituan 39 deputet, ndërsa LAA koalicioni tjetër fitoi 29 deputet, kurse LVV si force e vetme politike fitoi 32 deputet për kuvendin e Kosovës. U bënë dy muaj që lajmet ndjekin njeri-tjetrin, në mes këtyre lajmeve kemi më shumë gënjeshtra dhe fare pak të vërteta që dalin nga goja e politikbërësve në Kosovë e në veqanti është bërë lajm ditor i PAN-it, se i kanë votat për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe të Qeverisë, por që dy muaj nuk u bë as parlamenti e as qeveria?! Natyrisht këta politikbërës, nuk na japin asfarë energjie të nevojshme, dhe fare lehtë shpallin veten si shpëtimtar të popullit, si rezerve e artë që ka marrë për detyrë nga Beogradi e Moska marioneta Behxhet Pacolli t’i siguron numrat në ortakëri me 9 deputetët serb, për qeverin e PAN-it, ngase e dine fare mire se populli ynë është mësuar të jetoj në vuajtje e mashtrime. Kam bindjen se kjo është vetëm ana e jashtme nga kjo atmosferë droje për fatet e atdheut, për atë edhe po sulmohet e shpifet LVV, fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve, ku sovrani popull kërkon ndryshimin. Është mbase e lehtë të paraqitesh shpëtimtar i popullit, i cili ka ditur të shpëtoj gjer tani nga drama e tragjedi të mëdha, ku me hallet e tyre ishin shum djem e vajza atdhetare që në vështirësi i qëndruan pranë, të cilët edhe u flijuan për liri e të drejta kombëtare, kurse në këto kohë tepër të rënda e të vështira për popullin shqiptar nën rregjimin fashizoid të Jugosllavo – Serbisë, Behxhet Pacollit e soj sorollapit të tij nuk ja dëgjuam askund zërin, por përkundtazi ishte në anën e këtij regjimi fashizoid…politikbërësit hileqar vendor e ndërkombë

Prizeren 15 08 2017

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...