Home / Opinion / Platforma për federalizimin e Maqedonisë

Platforma për federalizimin e Maqedonisë

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – STATUSI POLITIK

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni duhet të shtrohet në rrugën politike demokratike dhe paqësore. Ajo mund të zgjidhet me realizimin e kërkesave të poshtëshënuara:

Të krijohen në Maqedoni dy entitete: entiteti shqiptar dhe entiteti sllavo-maqedonas. Kufijtë e entitetit shqiptar do të shtriheshin deri aty ku flitet gjuha shqipe, e ajo flitet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë: në Kumanovë, në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Dibër, në Kërçovë, në Strugë. Shqiptarët jetojnë në trojet e tyre etnike edhe në Ohër, në Prespë, në Resnjë, në Manastir, në disa fshatra të Velesit dhe të Prilepit; ose

Të krijohet në Maqedoni njësia politiko-territoriale shqiptare në të cilën do të përfshiheshin qytetet e sipërthëna, prej Kumanove deri në Strugë;

Federalizmi i Maqedonisë;

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin e Maqedonisë;

Nxënësit maqedonas ta mësojnë shqipen si lëndë detyruese, që nga klasa e tretë e arsimit fillor, njashtu siç e mësojnë edhe nxënësit shqiptarë maqedonishten;

Themelimi i një parlamenti dydhomësh: dhoma e qytetarëve si dhe dhoma e dy bashkësive etnike, në të cilën ligjet dhe aktet e tjera normative do të miratoheshin njëzëri apo me konsensus. Me fjalë të tjera, bashkësitë etnike do të kishin të drejtën e përdorimit të vetos;

Ndryshimi i flamurit të shtetit, për arsye se me të identifikohet bashkësia etnike sllavo-maqedonase;

Ndryshimi i himnit të shtetit, për arsye se me të identifikohet bashkësia etnike sllavo-maqedonase;

Ndryshimi i stemës së shtetit, për arsye se ajo nuk përmban asnjë karakteristikë të bashkësisë etnike shqiptare;

Lufta e 2001-shit të zërë vendin e merituar në historinë e Republikës së Maqedonisë dhe të përfshihet në tekstet shkollore dhe universitare të këtij vendi;

Të zgjidhet statusi i dëshmorëve të luftës së 2001-shit;

Të zgjidhet statusi i invalidëve të luftës së 2001-shit;

Të zgjidhet çështja e ndërrimit të emrit në mënyrë që Maqedonisë t’i hapet shtegu i integrimit euro-atlantik;

Të bëhet regjistrimi i popullsisë sipas standardeve evropiane;

Buxheti i shtetit të ndahet në mënyrë proporcionale si dhe në bazë të kontributit ekonomiko-financiar të shqiptarëve në krijimin e tij, duke përfshirë edhe mjetet financiare të diasporës shqiptare që derdhen çdo vit në Maqedoni;

Investimet e huaja të realizohen në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në përputhje me potencialin demografik të shqiptarëve si dhe me kontributin e tyre ekonomiko-financiar;

Të intensifikohen marrëdhëniet e gjithanshme midis Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe Maqedonisë dhe Kosovës;

Studentët e dalluar shqiptarë në ngarkim të buxhetit të shtetit, të dërgohen për ngritje profesionale dhe për specializime në botën e jashtme;

Pjesa shqiptare e mjeteve, e harxhuar për projektin “Shkupi 2014”, t’u kthehet shqiptarëve;

Të themelohet Gjykata Speciale e cila do të merrej me procedimin e rasteve që burojnë nga përgjimet;

Të zgjidhet statusi i ish të burgosurve dhe i të përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni që kanë vuajtur dënime nëpër burgjet jugosllave, që nga viti 1944 e këndej;

Të lirohen nga burgjet e Maqedonisë të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë;

Një pjesë e të dënuarve shqiptarë t’i nënshtrohen rigjykimit, në mënyrë që e vërteta të dalë në shesh;

Të ndërtohen në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë zona të lira ekonomike;

Të ndërtohen vija hekurudhore moderne me të cilat Maqedonia do të lidhej me Shqipërinë dhe me Kosovën;

Të bëhen investime infrastrukturore kapitale në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, duke ndërtuar autostrada moderne në vijat:

Gostivar – Qafa e Thanës;
Tetovë – Glloboçicë;
Tetovë – Prizren, duke çelur tunel nëpër malin Sharr;
Shkup – Prishtinë;
Të ndërtohen rrugë automobilistike në fshatrat e rrethit të Kumanovës që lidhen me Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë);
* * *
Refuzimi i kërkesave, nga pala sllavo-maqedonase, për një status shtetformues të shqiptarëve, mund t’i shtyjë ata:

– të veprojnë politikisht – jashtë institucioneve të shtetit;
– të zbatojnë politikën e mosbindjes civile pasive;
– të ndjekin politikën e mosbindjes civile vepruese;
– të krijojnë sistem paralel;
– të realizojnë të drejtën për vetëvendosje.

Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë paraqet vazhdimësi të pashkëputur etnike, gjuhësore, historike, kulturore dhe etnografike të trojeve kombëtare shqiptare në gadishull.ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – STATUSI POLITIK

Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë paraqet vazhdimësi të pashkëputur etnike, gjuhësore, historike, kulturore dhe etnografike të trojeve kombëtare shqiptare në gadishull.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...