Home / Lajme / Arrestohen 5 aktivistë pas demonstratës në Prizren

Arrestohen 5 aktivistë pas demonstratës në Prizren

Prizren, 10.06.2010

Pas përfundimit të demonstratës në Prizren, shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës filluan t’i përcillnin aktivistët e VETËVENDOSJE!-s dhe demonstruesit që po shpërndaheshin pas demonstratës. Këto police arrestuan 5 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s: Arianit Sadikun, Muhamed Shemsiun, Durim Jasharajn, Hekuran Sejfullahun dhe Durim Xhemajlin.

Udhëheqësia politike e Kosovës jo vetëm po na sjell vendime antishqiptare, por po i mbron ato edhe me kërcënime policore dhe arrestime. Në këtë mënyrë, ky regjim politik jo vetëm po na shkombëtarizon, por edhe po i terrorizon e frikëson qytetarët me arrestime, ashtu që të ta japin porosinë se të jesh shqiptar dhe ta mbrosh identitetin tënd tashmë është edhe e ndëshkueshme. Njëjtë është pas munduar edhe Rankoviqi e Milosheviqi, gjatë kohës të së cilëve të ishe shqiptar dhe ta afirmoje identitetin e kërcënuar shqiptar, do të thoshte të përballeshe me shtypjen, arrestimin dhe burgun. Por, të gjithë ata që janë munduar ta zhbëjnë identitetin shqiptar deri sot, kanë dështuar, dhe aspak ndryshe nuk do ta kenë fatin as robotët e sotshëm antishqiptarë. Tash policia e Kosovës ka filluar të veprojë edhe tinëzisht. Kanë filluar ta presin përfundimin e demonstratave, t’i presin demonstruesit deri sa të shpërndahen, e pastaj i përcjellin ata për t’i arrestuar. Policia ka filluar të frikësohet nga populli, në vend që të del në anën e popullit. Thërrasim Policinë e Kosovës të mos veprojnë tinëzisht, por t’i bashkohet popullit të bashkuar.

About xhzeqiri

Leave a Reply

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...