Home / Të ndryshme / Xhemil Zeqiri veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

Xhemil Zeqiri veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

Xhemil Zeqiri veprimtar heroik i
çështjes kombëtare shqiptare

XHemil Zeqiri jeton në Kopenhagë të Danimarkës që prej 20 vjetësh. Rinia dhe tërë jeta e tij flet për një personazh të mahnitshëm, të cilin ndoshta mund ta përshkruante vetëm një shkrimtar i madh dhe shumë i përkushtuar. Sikur jeta e Xhemil Zeqirit të përshkruhej në një roman pa kurrfarë fantazie letrare, lexuesit, megjithatë, do të mendonin se ky është një personazh i gjallë, krejt real. Ai e shkruan romanin e jetës me “penën” e atdhedashurisë, me shpitin e kristaltë të dashurisë për popullin e vet e kombin e vet. Përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare shqiptare është i jashtëzakonshëm.
Ky përkushtim është pasqyruar në shumë gazeta të huaja e shqiptare prej gazetarëve e politikanëve të ndyrshëm, me të cilët Xhemil Zeqiri ka mbajtur e mban kontakte të përher-shme. Fotografitë e ti, intervistat e tij gjenden në shumë gazeta e revista të shkruara në gjuhë të huaja. Këto sigurisht janë një dëshmi që e portretizojnë atë si veprimtar të ndërgjegjshëm e të palodhur, por gjithsesi janë disa gjurmë e jo gjithshka, sepse gjithshka janë tërë netët e ditët nëpër të cilat Xhemil Zeqiri jeton aktivisht me shqetësimin e patriotit të zjarrtë për fatet e Atdheut të vet. Në këtë libër përmblidhen vetëm një numër i shkurtër intervistash, shkrimesh e bisedash të Xhemil Zeqirit. Ato do të vazhdojnë në librin e dytë dhe ndoshta tretë. Lexuesi, duke ndjekur këtë sëri librash, do ta ketë më të lehtë për të krijuar një përshtypje të përgjithshme rreth këtij njeriu zemërmadh e me karakter të hekurt. Ky është me të vërtetë një personazh që të ngjall respekt e admirim të veçantë.
Gjithshka në jetën e Xhemil Zeqirit është njerëzore, ndërsa përkushtimi atdhetar mbinjerëzor. Fillimisht e kam njohur me korespondencë. Më vonë nga afër. I përkushtuar në kulm ndaj çështjes kombëtare. Ai më ka vënë disa herë me shpatulla për muri. Dhe kjo ka ndodhur në biseda telefonike. Ndiqte TVSH dhe më pyeste për një lajm a për një tjetër. Si është ky fakt? Çfarë ka ndodhur aty? Përse është bërë kjo deklaratë? Shpesh jam bindur në telefon se Xhemili e njeh më mirë gjendjen në Tiranë që nga Kopenhaga e Danimarkës se sa unë që banoj në Tiranë. Përse ndodh kështu vallë? Sepse ai jeton shpirtërisht me ngjarjet e situatat, sepse çdo pikë gjaku e tij është e lidhur me zemrën e kombit, sepse çdo nerv i tij është i lidhur me me të sotmen dhe të ardhmen kombëtare. Zemra e tij, truri i tij, gjaku i tij janë gjithmonë në lëvizje. Qenia e tij gjithmonë në aktivitet. Njerëz të tillë janë metëvërtetë të rrallë. Se po të ishin njerëzit të gjithë si Xhemili, padrejtësitë njerëzore do të eliminoheshin brenda orës. Xhemili është simbol i pastërtisë njerëzore. Sentenca e Çehovit se “arti më i madh është arti i të qenurit njeri” i përshtatet plotësisht Xhemil Zeqirit.
Po kush është më gjërë Xhemili? Sa universitete ka mbaruar? Sa grada shkencore ka marrë? Nuk di të ketë mbaruar universitete e nuk di të ketë fituar grada shkencore. Ai është thjesht një punëtor. Shpirti kombëtar, që ngrihet mbi çdo universitet e gradë shkencore, e ka mobilizuar me energji të pashtershme për të hyrë në betejat e politikës, e ka njohur me gazetarë e politikanë, ministra e diplomatë të huaj, shoqata e organizata të ndryshme që veprojnë në botë. Gjithmonë energjik i hekurt, Xhemili i ngjet atij njeriut – legjendë që vetëm vrapon e vrapon. Në ndonjë çast të kujton Maratonomakun që shpejton të japë lajmin e fitores. Por Xhemil Zeqiri, një tip intelegjent nga natyra, e di fort mirë që fitorja kombëtare është ende larg, prandaj punon e punon për çështjen e saj, i palodhur kurrë, i pathyer kurrë. Ndërgjegja e tij prej luftëtari kombëtar pasqyron në mënyrën më të shkëlqyer shpirtin e vetmohimit.
