Home / Opinion / Z.Ivanov, shqiptarët janë Maqedonia e lashtë

Z.Ivanov, shqiptarët janë Maqedonia e lashtë

Përgatiti: Valter KOXHAJ

Nëse maqedonia sot është në një krizë identiteti dhe kërkonë të vërtetoj një trashëgimi historike pa marrë parasysh shqiptaret gabon. Kjo është e pamundur historikisht dhe nuk mund te bëhet nga sllavët apo edhe bullgarët, që edhe pse kanë dominancen politike nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë kurrë dominancën demografike dhe nuk perfaqësojnë asgjë që lidhet me emrin Maqedoni.

Maqedonia është dhe ka qënë e dominuar nga shqiptarët, çdo periudhë historike e tregonë qartë këtë vëllazëri që ka në thelb një lidhje më shumë se ideologjike apo fetare, ka një lidhje gjaksore dhe gjuhësore që ruhet në memorien kolektive që nga kohët që nuk i dihet filli.

Ivanov mund të vazhdoj të përdori një retorik rraciste kundër shqiptarve, por si fillim duhet të di se shqiptarët nuk mund të shpërfillen  pasi janë shumica e maqedonis së sotme dhe trazhëgimtarët e vetëm, të vërtet, të lashtësis maqedonase, që sllavët endacak si zoti Ivanov lakmojn me aq dëshirë.

Le të shohim disa dëshmi historike nga autor të ndryshëm në kohë të ndryshme.

Straboni i quan si të njëjtës etnicitet si maqedonët dhe epirotët, pasi ai e shtrin konceptin e Maqedonisë deri në Korfuz, për arsye se të gjithë këta kanë të njëjtën kulturë dhe të folur.1)

Ja cfarë na sjell rilindasi madh Naim Frashëri në “Vepra të zgjedhura” kur mundohet të interpretoj lidhjen gjuhësore me të dhëna nga autorët antik, që mesa duket kanë qënë të mirë studjuar nga rilindasit tanë:“Si përfundim, gjuha më e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por pellazgjishtja. Historishkruesi i Greqisë Plutarku dhe gjeografi Straboni e thonë qartë se Epiri përdorte një gjuhe të tijën, se edhe në Maqedoni nuk flitej gjuhë tjetër veç kësaj. Straboni, në gjeografinë e vet, nuk e përmend Epirin në pjesën që i kushtohet Greqisë, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku”. 2)  

 

Një tjtër studjues i huaj si Prof.Braisfold do të shprehej,  është e qartë se”:”Nga rracat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë“;3)

Kjo lidhje është evidente edhe gjatë periudhës së shumëndritur të Gjergj Kastriotit, i cili duhet thënë se shumicën e betejave i bëri pikërisht në atë zonë që sot quhet maqedoni dhe me stërgjyshërit e atyre shqiptarëve që sot me të drejt kërkojnë që të respektohet gjuha e tyre dhe të drejtat e tyre. Në vitin 1462, Ferdinandi i Aragonës do t’i dërgonte një letër Gjergj Kastriotit, ku mes të tjerash do t’i thoshte se: “Dhe s’është çudi, kur ti e ke zanafillën nga stërgjyshër e nga një vënd i tillë, siç është sigurisht Epiri i pamposhtur apo Arbëria, e quajtur dikur Maqedoni, ku kanë lindur e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të pathyeshmit, sa e sa udhëheqës e kapedanë nga më kryetrimat e më energjikët…”4)

         Një kostatim interesant na sjella në botimin e tijë edhe studjuesi dhe filologu i njohur francez Robert D’Angely kur thotë se: “ ..Në Maqedoni bullgarishtja nuk është aspak e vetmja gjuhë, sepse atje flitet greqishtja, serbishtja, e mbi të gjitha shqipja dhe asgjë tjetër. Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga arsimimi, nga prejardhja ishte shqiptar, i edukuar dhe i arsimuar greqisht nga një shqiptar prej Stagjire, Aristoteli. Mjafton të lexohen  tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarët e vet ose me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e nënës. Kurse nëna e tij ishte Olimpia, epirote dhe që fliste shqip.

Ivanov mund të vazhdoj të flasi me gjuhë rraciste dhe aspak korrekte kjo është në dorën e tijë. Vetëm se duhet të kuptoj se zgjidhja për egzistencën afatgjatë të maqedonis kalon nga shqiptarët, të cilët ai i fyen duke i trajtuar si një pakic kur në të vërtet janë shumicë dhe janë vet maqedonia e lashtë që aq shumë i frymëzojnë ardhacakët si z. Ivanov.

 

  1. 1). Ilirët dhe Iliria f.160
  2. 2). Naim Frashëri, “Pelazgjit e Shqiptarëve” (1897). “Vepra të zgjedhura”, Vëllimi I, Tiranë, 1980.
  3. 3). Elena Kocaqi Levanti. “Planet për Zhdukjen e Shqiptarëve”. Sh.b. EMAL, f.61-62. Ref. 75 Europa dhe Turqia, nga Noel Buxtoni, Londër 1907, f. 48-49.
  4. 4).Dhimitër Pilika, Pellazgët – Origjina jonë e mohuar, Botimet enciklopedike, Tiranë 2005, f. 30
  5. 5) H. H. Robert d’Angely, Enigma, Botimet Toena, Tiranë 1998, fq. 104

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...