Home / Lajme / Beqir Elshani: Anekdota

Beqir Elshani: Anekdota

1. LETRA E GJYSHIT
– Ime mbesë, ti me bashkëshortin dhe fëmijët jeni të mirëseardhur për vizitë në Bruksel, – kështu i shkroi gjyshi mbesës së tij në Kosovë.
– Më falë gjysh, nuk mund të vijmë t’ju vizitojmë në Bruksel, për shkak se Kosova nuk po i falë troje Malit të Zi dhe Serbisë, – ia ktheu përgjigjen mbesa gjyshit në Bruksel.

2. DREJTËSIA DHE PAQJA
Në hyrje të parlamentit qëndrojnë me dhjetëra policë të armatosur, për shkak se mbahen zgjedhjet parlamentare. Pas hyrjes së deputetëve simpatizantë, arritën edhe dy deputetë tjerë.
– Si quhesh? – e pyeti njëri prej policëve.
– Paqja, i nderuar, – u përgjigj delegati dhe polici e lejoi të hyj në sallë. Pastaj e pyeti të dytin:
– Si quhesh?
– Drejtësia, i nderuar, – u përgjigj i dyti.
– Këtë arrestojeni, – i urdhëroi eprori policët pranë.

3. FLAMUJT NË GJYSMËSHTIZË
– I dashur, kush ka vdekur, në rrugë janë vënë flamujt në gjysmështizë? – pyeti bashkëshortja kur prej dritares pa flamujt në rrugë.
– Nëse flamujt janë blu, ka vdekur Qeveria; nëse janë kuqezi, mos pyet… – tha bashkëshorti që ishte në dhomë.

4. POLITIKANI DHE LEPURI
– A më shpejt vrapon politikani apo lepuri? – pyeti gjyshi nipin.
– Politikani e ha lepurin dhe pa konkurrencë arrin i pari, – u përgjigj nipi duke qeshur.

5. I DEHURI DHE I ÇMENDURI
– Cili prej tyre ia liron rrugën, i dehuri të çmendurit apo i çmenduri të dehurit? – e pyeti babai të birin.
– Unë të dyve ua liroj rrugën, – u përgjigj i biri.

6. SUNDIMI I BURRIT
– Si quhet forma e sundimit në të cilën burri e shtyp gruan? – pyeti arsimtari i sociologjisë nxënësit në klasë.
– Arsimtar, burri nuk e shtyp, por e mbyt gruan… – ia ktheu me revoltë nxënësja.

7. BOMBA ATOMIKE
– Ç’është bomba atomike? – e pyeti mësuesi nxënësin.
– …është DINAMIT shumë i fuqishëm, – u përgjigj nxënësi me nxitim.

8. Ç’ËSHTË ETIKA?
– Ç’është etika? – e pyeti një nxënës shokun e klasës.
– Etika është element kimik, – u përgjigj tjetri.
– Po shihet që je filozof i zoti, – ia ktheu me ironi shoku i tij.

9. MARTESA AUTONOMIA
– Cila martesë është më e mirë, poligamia, monogamia apo bigamia? – pyeti një delegate kolegen në parlament.
– Martesa më e mirë është autonomia, – u përgjigj e dyta.
– Duket se dajat i ke në Serbi, prandaj je dashuruar në Autonominë, – ia ktheu e para.

10. FABRIKA E MAKIAZHIT
– Ku gjendet fabrika e makijazhit? – pyeti një zonjë.
– Mendoni për ndonjë shitore…? – ia ktheu tjetri.
– Jo, për fabrikën, dëshiroj të zhduk rrudhat në ballë, – vërtetoi e para.

11. SËMUNDJA E STANDARDIT
Burri kthehet prej shtëpisë së shëndetit në banesë dhe gruaja e pyet:
– A u kontrollove te mjeku?
– Po. Më tha që jam i dobët në sistemin nervor, prandaj më këshilloi të mos dalë në treg, për shkak se kur t’i shoh çmimet e larta, mund të më bie të fikët, – tregoi bashkëshorti.