Frymëzohet si revolucionar në vitin 1981. Është koha kur rinia e Kosovës shpërthen si uragan në demonstrata me kërkesën: Kosova Republikë. Xhemili e përqafon këtë lëvizje kombëtare dhe i mbetet besnik tërë jetën. Ndiqet, persekutohet, detyrohet të mërgojë larg Atdheut, por nuk përkulet. Vazhdon veprimtarinë ditë e natë, sakrifikon çdo pushim e çlodhje. Emri i tij bëhet i njohur në një qytet të huaj. Ai nuk bën pjesë në ndonjë parti. Drejton punën si mbrojtës i të drejtave të njeriut. I zgjuar e intelegjent në vorbullën e ngjarjeve e situatave politike, Xhemili orientohet gjithmonë drej, flet hapur, asnjëherë nuk i fsheh mendimet, godet padrejtësitë e intrigat, shpall qëndrimet e tij konseguente. Nuk pretendon se është analist, megjithatë ai në më të shumtën e herës, në mos gjithmonë, është një analist i saktë dhe largpamës. Korespondenca me publicistë e personalitete tjera të larta të politikës botërore e tregojnë më së miri këtë të vërtetë.
Xhemil Zeqiri nuk është njeri i fjalëve. Ai është njeri i veprave, i aksionit patriotik, një aksionist i madh. Kosovën, qytetet e fshatrat shqiptare në Maqedoni nuk i ndan me Shqipërinë. Se Kosova është Shqipëri e Tetova është Shqipëri. Shqipërinë ai e sheh si NJË të vetme, siç ka qenë në shekuj, prandaj disa herë i referohet vitit 1913 kur Shqipëria u coptua nga Fuqitë e Mëdha për të ushqyer orekset imperialiste e shoviniste fqinje. Xhemili vuan, proteston kur këto fuqi të mëdha mbajnë qëndrime indiferente ndaj kombit shqiptar dhe thotë fjalën e tij prej patrioti atdhetar me thjeshtësi madhështie, me guxim e mençuri, me trimëri e maturi.
Kur guerilet e para kosovare u quajtën fillimisht “terroriste” Xhemili nuk u thye dhe ndër të parët tha se ata nuk ishin terroristë, por ishin çlirimtarë, duke mbrojtur deri në fund gjakun dhe sakrificat e tyre. Bota më në fund u detyrua t’i pranojë si çlirimtarë. Ngjarjet në Kosovë rodhen njëra pas tjetrës. Tani në Kosovë diçka ka ndryshuar, por Xhemili e kupton se nuk është arritur gjithshka, sepse Kosova ende nuk ka fituar pavarësinë. Kësisoj Xhemili vazhdon të qëndrojë me armet e veta në fushën e betejës, duke luftuar pandërprerë.
Shkrimet e këtij libri janë vetëm një pjesë e vogël e kësaj lufte. Në librat që do të vijnë pas, lufta e tij do të na shfaqet më e gjërë, portreti i tij më i plotë. Ka disa njerëz, jeta e të cilëve u ngjan lumenjëve që rrjedhin pa pushim drejt detit. Jeta e Xhemil Zeqirit rrjedh vazhdimidht drejt interesit kombëtar. Ai nuk është poet, por u mëson poetëve poezinë heroike të jetës së njeriut. Ai nuk është orator i specializuar, por u mëson oratorëve se ligjerata e punës konkrete të ndërgjegjshme ngrihet mbi ligjeratat më të bukura. Ai nuk është një mësues profesionist, por çdo njeri që dëshiron të jetojë si njeri mund dhe duhet të mësojë nga puna e këtij njeriu të thjeshtë, këtij punëtori mërgimtar, që është në gjendje të bëjë punë të ndershme pa menduar kurrë për vlerësime. Një i mençur thotë: “Mos pyesni kurrë ç’bëri Atdheu për ty, por ç’bëre ti për Atdheun”. Edhe kjo sentencë i shkon aq bukur për shtat Xhemil Zeqirit, i cili është larg Atdheut megjithatë shumë afër tij. Ai të kujton Rilindasit patriotë që në kohëra të vështira e shkrinë tërë jetën e tyre larg Atdheut në shërbim të Atdheut, të gjuhës shqipe, lirisë dhe pavarësisë së tij, emancipimit të shoqërisë shqiptare me shpresën dhe optimizmin e pafund se, siç thotë Naim Frashëri, “Për Shqipërinë/ditët e mira paskëtaj vinë/Ta shohë Zonjë”.

Hektor Gurakuqi

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...