Home / Opinion / UNË JAM UNË,-DHE, JO VETËM UNË!

UNË JAM UNË,-DHE, JO VETËM UNË!

Shkruan: Fadil Shyti

Nuk jam i tëri, ai që do të dëshiroja të isha…,

-por, as nuk jam tjetërsuar, për asnjë çmim!

Tash e 24 vite, si një rrap shekullor,
i degdisur, i copëtuar,-por kurrë i dorëzuar,
në metropolet e botës së ligë,
që gjatë shekujve,-na i dha dhurata;
tragjeditë, shtrëngatat-mërgatat,
-po ngritem dhe po bie,-nga stuhitë,
-dhe,-përsëri, e përsëri,-po ngritem vertikalisht,
Drejt Diellit , drejt Tokës..,
Ah!…
Kam dashur dhe po dua,- me drejtësi:
të sfidojë, të godas pamëshirë, Zezëbotën!
…Prej djersës,
lotëve,
ideve-zjarishte,
-prej gjakut tim,
-disa, po marrin dritë,
disa, po majmen,
disa, rrugët po i humbin në oborret…,
-shpërthimi i revoltës sime…,
përhapja e DRITËS dhe tymit tim;
-prej penës sime…,
-disa po i tmerron,-e VËRTETA dialektike,
PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE,
-po donë me i mbytë!…
19. Dhjetor, 2016

 

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...