qyfyre bulevardi
Që thoni ju more shokë premieri ynë Edvini, gjatë vizitës së tij në Wien të Austrisë, pas takimit me kancelarin austriak paskësh takuar krejt rastësisht një grua shqiptare nga ‘Severna’, e cila tepër entuziaste që takoi premierin tha se kishte privilegjin si e vetmja shqiptare në Wien të takonte premierin tonë të gjatë.
Kështu, Hasija nga ‘Severna’ u bë protagoniste e një ‘takimi historik’ dhe pjesë e videove të përditshme që lanson çdo ditë në rrjetet sociale Edvin batërdia.
Ja pra, në këto rrethana Edvin hokatari nga një takim rasti ‘me popullin’ siç qe ky me Hasijen e ‘Severnës’, sajon ngjarje senzacionale sikur kishte ndodhur takim mes liderëve botëror!
Me këtë rast Edvin mavria tha se nga shqiptarët e ‘Maqedonisë së Veriut’ Hasija është ylli i shqiptarëve!
Takimi i rastit i Hasijes së ‘Severnës’ me kryeministrin tonë u bë lajmi i ditës në media.
Në këso raste Edvini more shokë është mjeshtër i propagandës duke i përdor situata të tilla në favorin e tij si lider popullor që nuk ngurron të takoj ‘popullin’ duke dëgjuar hallet e tij!
Ku ta dinte Hasija e ‘Severnës’ se ai që po takonte krejt rastësisht nuk ishte kryetari siç tha ajo por në fakt kishte takuar vëllamin e Vuçiqit dhe jo vëllain e saj kryeministër i shtetit shqiptar, një batakçi që nuk i ha palla për ‘maqedoncat e Severnës’ veç misionit të tij për Ballkanin e Hapur!
Në lidhje me këtë takim të rasti që thoni ju more shokë janë alarmuar edhe macet e Wienës të cilat kanë shfaqur xhelozinë e tyre sesi i gjati shqiptar nuk i takon ato ‘si zonja të rënda’ po një ‘maqedonce’ punëtore emigrante nga ‘Severna’!
Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbetshi!