12. GJUMASHËT
– Si quhen ata njerëz që flenë 8 orë në ditë dhe 6 orë pinë kafe? – pyeti arsimtari nxënësin.
– Hulumtues, arsimtar, – u përgjigj nxënësi me nxitim.
– Jo, quhen përtacë, ata as gjëmimi i topave nuk i zgjon prej gjumit, – e korrigjoi me zemërim arsimtari.

13. AHMET ZOGU
– Qysh quhet Ahmet Zogu shqip? – pyeti një plak fqinjin e tij.
– Sipas Fan Nolit quhet katil, sipas Migjenit gjakpirës, kurse sipas Nikolla Pashiqit – pobratim, – tregoi fqinji.

14. BËHU MILIONER
– Nëse di të përgjigjesh në pyetjen e fundit se cilin prej gjinive letrare ka shkruar shkrimtari (…): a) vjersha, b) drama, c)tregime apo d) romane, mund të fitosh një milion korona. Mendoj se pyetja është e vështirë, prandaj duhet të përcaktohesh? – kështu e parashtroi pyetjen udhëheqësi i programit të lojës në televizion.
– Unë them që shkrimtari (…) asnjërën prej këtyre gjinive letrare nuk i ka shkruar, – u përgjigj kandidati.
– Urime, përgjigja është e saktë! Me këtë përgjigje fituat një milionë korona, – uroi udhëheqësi i programit të lojës.

15. MUNGESA E UJIT TË NGROHTË
– Ç’duhet bërë kur të mungojë uji i ngrohtë në banesat tona? – pyeti njëri fqinjin e tij gjatë dimrit.
– Duhet të protestojmë para organeve komunale, përndryshe mund të sëmuremi? – u përgjigj i dyti.
– Jo, duhet falënderuar që ka ujë të ftohtë, – ia ktheu përgjigjen fqinji i zemëruar.

16. BANORËT E QYTETIT
– A e di kush e do më shumë qytetin? – pyeti njëri mikun e tij.
– Banorët, i nderuar, – u përgjigj i dyti.
– Jo, minjtë e duan, – shpjegoi i pari.

17. ZEMRA E FARAONIT
– A e di pse priftërinjtë në piramidat egjiptiane ia kanë hequr zemrën faraonit? – pyeti njëri shokun e tij.
– Sepse kanë pasur frik që faraoni ngrihet prej varrit, prandaj për të qenë vdekje e sigurt, e kanë varrosur pa zemër, – u përgjigj i dyti.

18. KOSTUMI KOMBËTAR
– A pajtohesh t’i ndërrojmë rrobat, ti më jep kostumin tënd arab, unë të jap kostumin tim shqiptar? – kështu iu drejtua shqiptari fqinjit arab.
– Vetëm nëse më vret, përndryshe kurrë nuk i ndërroj rrobat e vendit tim, – ia ktheu arabi shqiptarit fanatik.

19. SAJIMI I RRENËS
– A dëshiron të bëhesh i famshëm? – pyeti njëri shokun e tij.
– Po, – pohoi shoku i tij.
– Sajo një rrenë për 1 prill dhe do të bëhesh i famshëm, – e këshilloi i pari.
– Shumë lehtë, me rrena mund të hap një fabrikë për 10.000 punëtorë, – plotësoi i dyti.

20. KATOLOGU I ARTIKUJVE
“Nëse blen mall në vlerë për 200 euro në Qendrën Tregtare, mund të marrësh një DIPLOMË falas”, – kështu shkruante në ballinën e katalogut të artikujve në qendrën e madhe tregtare.
– Ah, po të ishte gjysma e shumës, do merrja një për vete dhe një për loken, – klithi qytetari.

21. MËZATI KAFSHË
Një fshatar në shpallje kishte shkruar “Shes mëzatin kafshë”, prandaj një komentues me ironi ia ktheu përgjigjen:
– Të lumtë zotëri, nuk e kam ditur që mëzati është kafshë!

22. ORGANIZATA E THASHETHEMEVE
– Kemi formuar organizatën e thashethemeve, – kështu tregoi një qytetar.
– Mirë, kush u zgjodh kryetar? – pyeti miku i tij
– Kryetar u zgjodh gjyshi im, – u përgjigj i pari.
– Po arkëtar kush u zgjodh? – vazhdoi të pyes i dyti.
– I nderuar, ajo nuk është fabrikë, është organizatë për me bajt fjalë! – sqaroi i pari.

