Home / Lajme / DHE DRITË U BË

DHE DRITË U BË

Nga Iliriana Koleka

Poezi
DHE DRITË U BË

Errësira e thellë u tkurr
Qartësia breu dyshimet, me dhëmbë të bardhë plisesh
Mugëtira e agimit u end si një vello e tejdukshme nusesh
Majat e mprehta të bjeshkëve u mbuluan me qumësht
U fik dhe dëshira e fundit për arratisje nga jeta
Me fërshëllimat e lehta të zjarreve të natës
Dhe dritë u bë

Çfarë mrekullie është drita
I ngjan zërit atdhetar, të cilit i jemi falë
Ngjall emocione të paharruara
E na mban gjallë, midis natës vdekje kallëse
dhe ditës shpresë dhënëse.

PUTHJE NË BORË

Kur u puthëm në bore, asnjë s’e vuri re
Që puthja krahët hapi, dridhshëm mbi dhe
Ai çast i lumnueshëm, shpëtoi gjithësinë
Se buzët tona u puqën pa inat e pa sqimë
Dashuria dha dritë, dashuria këndoi
Si bilbileshë fatlume, botën shënoi
I dha njerëzve kudo, më të çmuarin ngazëllim
Do fillohej nga e para dhe këtë herë, më mirë.
2015-02-19

MODHERNËT RENEGATË

Më të poshtrit URIAHIPË janë ish komunistë
Vëllezër e nipër plehra, me gjakun e pistë
Bëjnë transfuzione të shpeshta, me RH negativ
Që të rrisin çdo ditë vlerën prej dylberi -vampir.

Modhernët URIAHIPË bëjnë be për kapitalizmin
Janë gati të bien dëshmorë, siç “ranë” për komunizmin
Tallen me të pazhvilluarin, artin socialist
Eksperimentojnë gjitha ngjyrat, veç të kuqes, që kanë shitë.

Kur i takon, s’përshëndesin, po të mbysin me këshilla
Qepe dhe mos fol, se na ikin të mirat
Po mos loznim ne si dopioxhokistë
Familja degjeneronte në palo marksistë.

Vjellin kundra Enverit, këto sorrat e konsumit
Pispillosen shumë, se do shesin trupin
Renegatë të qelbët, që s’lënë gjë pa sharë
Duhet të valojë druri, që të sillen në kandar.
Shkurt 18 në orën 5:41.

NUK GUXOJ

Nuk guxoj të të kërkoj puthje
Se gjithë të mirat s’mund t’i kesh
Po e di, që po të thirra
Kudo qofsh, ti më mbështet.

Nuk guxoj t’i ngjitem qiellit
Pa të zgjatur dorën ty
Se e njoh, ai hakmerret
Me erë të ftohtë dhe stuhi.

Nuk guxoj të humb lidhjet
Se të vdes është shumë e mundshme
Dua të të lë amanetet
Dhe pasuritë e patundshme.

Ti e di që kam gjithsej
Vetëm ty si pasuri.
Kur të iki do të lë peng
Deri sa t’shihemi përsëri.
Shkurt 18 në orën 1:35.

Populli

MARKO BOÇARI

Një harap me karabinë
u ngulë e shtroi synë
Goditi bajrakn’ e mirë
Marko Boçari shahinë!
Erdhi Kosta vet i tretë
“More shokë, gjithë erdhët
S’prit të vinja edhe unë,
Vriti, shokë, Shqipëtarë,
biru qënet, se më vrane
Mermëni sa jam i gjallë
më muarë plumbi ndë ballë.
Shkurt 18 në orën 11:12.

TI JE NJË SHKELJE LIGJI

Ti je një shkelje ligji
I shpëton gjithë statistikave
Ditëve mbyll petalet e tkurresh
Netëve më kërkon rrugicave

Kështu u pamë, fare rastësisht
Në rrugët e një lulishteje
Të vetmuar mëndërisht
Nga padashuria e viteve

Në se probabiliteti ka ligjet e tij
Me hedhjen e monedhës kokë a pil
Me të bardhën, që s’është e zezë
S’është as gri e s’mund të jetë jeshil

Ti je një shkelje ligji
Nuk je llogjikë e thatë
Çel petalet kur vjen nata
Dhe i mbyll me mua bashkë.
2015-02-15

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...