Home / Lajme / Shërbimet e sigurimit ndjekin liderin e ISIS që fshihet në Beograd

Shërbimet e sigurimit ndjekin liderin e ISIS që fshihet në Beograd

 

Shërbimet e sigurimit ndjekin liderin e ISIS që fshihet në Beograd

 

abdulbaset
Zbulimet e policisë serbe se në territorin e Beogradit po qëndron pjestari më i kërkuar i ISIS Abdula Baset el Sarout nga Siria ka ngritur në këmbë shërbimet sekrete dhe ato të sigurisë në këmbë për ta gjetur atë, raportojne mediet serbe, transmeton presheva.com.

Besohet se ai ka arritur në Beograd së bashku me emigrantët andaj edhe policia serbe disa ditë intenzivisht po kërkon Abdul Baset el Sarout nga Siria, pjestarë të ISIS-it, për të cilin besohet se me kanale ilegale së bashku me emigrantë ka hyrë në Serbi dhe momentalisht fshihet në territorin e Beogradit.

Sarout konsiderohet si njëri ndër liderët e ISIS në qytetin e tij të lindjes Homs, është shumë i popullarizuar në Siri dhe ka qenë si portier në ish kombëtaren e Sirisë në futboll.

Në fillim të konfliktit në Siri ai ka qenë në forcat e opozitës. Ka qenë aktivist i madh dhe ka manipuluar me aksionet ushtarake të opozitës. Më vonë ai iu është bashkuar ISIS pasi kishte akuzuar opozitën se ka tradhëtuar revolucionin Sirian.

Për shkak të popullaritetit të tij dhe luftës kundër regjimit në Siri për të janë incizuar edhe shumë filma, ku njëri ndër më të popullarizuarit është edhe “Kthimi në Homs”, një dokumentar i i vitit 2013.

Abdul Baset ende nuk dihet se prej nga ka ardhur në Serbi dhe Beograd si dhe qëllimi i tij.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...