Home / Opinion / Agolli e vlerësonte Albin Kurtin!

Agolli e vlerësonte Albin Kurtin!

 E premte, 03 Shkurt 2017

 

Në një intervistë për gazetën Shekulli, ndër tjerash, shkrimtari e poeti i shquar shqiptar, Dritëro Agolli, i cili vdiq sot në moshën 85-vjeçare, ishte pyetur edhe për politikanin e brezit të ri që ai e vlerëson.

Ai e kishte zgjedhur deputetin e VV-së, Albin Kurti.

Për të  Agolli kishte thënë se është një djalë i guximshëm dhe se i pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra si flet.

Në pyetjen “Cilin nga politikanët të ri e vlerësoni?”, Agolli ishte përgjigjur:

“Albin Kurtin. Është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet.”

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...