Home / Opinion / Mashtrimi i madh apo pararojë e shekujve

Mashtrimi i madh apo pararojë e shekujve

29032017
Hava Kurti Krasniqi

Duke lexuar librin “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmuti

Para disa dite tek po bisedonim me një mik, e po më thoshte ai me shqetësim se politika dhe feja po i kundërvihen bashkimit dhe dashurisë, i thash se këto ishin plani B i atyre që s`mundën të na zhduknin siç deshën, tërësisht. Dhe më tha miku pastaj se edhe kohës sonë i bën mirë një projekt një i tillë si ai projekti i madhërishëm i Zekiria Canës dhe i Anton Çetës për të shpërndarë dashuri në të gjitha anët.

Më vonë më tregoi me shumë respekt për librin MASHTRIMI I MADH të autorit Bardhyl Mahmuti.

E inspiruar nga këto fjalë sot kur përfundova këtë libër, mundë ti them mikut se ky libër i shenjtë sikur të dhurohej nëpër familjet shqiptare e më gjërë do të zëvendësonte atë projektin e pajtimit, dhe do ishte bekimi më i madh atdhetar që mbrenda kullave tona i shkruar të qëndronte mesazhi më primar: se duke e njohur të kaluarën të ardhmes i dalim më lehtë përballë.

Gjatë leximit mu duk se po shihja pluhurin e vdekjes sime të kahmotshme për së gjalli tek po rilindej si një feniks në dritën e shenjtë të këtij libri – kryevepër e shekujve.

Koha jonë kishte nevojë më shumë se kurr për një hap të till heroik. Për një Hero që do të ngriste zërin fuqishëm kundër atyre që na vranë për së dyti, si Carla Del Ponte,Dick Marty e të tjerë.

Dhe këtë hap e bëri Bardhyl Mahmuti duke i vënë në këtë vepër gjurmët e vërteta historike me të cilat e ndriçoi të ardhmen tonë kombëtare, e njëherit duke i dhënë propagandës sërbomadhe një rrebesh kritikash për fytyre për propaganda të rrejshme e banale.

Sot jam e bindur se kumbarot si këta që i përmenda edhe e kanë lexuar këtë libër, edhe heshtin.

Ndoshta është mirë t`i zgjojmë nga kjo heshtje. Tu drejtohemi edhe përmes mediave,t`i ftojmë të flasin. Ti pyesim a e kanë lexuar MASHTRIMI I MADH ? , si e bëjnë gjumin. Sepse ska as qetësi e as lumturi me padrejtësi .

A nuk është obligimi i tyre të kërkojnë falje publike? Tu japin fund gënjeshtrave të tyre dhe të pushojnë të përfaqësojnë drejtësinë me hile.

Carla Del Ponto nuk i shikonte vuajtjet e shqipëtarëve , kroatëve e boshnjakëve por akoma kërkonte që nëpër detaje të gjente një djall që do ti ndihmonte asaj ti shpëtonte kumbarit djallëzore me djajt.

Të godasësh me fjalët më të rënda një popull, duke e quajtur mafi organesh rrugëtimin e tyre për liri, tua shash jetën, vdekjen, kanunin, kulturën e kullën ku e marrim bekimin e bukën, kjo nuk është civilizim, kjo do të thot të bëhesh kumbaro me krim.

MASHTRIMI I MADH është një kryevepër historike tejet e qëlluar që nga titulli , e në çdo rresht ngase përçon me dinjitet realitetin e dhënë përmes fakteve që i ka mbledhur nga vet protogonistët që i kan bërë këto krime si dhe nga kumbarot e tyre evropiane; prandaj kur përfundova së lexuari e quajta me të drejtë PARAROJË

E SHEKUJVE këtë libër të librave që e mbrojti si një gjeneral i gjeneralëve luftën tonë çlirimtare.

Lexuesi e shijon qartë se si autori i zë ngusht ata që bien para provimit duke u munduar ti zhdukin gjurmët e krimit. Shpesh edhe i tallë me një humor me aq shije të rrall, dhe kjo e bën edhe më të shenjt këtë patriot të shquar e politolog shqiptar, i cili jo vetëm që ka shkruar rrjedhshëm por ka ditur të komunikoj me lexuesin sikur ta kishte pranë,shumë pranë.

