Home / Intervista / Ka pasur shpallje të Pavarësisë së Kosovës me identitet kombëtar dhe pa pako të Ahtisaarit

Ka pasur shpallje të Pavarësisë së Kosovës me identitet kombëtar dhe pa pako të Ahtisaarit

Shkruan: Mr.sc. Rexhep Ahmeti  Me rastin e 7 vjetorit të Shpalljes të Pavarësisë së Kosovës, më 16 janar 2008, në Prishtinë

Më 16 janar 2008, me gjithë censurën përgjithshme kundërdemokratike të medieve në kohën e UNMIK-ut, organizimi ynë serioz bëri që kjo ngjarje të mos mbetet e heshtur dhe e pa pasqyruar me mediet e shkruara dhe ato elektronike.

Ka rëndësi aktuale të rikujtojmë se u bënë shtatë vite nga kur u shpall Pavarësia e Shtetit të Kosovës, nga përfaqësues direkt të popullit (jo nga politikanë egoistë) me Flamurin Kombëtar në ballë, pa Pakon e Ahtisarit dhe me simbolin shtetëror të Kosovës, flamurin i cili në zemër të hartës së Kosovës kishte shqiponjën e zezë dykrenore, e cila shtrihej në hapësirën e bardhë të kësaj harte.

Në tekstin e Aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës të cilin e lexuam fuqishëm, pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, para disa medieve theksuam: ”Sot gjendemi para një dite të madhe-ditës së shpalljes së Pavarësisë së shtetit të KOSOVËS, në PRISHTINË. Ditë kjo fatkeqësisht e vonuar për një shekull, pas shpalljes së Pavarësisë së SHQIPËRISË në VLORË-në heroike, më 28 Nëntor 1912….Në këtë tubim popullor, vendosmërisht kërkojmë, që në Kosovë, njëherë e përgjithmonë, t’i jepet fund kolonializmit për të gëzuar edhe populli SHQIPTAR të drejtën e VETËVENDOSJES…Ky tubim, tërheq vërejtjen që përkrah konsideratave ndaj zyrtarëve të shtetit të KOSOVËS…por edhe për shkak të paqartësisë dhe pasigurisë, për kohëzgjatjen e shpalljes së zyrtarizuar të pavarësisë, nga organet kompetente, poqëse shtyhet zyrtarizimi pas muajit shkurt 2008, tubimet popullore do të demonstrojnë revoltën para organeve përkatëse dhe do të kërkojmë apostimin e qeverisë, e cila nuk përfill kërkesat dhe nevojat e popullit, pa marrë parasysh se organet shtetërore i formojnë një parti apo koalicion i partive.“

Sikur politikanët “tanë “ të kishin pasur vullnetin dhe vetëdijen e pastër shtetërore dhe kombëtare, bile nga 60% sikurse atë anëtarëve të Grupit Inicues të 16 janarit 2008 Prishtinë-Tiranë dhe të atdhetarëve e përparimtarëve tjerë në të gjitha trojet shqiptare që ta shpiejnën përpara vullnetin e popullit dhe amanetin e dëshmoreve dhe heronjëve të Kombit tone, sot nuk do t’i kishim punët siç i kemi, kur nga Atdheu iu ka impnuar popullit që të ik nga Kosova, ndërsa lejohen, arsyetohen dhe mbrohen edhe nga organe të Republikës së Kosovës, ata që e përdhosin çdo vlerë të popullit dhe të vendit tonë, shovenistë serbomdhenjë dhe funksionarë serbo-shqiptarë të “Republikës së Kosovës“, të cilët po ua grryejnë token nën këmbë qytetarëve/reve të vendit tonë.

Sot 7 vite shkruam: “[b]IENTIFIKOHUNI ME QËLIMIN JETËSOR “, “KUR NUK KA LËVIJE TË HARMONIZUAR PËR TË PËRPARUAR NDODHË STAGNIMI, PRISHJA, PARREGULLËSIA DHE ZHBËRJA.[/b]”

Po t’i bashkohen lëvizjet e shumta të vogla LËVIZJES VETËVENDOSJE!, e cila fatbardhësisht është forca prijëse e opozitës parlamentare dhe po t’i harmonizojmë të gjitha në një FORCË TË MADHE TË VETËDIJSHME, atëherë nuk kemi pse të brengosemi se mund të na ndosh, përsëri stagnimi, prishja, parregullsia (çrendi) dhe zhbërja.

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...