Home / Opinion / “Lopa” dhe gazetaria shqipe!

“Lopa” dhe gazetaria shqipe!

 

“Lopa” dhe gazetaria shqipe!

Janë çuar i madh e i vogël, zëdhënës të pushtetit, gazetarë e gazetare e spiunë ambasadash, e po “qajnë e po klithin” për ofendimin publik verbal ndaj minstres së (pa)drejtësisë zonjës Hoxha.
Ofendimet janë të papranueshme, të paarsyeshme nga cilado anë qofshin ato. Megjithatë, të shigjetosh se “u ofendua një grua, një nënë e një femër”, e në anën tjetër, “të harrosh” të shigjetosh faktin se një nëne i vranë djalin, i vodhën dritën e syrit: se një gruaje i vodhën bashkëshortin, shokun dhe mikun e jetës, të harrosh të mos e bëshë “lajm” vrasjen e nje babai të një fëmiu të palindur në barkun e gruas-nënë, është dyftyrësi, josinqeritet dhe njënashmëri politike.

Të nderuar lexues,
kam një pyetje publike: Të jesh shërbëtore e pushtetit të bëjka me grua dhe më me vlerë? Ti, qenke jo-grua dhe jo-nënë, nëse vjen nga fshati, nga papunësia dhe nga opozita?

Largimi i vëmendjes së popullit nga problemet jetësore, në të cilat e ka katandisur qeveria e shekullit XIV këtë popull: siq janë mungesa e sigurimeve shëndetësore publike, papunësia, formimi dinak i shtetit serb në zemër të Kosovës, dhunimi dhe vrasja e të burgosurit politik, krimi i organizuar ekonomik nga qeveritarët dhe orientimi i opinionit publik tek fjala ofenduese “lopë”, metaforë kjo për ministren e (pa)drejtësisë zonjës Hoxha, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit për të „shitur“ dhe për t`i dhënë debatit kahje tjetër, ku këta e dëshirojnë; Pra zhvendosjen e opinionit publik nga problemet madhore sociale e kombëtare tek një fjalë, që eshtë prodhim i politikave edukative, arsimore e kulturore të pushteteve të Kosovës.

Jam mëse i bindur, bazuar në provat që na i kanë dhënë në publik ketä pushtetarë, se fjala “lope” është e integruar në fjalorin e tyre të përditshëm brenda-familjar.

Të nderuar lexues,
fjala “lopë” konoton padishmëri dhe jo-logjikë, por ajo, lopa, është e dobishme për njeriun: na jep qumshtin dhe mishin. Do të doja e do të deshiroja, që disa minstra dhe ministresha të pushtetit të Kosovës të jenë, së paku, të dobishëm për shoqërinë, sikurse shtaza shtëpiake e padëmshme por e dobishme, “lopa”.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...