Një ndër shembujt e tillë ku autori i përqesh propagandën sërbe e gjejmë edhe në faqen 412 ku autori tregon se çka kishin shpifur kundër atdhetarit Xhavit Haliti në “Librin e Bardhë” që u shkrua për të shkruar zi për shqipëtar.

Sipas kësaj propagande Xhavit Haliti kishte qenë këshilltar i Enver Hoxhës. Autori e shpjegon se Xhavit Haliti ka qenë i angazhuar vetëm në Kosovë deri në vitin 1986 ndërsa Enver Hoxha ka vdekur më prill 1985.

citoj nga faqja 412 ” Sikur t`i dinin këto të dhëna, nuk e përjashtoj mundësinë që manipuluesit e lartëpërmendur dhe të llojit të tyre , të hidhnin hipotezën se ” diktatori i Shqipëris vdiç nga mërzia se nuk e kishte parë asnjëherë këshilltarin e tij “.

Kemi tallje e fakte të tilla që i zbulon autori sa të natyrës kulturore e deri te ato linguistke.

 

Libri është i shkruar me një gjuhë jashtëzakonisht të rrjedhshme dhe shumë të qartë e shenjtërisht bindëse me faktet që sjell në pah. Lexuesi e përjeton luftën që e kemi përjetuar personalisht ose përmes tregimeve, por lexuesi edhe kënqet kur autori i zë ngusht propagandat sërbe e proserbe ; kur ata manipulojnë pandalë .. por është intelegjenca e fuqishme e Bardhylit e cila i zë ngusht dhe i tallë.

MASHTRIMI I MADH është një grusht i fort kundër gjitha propagandave serbë dhe atyre pro sërbe të cilat e bënë Kosovën çerdhe të zezë. Si vepër e tillë MASHTRIMI I MADH e mbrojti Sovranitetin e vendit, ëndrrën e Kombit,duke i larguar perdet e intrigave mediatiateske sërbe për ti dhënë botës mundësinë që t`i shoh vlerat e shpirtit shqipëtar ashtu siç janë.

Autori pra ka përjetuar thellë në shpirtin e tij të gjitha vuajtjet dhe shpresat e popullit , ka lexuar të gjitha të pabërat që i janë mveshur padrejtësisht, dhe duke e zhveshur historinë nga këto gënjeshtra banale ai e ka vënë në pah para botës pafajsinë shqipëtare.

Janë rrënqethëse faktet të cilat ai i përmend: masakrat, dhunimet, stallat që u bënë krematore për djegjen e kufomave, prerja e kokave, zierja e tyre për llamba, hedhja e trupave të gjallë nëpër bunare, etj.

Kosova ishte një krematore ku Sërbia digjte shqipëtarë për të zhdukur gjurmët nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të gjitha këto fakte i keni te MASHTRIMI I MADH.

Libri është ndarë në kapituj. Secili kaptull posedon lloj lloj informatash, argumete arkivore, propaganda të huaja, literaturë historike, fodullëqe sërbe,…etj . Duke i studjuar e sistematizuar dhe argumentuar të gjitha të dhënat autori ia ka dalë mbanë misionit që kërkonte koha jonë, dhe i ka vënë luftës sonë për liri atë kunorën e lavdishme që e meritojmë.

Të shkruash një libër të tillë, të nxjerrësh fakte e fakte në dritë, të ndalesh në çdo hap të historisë , nuk është e lehtë, por intelektuali, atdhetari, politologu ynë i ka bërë nder gjakut të këtij kombi,gjakut të vet, gjakut të lirisë.

“Libri është përmendore e të gjitha përmendoreve” kanë shkruar dijetarët, e MASHTRIMI I MADH do të lexohet e do të studjohet nga të gjithë brezat e ndërkombëtarët.

Kjo kryevepër është Gjenerali i Gjeneralëve, që ka mbrojtur dinjitetshëm e me dashuri vuajtjet, luftën dhe sakrificat e shqiptarëve në Kosovë, si dhe ngadhnjimin e lirisë me UÇK në ballë dhe ndihmën e gjithë miqëve ndërkombëtar.

Autori me këtë vepër ka kryer kundrejt atdheut një mision të madh duke u bërë Legjend e gjallë. Secili lexues do ta ndjejë dashurinë e tij për atdhe me plot mall. Autori ia ka arritur qëllimit të tij të bekuar. I mbetet lexuesit për ta falëminderuar.

Libri është themeli i shtetit,libri është nder flamuri. Faleminderit shumë Bardhyl Mahmuti !

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...