23. RRAHJE NË DISKOTEKË
Një qytetar u habit kur në faqen shtypit lexoi lajmin “Rrahje në diskotekë, policia ka konfiskuar kokainë dhe armë të ftohta”, ndaj shokun e tij e pyeti:
– Mos vallë, është e shtunë sot?
– Jo, e mërkurë është, – tregoi shoku i tij.
– Mendova se është e shtunë, me që zakonisht të rinjtë shkojnë për të kullotur kokainë në diskotekë, – tha shoku i tij i befasuar.
– Eh, ç’ kohë e vështirë ka ardhur. Dikur xhaxhain tim vetëm pse gomari i tij pëlliste, e larguan prej qytetit, tani rrugaçëve askush nuk ua prish tymin, – u ankua shoku i tij.

24. LEXUESI DHE RRUGAÇI
Një lexues ishte duke lexuar një libër në park, ndaj një rrugaç prej dy metra largësi ia pështyn librin dhe i thotë “jam kampion”.
Ndërkaq lexuesi i zemëruar ngrihet prej stolit dhe rrugaçin e pështyn në fytyrë dhe i thotë:
– Jam amator, prandaj nuk mund të pështyj përtej fytyrës sate.

25. UDHËTIM TURISTIK NË MARS
– Im bir, kur të shkosh në Mars, a do të marrësh ushqim me vete? – e pyeti e ëma të birin para fluturimit me anije kozmike në planetin Mars.
– Mama, nëse në Mars ka ujë, ushqim do të ketë mjaft, – ia ktheu turisti planetar.

26. FËMIJA I ADOPTUAR
– A ke mëmë, Ardit? – e pyeti një vogëlushe moshatarin në kopshtin parashkollor.
– Mëmë nuk kam, por kam dy baba, që luajnë rolin e mamasë dhe babait. Asnjëri prej tyre nuk ka gjoks të fryrë si mami jot. Kur shkojnë në nevojtore, të dytë shurrojnë në këmbë, – tregoi djaloshi fatkeq.

27. FOTOJA NË INSTAGRAM
– Sa e varfër qenka bija e ministrit, nuk kishte rroba në trup, – tregoi një qytetar duke shikuar në instagram.
– Jo, lum miku, ajo është shumë e pasur, por ka dalë për rritën e partisë së babait, – ia ktheu i dyti.

28. PAKUJDESIA E FOTOMODELES
Ciceronia në sallën e teatrit lajmëron paraqitjen bukuroshes me fustan të gjatë. Përkundrazi bukuroshja e çau fustanin dhe ekspozoi trupin e zhveshur, prandaj ciceronia u detyrua t’u kërkojë falje pjesëmarrësve.
– Të nderuar pjesëmarrës, kërkoj falje, në vend se të thosha që bukuroshja e famshme ekspozon brekët, unë thashë ekspozon fustanin.

29. GJYSMA E GËNJESHTRËS
– Moj motër, gazetarët gënjejnë shumë, shkruajnë që kam 300 palë këpucë, kurse unë nuk kam as gjysmën e tyre, – u ankua modelistja para shoqes.
– Atëherë do të thotë që gazetarët gënjejnë përgjysmë, – ia ktheu shoqja.

30. RROBAT E FOTOMODELES
– Merre me mend, gazetarët shkruajnë kinse unë kam me qindra fustane, kur dihet që unë nuk mbaj rroba në trup, – u ankua fotomodelja para shoqes.
– Mirëpo ormani yt është plotë me rroba, – ia ktheu gazetarja me habi.
– …Janë të mamasë, – tha me hidhërim fotomodelja duke përplasur kapakun.
Suedi, 12.03.2016

31. LUTJE PËR SHI…
– Për çka po i lutesh zotit? – pyeti njëri mikun e tij, kur e pa duke u lutur.
– Po i lutem që të bie shi, të ulen çmimet dhe për mbrojtjen territoriale të vendit, – u përgjigj miku i tij.
– A po kanë sukses lutjet tua? – vazhdoi ta pyes i pari të dytin.
– Për shi po, kurse për çmimet dhe për mbrojtjen territoriale jo, – tregoi miku i tij.

