Home / Lajme / KONJUFCA PROPOZON REFERENDUM PËR TË NDRYSHUAR KUSHTETUTËN

KONJUFCA PROPOZON REFERENDUM PËR TË NDRYSHUAR KUSHTETUTËN

14.03.2017

Konjufca propozon referendum për të ndryshuar kushtetutën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosovës i duhet një kushtetutë e re, e cila nuk ia mundëson askujt bllokimin e çështjeve të ndryshme me votim të dyfishtë.

Sipas deputeti Konjufca, një kushtetutë e re mund të bëhet përmes referendumit.

“Për me e anuluar këtë kushtetutë, nuk mundesh me iu referu kushtetutës, kështu që duhet një referencë nga jashtë,” ka thënë ai.

“Populli e anulon kushtetutën, e shkruan një të re, pa shumicë të dyfishtë dhe kufizimet e tjera”, ka thënë Konjufca për Klan Kosovën.

Ai ka folur edhe për projektligjin për ndryshimin e misionit të FSK-së, për të cilin ka thënë se ka mangësi. Për më tepër, Konjufca ka thënë se iniciativa e presidentit Hashim Thaci për bërjen e ushtrisë është joserioze dhe e shpikur.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...