Home / Lajme /

Ymeri: Kërkojmë urgjentisht lirimin e Haradinajt dhe Qeveria të merrë masa kushtëzuese ndaj Serbisë

ymeri

Në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili thotë se arrestimi i tij me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm, transmeton KosovaPost.

Ymeri thotë se me këtë rast tregohet se nuk është Kosova që duhet të ndryshojë ashtu sic po kërkohet, por të ndryshoj duhet Serbia,

Ja postimi i tij:

Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...