Home / Histori / TROJET E LASHTA PELLAZGE-ILIRE EDHE SOT FLASIN NË GJUHËN SHQIPE

TROJET E LASHTA PELLAZGE-ILIRE EDHE SOT FLASIN NË GJUHËN SHQIPE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti
Për etimologjinë (prejardhjen) e emrave, të së paku një rajoni gjeografik (krahine), një qyteti të lashtë (në Trojën e Dardanisë), një masivi malor dhe një shteti, në hapësirat ku kanë jetuar pellazgët-ilirët-shqiptarët e lashtë, të cilët kanë prejardhje nga fjalët me rrënjë të njëjta nga gjuha shqipe e lashtë (dhe kuptim të plotë në gjuhën e sotme shqipe).
Stamboll (Lat: Stambul): STAN + BOLL
Pollog – Bollok (Pollga, Pollka): BOLL + KA
Bullgari: BOLL + KA + (e) RE
Ballkan – Bollkan: BOLL + KA + ANË
Boll-poll-pjellë (pellë): pjellori, begati. Tokë pjellore, vend i pasur, vend i begatisë.
Shpjegimet sipas studiuesve të derisotëm, sidomos nga të huajit, mund të jenë vetëm mitologji e sajuar dhe shpjerime të zbehta, pa asnjë bazë reale në burime shkencore.
Që të kuptohet më lehtë kjo tezë, për reflektim nga lexuesit dhe studiuesit, duhet të kemi parasysh faktin, pse me aq lehtësi nga banorët vendës u pranua ndryshimi i emrit të kryeqytetit të mbretërisë së njohur në histori si “Mbretëria e Parë e Bullgarisë”, me emrin e ri Eski Stamboll (Stambolli i Lashtë) (osmanishte: Eski Istanbulluk), sipas emrit të një qytetit të Trojës, e jo sipas parimit të njohur, kur një qyteti i jepet një emër tjetër sipas një qyteti tjetër më të lashtë, zakonisht quhet “i ri”, sikurse nga Roma e lashtë – Roma e Re etj., e jo me emrin “i lashtë”? Çfarë kishte të përbashkët në të kaluarën e banorëve të këtyre vendeve, si edhe mes Trojës e Trakisë?!
Qyteti i Bullgarisë së sotme me emrin Presllav (Veliki Presllav), i njohur si kryeqyteti i Mbretërisë së Parë të Bullgarisë, emrin Eski Stamboll (Stambolli i Vjetër) e ka mbajtur për pesë shekuj me radhë, nga shekulli 15-të deri në fund të shekullit 19-të, në vitin 1878. Emri më i lashtë i qytetit Presllav (Veliki Presllav) dhe Eski Stamboll (Stambolli i Vjetër) nuk përmendet nga studiuesit për arsye të njohura për ne, që të mos mësohet e vërteta se shqiptarët e lashtë (ilirët) kanë qenë banorët më të hershëm të tij dhe vendbanimet (katundet, qytetet, rajonet) kanë mbajtur emra në gjuhën e tyre, ilirëve të Trakisë.
Emrat e vendeve dhe vendbanimeve të lashta edhe mbi gjashtë mijë vjet para erës sonë, të zbuluar deri më sot në Traki, çfarë lidhje mund të kenë me grekët, sllavët, turqit dhe bullgarët? Thjesht, ASNJË LIDHJE, përveç pushtimeve nga Mesjeta e më vonë, me ndryshimin e emrave të lashtë me emra të tjerë nga pushtuesit e mëvonshëm dhe me falsifikimin e historisë, me pak përjashtime, disa studiues të sotëm bullgarë, për dallim nga kolegët e tyre grekë dhe serbë, janë më korrektë dhe profesionistë në fushat e tyre të studimeve shkencore. ,
(18 shtator 2022)

About xhzeqiri

x

Check Also

Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998

Nga: Albin Kurti Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator...