Home / Opinion / Esat Pasha modern!

Esat Pasha modern!

Hashim Thaçi ishte ai argat i Serbisë, që e dëshmoi gjatë marrëveshjes në mbledhjen e Rambujes, duke i lënë hapsirë e kohë prej tri javëve Serbisë që të pozicionoj me më shumë se 250.000 trupa në Kosovë.

Besim Ferizi

Europa shtrigë mbeti ajo që ishte më 1878 & 1913, Esat Pashë Toptanët tonë mbijnë edhe më perfid, ndërsa Avni Rrustem më nuk lindi nëna Shqiptare.
Esat Pashat, e sotëm me ndihmën e sulltan Erdoganit dhe Europës Shtrigë/kurvë frankofane, e kapën, e syrgjynosën Isa Begun e sotëm Ramush Haradinajn, vetëm e vetëm që ti shesin e zgjerojnë territoret e serbo-rusëve.
Sot kur na erdhi vera e pranvera kah dera, dolën në sipërfaqe langojtë e tipit Esat Pasha modern dhe të trajnuar nga Ruso-Franko-Sllavët.
Esat Pashai modern i quajtur Hashim Broja Thaçi, bashkë me ca langojë leckaman, ju vardisën djemve më të mirë të Kombit, djemve të Dukagjinit. Që nga Kral Milani, Karagjorgjeviqët, e Nikolla Pashiqi me Veshoviqin, e deri tek sot Daçiqi e Nikoliqi, armiku më i rrezikshëm i sllavëve të Jugut ishte Dukagjini.
Mu për këtë arsye, Nikolla Pashiqi dhe Veshoviqi kishin dhënë urdhër që burrat më të fortë të Dukagjinit të vriten e syrgjynosen, në mënyrë që të mbajnë primatin sllav në Ballkan.
Dukagjini për serbo-ruso-sllavët ishte zemra e Shqiptarisë, dhe nuk do ti lente sllavët si faktor kryesor në Ballkan, andaj duhet shkatërruar e shtypur në mënyrë konsekuente.
Ja që historia përsëritet, ‘Europa kurvë’ me ndikimin francez nuk ka ndryshuar, e për habinë tonë të madhe, Esat Pashait e Sulltan Erdoganit, lindën e u turrën prapë në ditët tona.
Hashim Thaçi ishte ai argat i Serbisë, që e dëshmoi gjatë marrëveshjes në mbledhjen e Rambujes, duke i lënë hapsirë e kohë prej tri javëve Serbisë që të pozicionoj me më shumë se 250.000 trupa në Kosovë.
Serbia kishte në Kosovë në atë kohë vetëm 3.500 trupa policore e ushtarake të armatosura lehtë në Kosovë, sipas marrëveshjes me OSBE-në. Andaj, këto trupa do të ishte e vështirë që të tërhiqeshin të gjallë në momentin kur do të fillonte aksioni I NATO-s mbi trupat serbe.
Siç e mbajmë mendë të gjithë, aso kohe delegacioni i Kosovës u dakordua të nënshkruaj Marrëveshjen, që do të sillte bombardimin e Serbisë. Kosova me pak mund do të merrte nën kontrollë gjithë territorin e vet, dhe do të çarmatoste ato pak forca Serbe me armatim të lehtë. Problemi do të mbyllej që atëherë, Serbia do të humbte katastrofalisht, dhe Kosova do të çlirohej me plotëkuptimin e fjalës.
Por, serbo-ruso-sllavët, me ndihmën e francezëve e gjetën ilaçin si të shpëtojnë vehten, e bile edhe ti maskrojnë Shqiptarët.
Ai ishte Esat Pashai modern, Hashim Thaçi.
Hashim Thaçi u dha sërbëve dy javë kohë që ti fusin 250.000-400.000 trupa në Kosovë. Këto trupa i mundësuan Serbisë të bëjnë pastrim etnik të shqiptarëve dhe të vras e masakrojë mbi 13.000 civilë, kryesisht gra, vajza, pleq, e fëmijë.
Po, jo vetëm kaq. Hashim Broja/Esat Pashai modern i Erdoganit, ua la 25% të territoreve shqiptare të çliruara sërbëve. E qiti në pritë, si zakonisht, Avni Hajredinin e shokë te tij, pastaj shkoi të qetësoi situatën me miqtë e tij Francez, duke ju lën territorin e Mitrovicës Veriore në dorë.
Hashim/Esat Pashai/Broja nuk u ndal kurrë së vepruari kundër interesave shqiptare, edhe pse dukej se po punon për interesa kombëtare!!!
Të mos i numërojmë të gjitha të bërat e tij.
Vetëm disa më të theksuarat do t’ua kujtoimë Shqiptarëve.
Atë parimin e Dinastisë së Obrenoviqëve, Kral Milanit, Karagjorgjeviqëve dhe të Nikolla Pashiqit, që Dukagjini duhet shkatërruar e nënshtruar në mënyrë që të nënshtrohen Shqiptarët vërdallë, e vazhduan edhe në ditën e sotme Serbo-Ruso-Frankofilët. Prandaj përvolën duart dhe ju turrën Dukagjinit, duke përdor Esat Pashain dhe erdoganistët e tipit të Ali Ahmetit e Musa Xhaferrit.
Esat Pashai/Hashim Thaçi bëri një Konferencë interne me Ali Ahmetin/Abazin e UDB-së në Prishtinë në praninë e Isa Mustafës, dhe prunë vendim që t’i hapin rrugë influencës serbe e ruse në Ballkan. Mentorët e Hashim Thaçit, SDECE franceze ia dhanë të gjitha të dhënat se kush janë GARDA Kombëtare e trojeve Shqipëtare në Dukagjin.
Morën vendim, dhe si rrufeja, në besën Shqiptare, kinse është momenti historik, me i bashkuar trojet tona Shqipëtare, i nisën djemtë legjenda të kombit që ti masakrojnë në Kumanovë.
Qëllimi i serbo-ruso-francezëve ishte që t’i hek (qafe) nga rruga, njerëzit më të fortë të trojeve Shqiptare, në mënyrë që ti realizojnë qëllimet e tyre. Ndërsa, qëllimi i Hashim Thaçit ishte që ti hjek rruge këta djem që në asnjë mënyrë nuk do të lejonin që të shesin trojet shqiptare dhe të formojnë republikë të serbëve në Kosovë. E qëllimi i Ali Ahmetit ishte ti hjek rruge nga pengesat që i bënin në kumarinë e miqësinë me Gruevskin. Po ashtu Gruevski ua kishte frikën se do ti çonin tutje të drejtat e liritë e shqiptarëve në Maqedoni deri në shkëputje.
Të gjithë këta faktorë bashkëpunuan së bashku, ashtu që i hodhën në kurthe perfide, e të tjerrur, të krijuar nga shërbimet sekrete ruse e frënge.
Patën llogaritur se me eliminimin e atyre trimave që u tradhtuan në Kumanovë, do të mbyllej rezistenca. Sa për Ramushin, që ja kishin tmerrin, menduan se është dorëzuar dhe e don vetëm pozitën e kryeministrit. Thjesht mendonin se Ramushi ka heq dorë nga pushka, por e panë se kanë gabuar duke e parë se Rambo shkoi në bjeshkët e Ishtedimit me burrat e Dukagjinit, e bile ishte në gjendje që prapë do i merrte çizmet nga tavani dhe do ti mbathte.
Nuk vonoi plani i Hashim Thaçit/Esat Pashait të shekullit të ri, me aprovimin e logjistikës serbe, ruse e shërbimin francez, e futën në kurth edhe Ramush Hajradinin. E dimë mirë se si po bëhet ky aksion. Të ndalet andej deri sa të aprovohet demarkacioni me Malin e Zi dhe të krijohet Associacioni i serbëve!!!
Sot ishte në Bruksel Hashimi, në të njëjtën kohë kur kishte të dilte para gjykates Rambo. Shumë vite është se Hasha u tha në Bruksel, se po e lëshuat, asnjë marrëveshje nuk arrihet, e bile edhe do të ndez luftë Rambo. Prandaj kërkoi, (me sigurinë më të madhe) që Ramushi të ngelet edhe ca ditë derisa të arrihen ratifikmet e marrëveshjeve. Bile, nuk është e pa realizuashme edhe nëse munden ta dorëzojnë tek serbet në mënyrë që të çlirohen nga rezistenca e Dukagjinit që do të thotë nga rezistenca Shqiptare.
Ju bëj me dije se kanë gabuar Hashimët, Aliat, e Musait, e sotëm.Toptanët e rinjë, sepse rezistenca Shqiptare nuk është shuar me shekuj, ashtu as djemtë e Dukagjinit nuk kanë të sosur.

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...