Home / Opinion / Kadaj-Bujupi: Astriti vdiq në duart e ministres Hoxha

Kadaj-Bujupi: Astriti vdiq në duart e ministres Hoxha

Kadaj-Bujupi: Astriti vdiq në duart e ministres Hoxha

28 Dhjetor 2016

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është përgjegjësja kryesore në rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj lëvizjeje në qendrën e paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari.

Ajo në Interaktiv të KTV-së, ka akuzuar ministren Hoxha se po mundohet të mbrojë me çdo kusht pushtetin dhe nuk po vepron sipas përgjegjësisë që ministrja ka.

“Astriti vdiq në duart e saj. Ai vdiq në duart e shtetit, duke u mbajtur peng nga shteti që e arrestoi dhe e mbajti të pafajshëm”, ka deklaruar ajo në Interaktiv.

Kadaj-Bujupi po ashtu ka akuzuar Hoxhën për kërkesën që i ka bërë kryeprokurorit për hetim të mjekëve ligjorë të angazhuar nga Vetëvendosje lidhur me rastin Dehari.

“Në vend se të marrë përgjegjësinë, po kërkon hetime dhe urdhëron prokurorin që të hetojë mjekët dhe avokatin e familjes. Kjo është kulmi i veprimeve joserioze dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut e të gjitha praktikat në nivel rajonal e ndërkombëtar”, ka shtuar ajo446Share to ViberShare to More

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...