Home / Lajme / Pushteti i përfshirë nga frika

Pushteti i përfshirë nga frika

Ditët e qetësisë relative, krahasuar me atë që jemi mësuar të shohim e lexojmë, ndodhën disa “vogëlsira”. Vogëlsira, sepse buja e madhe mediale u fashitë, edhe pse këtë kohë relativiteti e përcollën, mohimi i historisë (1989-1992), me rastin e përvjetorit të vdekjes së dëshmorit Halil Alidemit, ku folësit dhe organizatori u mjaftuan me pamflete politike, për kohën e bashkëveprimit me këtë personalitet. Madje njëri nga ata edhe e nëpërkëmbi veprimtarinë e Tij, duke cituar “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë) gjoja se ia paska recituar në vitin 1980. Dihet se atë kohë dominonte platforma politike e bashkimit kombëtar dhe parulla në fjalë ka dalë në pah, në gjysmën e dytë të vitit 1981.

Këtë kohë “heshtake” e karakterizoi edhe procesi i montuar politik për aktivistët e Vetëvendosjes, për veprimtarin e tyre në vitin 2009 dhe thua se ky proces është i vogël dhe nuk pati nuanca politike, që mundohej të përfitojë Qeveria, kredibilitet te EULEX-si (lexo: te Bashkësia Evropiane) se ne po i ulim në bankën e të akuzuarve vandalistë dhe i plotësojmë kriteret për viza.
Në këtë kohë u ndrydhën shumë gjëra për opinion, madje edhe dështimi i qeverisë, për t’ua mbushur mendjen evropianëve për liberalizim vizash dhe mbetën pa adut kujdestarie, sepse nuk pati gazë lotsjellës, nuk pati protesta në rrugë, nuk pati përballje të ashpra, mes dy palëve kundërshtuese përmes platformave politike, ndarje apo tërësi territoriale e Republikës së Kosovës, mirëpo, për këtë u kujdes Presidentja Atifete Jajaga (lexo: Hashim Thaçi) për krijimin e komisionin për demarkacioni vetëm me ndërkombëtar, duke injoruar ekspertët kombëtarë, që shumë ishte përfolur për një komision të përzier, madje duke e lënë në fuqi veprimi edhe më tej Komisionin e Qeverisë – në krye me Mehën.
Këtë kohë e plotësuan, si gjithnjë “analistët”, që kanë filluar të luajnë rolin e hetuesve, si dikur organet e UDB-së, për të parë se ku janë synimet e akëcilit subjekt politik, cilat janë rrugët e qasjes së problemeve të pazgjidhura dhe sa ka forcë të qëndrojë kjo Qeveri në pushtet. Analistët përfolën edhe ndarjen e votave në Kuvend, në mes dy subjekteve të koalicionit dhe gjatë përfoljes ulnin në bangën e të akuzuarve secilën prej tyre, varësisht se kah anonte analisti i “pavarur”. Ky fenomen ishte përhapur edhe më shumë nëpër fshatra, herë duke cituar “analistët” herë duke bërë analiza vet, e herë duke cituar qeveritarët dhe argatët e tyre. Por u heshtë edhe blerja e votës për president nga lista serbe, në këmbim me arsenalin e doganës. Pra, kurrë më shumë nuk ka qenë në veprim shtypi i verdhë dhe kolona e pestë
Këtë kohë e karakterizoi edhe skena politike, por liderët dhe analistët po fshihen për të mos e thënë të vërtetën, se dyja koalicionet janë në shpërbërja dhe ky është një sinjal, se nuk do t’i kemi larg zgjedhjet e parakohshme. Ma çarallazi po del të jetë Isa, nuk ka faj, ka filluar të shkruaj në faqebook dhe si Kryeministër po mundohet të përcjell “fansat” e vet, por i dehur nga falja e bëmave kundër kombëtare për dhjetëvjetsha, nuk po e kontrollon mendjen për atë që e thotë dhe herë pas here krijon skandal. Por skandali i fundit, sikur nuk arriti t’ia thotë gazetarit atë që duhej thënë, se faqebooku mbetej dokument, ia tha përmes telefonin. Ende bota demokratike nuk e kupton, se ne ia kalojmë për demokraci, madje edhe me shprehjet e Kryeministrit dhe ish zëvendësit të Tij. Pra e themi pa droje e kompleksi, atë që mund t’ia themi gjithkujt kur jemi në kafe me kokën plotë alkool. Edhe në këtë rast vrapuan “analistët” për të zbërthyer mendimin e Kryeministrit, se ka dashtë të flasë kështu apo ashtu, se nuk është kuptuar drejtë.
Po gjatë kësaj kohe edhe Amnesti Internashional kërkoi, për herë të tretë, ndërmarrjen e veprimeve për ndërhyrje të tepruar në demonstrues të opozitës, kryesisht me datën 28 nëntor. Vetë fjala e tepruar e përmendur në kërkesë, jep për të kuptuar se është përdor dhuna dhe dhuna si dhunë duhet dënuar. Por kotë e ka kjo organizatë, sepse që nga urdhërdhënësi deri te zbatuesi e kishin tepruar dhunën, për këtë kam shkruar në kohën kur ka ndodhur ngjarja, prandaj përgjigje nuk ka nga kush ta merr, sepse Ministri Skender Hyseni, më falni për këtë gabim, se për momentin është në grevë të heshtjes dhe nuk e thyen grevën për të madhin kiamet, sepse për të gjitha këto që kanë ndodhur gjatë dhunës së tepruar, e ka zëvendësuar Isa, qoftë në deklarime publike, qoftë në mbrojtje të stafit komandues e zbatues edhe deri te Brukseli dhe për të përforcuar mendimet e Tija, në ndihmë i vinte zëvendësi, e ky sot ka kaluar në kohën e heshtjes për të marrë postin e presidentit, prandaj A.I. do të mbetët pa përgjigje, sepse nuk ka adresë ku duhet kërkuar.
Është edhe një veçanti, të cilën nuk e trajtojnë “analistët”. Ndoshta e kanë nuhatur se pushtetin e ka përfshirë frika, por nuk guxojnë ta vënë në pah. Kjo frik e kishte kapluar edhe Rugovën dikur, sepse Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi, nofkë lufte) kishte filluar të zhbllokojë të vërtetën për Kosovën dhe rreth Kosovës, prandaj e larguan nga Kosova, ku veç ishte stabilizuar. Të njëjtin veprim e bënë pushteti sot, ku dy aktivistë të Vetëvendosjes i arreston dhe i dëbon nga Kosova, ndërsa në anën tjetër, prej Serbisë mundën për të ardhur edhe kriminelët e luftës të dëshmuar nga qytetarët. Këtu mundën edhe të organizohen zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë, ndërsa shqiptarët e kanë të ndaluar të qëndrojnë edhe si turist, pse trokasin në dyert e subjekteve opozitare.
Në këtë kohë të “heshtjes” kanë ndodhur edhe gjëra tjera, siç e kemi edhe këmbënguljen për fuqizimin e marrëveshjes për Zajednicën, nga Kryeministri Mustafa, epo ky ka mision për të ecur tutje nga punëdhënësi, por nuk e kanë mision ta zbërthejnë “analistët” oborrtarë dhe politikat redaktuese të shumicës së mediave, vizuele, elektronike dhe të shkruara, sepse kanë të lidhur duar e gjuhës me pranga mesjete.
Prishtinë, 21.03.2016

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...