Home / Lajme / VIDEO/ Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut

VIDEO/ Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut

Mahmutaj do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur nga pesë zona gjeografike specifike të botës, Evropës Perëndimore dhe shtetet e tjera, Europa Lindore, Azi-Paqësori, shtetet afrikane, Amerika Latine dhe Karaibet.
Featured image of article: VIDEO/ Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriutKlentiana Mahmutaj, avokate

LONDËR- Avokatja Klentiana Mahmutaj, model i vlerave shqiptare dhe mirintegrimit të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe. Së fundmi, ajo është emëruar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, ajo shprehet: “Është një privilegj shumë i madh profesional, por në të njëjtën kohë është një mundësi fantastike për të kontribuar nivelin global në lidhje me përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe mirëqenies njerëzore. Bëhet fjalë për një mandat të ri të procedurave speciale të Kombeve të Bashkuara, që parapriu në fakt fillimin e pandemisë dhe në këtë sens koha për të bërë një ndryshim global është ideale. Është një privilegj të jem pjesë e këtij aktiviteti

Mahmutaj do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur nga pesë zona gjeografike specifike të botës, Evropës Perëndimore dhe shtetet e tjera, Europa Lindore, Azi-Paqësori, shtetet afrikane, Amerika Latine dhe Karaibet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E lindur në fund të viteve shtatëdhjetë ajo emigroi në moshën 19 vjeçare, pasi siguroi një bursë për të studiuar ne një Universitet Anglez. Ajo filloi studimet për drejtësi në Britani, pas një viti në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar,  ajo do të kryej detyrën e saj edhe në kombinim me profesionin e avokatisë në Londër.

About admin

x

Check Also

‘Nuk dua të vdes për Putinin’, arrestohen qindra persona në protestën kundër mobilizimit

Qindra njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për protesta kundër mobilizimit...