32. DALLIMI I LUTJEVE
– A kanë dallim lutjet e qytetarëve? – e pyeti një gazetare avokatin.
– Po, kanë dallime. Derisa vjehrra lutet që djali të ndahet prej gruas grindavece, reja lutet për vdekjen e vjehrrës, – tregoi prifti me keqardhje.
– Qenke në hall… nuk di cilën prej tyre ta mbrosh? – ia ktheu gazetari.
– Ashtu është, për shkak se plaka është bishti, kurse reja është lara, – përmbylli avokati.

33. AKSIDENTI NË PARAJSË
– Si kalove në pushime verore? – pyeti njëri mikun e tij.
– Në plazhin e Parajsës peshkaqeni më kafshoi krahun, kurse në shkallët e hotelit Parajsë e theva këmbën, – kështu tregoi turisti fatkeq.

34. DALLIMI NË MES FOTOS DHE LAJMIT
Këto dy foto në lajmin e telegrafit kanë dallime: në foton e parë në titullin e lajmit paraqitet shkrumbimi i ndërtesës, (tmerr ta shikosh) mbase edhe me viktima njerëzish; kurse në foton e dytë të lajmit shihet një dritare e banesës me tym, në të cilën zjarrfikësi ka arritur t’i shpëtojë njerëzit pa pasoja, jo me anën e auto shkallëve në rrugë, por duke zbritur nëpër shkallët e ndërtesës.
– Duket qartë që fotoja e parë aspak nuk përputhet me ngjarjen, – kështu shkroi një komentues.

35. LIBRI I KALEMTARIT
– Kërkoj librat e kalemtarëve, – kështu tha një qytetar.
– Më vjen keq, të gjitha i kam dërguar në Krushe, – u përgjigj librari.
– Në bibliotekën e fshatit apo? – pyeti qytetari me habi.
– Jo, jo, në furrën e tullave, – ia ktheu me gjakftohtësi librari.

36. RRENA KOMPJUTERIKE
– Me anën e fotoshopit mund të mbush qiellin me shumë zogj, – tha një mburracak, që sapo kishte mësuar zbavitjen në kompjuter.
– Kurse unë me anën e fotoshopit mund të zhduk të gjitha mizat në qytet, – ia ktheu i dyti.

37. E DUAM SHKOLLËN
– E doni kishën apo xhaminë? – i pyeti edukatorja nxënësit parashkollorë.
– E duam shkollën, mësuese, – u përgjigjën parashkollorët.
– E doni kuranin apo biblën? – vazhdoi të pyes edukatorja.
– …ABETAREN, mësuese, ABETAREN, – u përgjigjën të gjithë fëmijët në klasë.

38. SHYQYRI I MAMASË
– Bijë, me kë bisedove në telefon? – e pyeti pas pak kohe e ëma të bijën juriste.
– Bisedova me profesorin e kimi-fizikës, – u përgjigj e bija.
– Shyqyr që nuk është veteriner, përndryshe do t’i mbyste pulat, – ia ktheu e ëma.

39. PARASHIKIMI
– Çka paraqet femra kur zhytet në det, pastaj del me peshk në dorë? – pyeti i pari të dytin.
– Do të thotë që femra dëshiron të martohet me një burrë, – u përgjigj i dyti.
– E, kur burri zhytet në det, pastaj del me guaskë në dorë? – vazhdoi të pyes i pari.
– …dëshiron të martohet me një grua, – u përgjigj i dyti.
– Mirëpo nëse dy burra dalin duke u puthur? – vazhdoi të pyes me kureshtje i pari.
– Është shenjë se pas tyre vjen cunami, prandaj duhet ikur sa ma parë, – përmbylli i dyti.

40. RROBAT E FOTOMODELES
– Merre me mend, gazetarët shkruajnë kinse unë kam me qindra fustane, kur dihet që unë nuk mbaj rroba në trup, – u ankua fotomodelja para shoqes.
– Mirëpo ormani yt është plotë me rroba, – ia ktheu gazetarja me habi.
– …Janë të mamasë, – tha me hidhërim fotomodelja duke përplasur kapakun.
Suedi, 12.03.2016

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...