Home / Opinion / Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

 

Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim
23.02.2017

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se kjo lëvizje do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend.

Ajo ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kadaj-Bujupi ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe, sipas saj, kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm. Ajo ka thënë se Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës. Kurse Malit të Zi, Kadaj-Bujupi ka theksuar se mund t’ia falin qeveritarët e korruptuar, por jo tokën. Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar.

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...