Home / Histori / LETËR E HAPUR, Kush duhet të vendosë për të ardhmen e Kosovës?

LETËR E HAPUR, Kush duhet të vendosë për të ardhmen e Kosovës?

Ministrit të punëve të jashtme të Danimarkes- z. Per Stig Møller,

Sekretarit gjeneral të OKB-së Kofi Annan

 

LETËR E HAPUR

Kopenhagë,  05.10.2005

 

Kush duhet të vendosë  për të ardhmen e Kosovës?

 

Këto ditë pritet të publikohet raporti  për situatën në Kosovë , raport ky i përpunuar për sekretarin gjeneral nga Kai Aide. Raporti do të  përmbaj njoftimin se sa shqiptarët i kanë plotësuar kërkesat e të ashtuqujturave satandardet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut ,të cilat OKB-ja i ka vendosur që t`i ndërlidhë drejtëpërsësdrejti me çështjen e së ardhmes së Kosovës.

Para 6 vitesh u nënshkrua Marrëveshje e Rambujës,  në emër të popullit shqiptarë po u paraqitur fare një debat të gjerë popullor. Përfaqsuesit shqiptarë u detyruan ta nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe pastaj t`i proklamojnë popullit se çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës u zgjodh! I premtuan atij se kjo do të zgjidhet sipas vullnetit të popullit!…

 

Por në vend të zgjedhjes së çështjes kaq madhore; pasoi  persekutimi i një milion shqiptarëve dhe luftërat në Kosovë: 120.000 shtëpi u dogjën nga militarët serbë, 20.000 gra u dhunuan, 12.000 persona u vranë. Pas luftës, zot i pushtetit  real u bë  UNMIK- u.Asnjë nga  premtimet për shqiptarët nuk u realizuan, 3000 persona të zhdukur ende nuk janë gjetur.Kosova vazhdon  të jetë nën kontroll të UNMIK- ut. Sot, papunësia në Kosovë  ka arritë në 70%, shumë më lartë se në  ndonjë vend tjetër në Evropë. Sipas Bankës Botërore, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk  ka zhvillim ekonomik( rritje ekonomike). Sistemi arsimor po bie. Edhe pse numri i të rinjve është në rritje , numri i studënteve ishte shumë i vogël në vitin shkollor 2004/2005 se në vitin shkollor 1998/1999,  kur polocia serbe dhe studentët dhe mësimdhënësit shqiptarë ishin në kacafytje të përditshme, me policinë serbe.Krahas kolapsit ekonomik kriminaliteti ekonomik zgjerohet para syve të UNMIK-ut.

Zhvillimi në Kosovë vazhdon krejtësisht në rrugë të gabuar.

Unë kam një njohuri solide për  Kosovën por nuk mund të përmend  se asnjë lëmi ku shqiptarët kanë një gjendje të mirë.

Frustracionet po shtohen dhe gjendja mund të ndryshojë shumë shpejtë,  në eskalimin e demonstratave të mëdha si në vitin 2004 ku shumë persona humbën jetën.

Më lejoni të kujtoj se pas konfliktit të përgjakshëm ish udhëheqsi i UNMIK-ut Hari Holker pat premtuar se do t`i shqyrtoj ankesat e popullit ( qytetarëve) kundër polocisë dhe ushtarëve për reagimet e tyre brutale ndaj demonstratave paqësore.As edhe ky premtim i UNMIK-ut  nuk u realizua.Në një varg rastesh UNMIK është sjellur shumë ashpër ndaj aksioneve paqësore të shqiptarëve. Shumë persona , vetëm se kanë organizuar  demonstrata, për shprehjen e mendimit të lirë,  janë  arrestuar nga UNMIKU-u. Këto që janë të mbrojtura me ligj në Danimarkë.

Por, kush i mbron shqiptarët në Kosovë?

Habia më e madhe mendojmë ne është kur komuniteti ndërkombëtar është kur ju mendoni se për çështken e Kosovës do të vendosë OKB-ja e jo populli i saj, na mendojmë se  kjo është antidemokratike.

 

Për ardhmërinë e Kosovës duhet të vendosë popoulli i saj!

 

Dihet historikisht deri sot që çdo herë kufijtë  në Ballkan janë ndryshuar, e kurrë s´ janë pyetur shqiptarët. Popujt tjerë në ish-Jugosllavi kishin të drejtë  që të vendosin për fatin e tyre me anë të Referendumit. Edhe shqiptarët, unanimisht, kërkuan lirinë e tyre  përmes një Referendumi në Kosovë por fuqitë e mëdha refuzuan të njohin rezultatin. Dhe nga atëherë zhvillimet muarën kahjen e gabuar dhe gjendja në Kosovë vazhdoi të keqësohet .

 

Pse Danimarka nuk e përkrahë  idenë që shqiptarët të dëgjohen dhe vetë të vendosin për fatin e tyre përmes një Referendumi, të vendosin vetë për të ardhmen eKosovës?!

 

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë që  kanë marrë pjesë më pak se 50% , nga shumë qyteatarë të Kosovës, ka pasur ankesa dhe j anë cilsuar si jo demokratike për faktin  se nuk kanë  pasur mundësi të votojnë për kandidatin e dëshiruar pasiqë është dashur të votohet vetëm për partinë,me lita të mbillura.Një gjë e tillë s´do të ishte e mundur në Danimarkë.

 

Si rezultat i kësaj situate kritike në Kosovë është themeluar  Lëvizje për Vetëvendosje;  nën udhëheqjen e Albin Kurti – ish lider i Lëvizjes Studentore të vitit 1997/1998 , i cili ishte burgosur nga policia serbe gjatë bombardimeve të NATO-s dhe u liriua vetëm pas përfundimit të luftës.

 

Albin Kurti dhe kjo Lëvizje që e udhëheq Ai , shprehë  pa dyshim,  dëshirën për VETËVENDOSJE të shumicës së popullit shqiptarë në Kosovë.

Mendojmë se është ide antidemokratike që të organizohen negociata në qarqe të ngushta nga politikanë të zgjedhur; por  kërkojmë të dëgjohet vullneti i  populli të Kosovës për herë të parë në histori se si e dëshiron të deklarohet, të përcaktohet për ardhmërinë e vet.

 

Me nderime!

Në emër të Lëvizjes  Vetvendosje!

Xhemil ZEQIRI, Kopenhagë

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...