Home / Lajme / Sveçla paralajmëron padi për Thaçin, thotë se në Komision u bë qesharak për t’i ikur përndjekjes

Sveçla paralajmëron padi për Thaçin, thotë se në Komision u bë qesharak për t’i ikur përndjekjes

Sveçla paralajmëron padi për Thaçin, thotë se në Komision u bë qesharak për t’i ikur përndjekjes

Kryetari i Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar padi për presidentin Hashim Thaçi, për mosdëshminë e tij para Komisionit.

Sveçla tha se presidenti ja lejoi vetës të bëhej qesharak në mënyrë që t’i ikte përndjekjes.

Sipas tij, ai u mundua në mënyra të ndryshme të pengoj funksionimin e Komisionit duke kulmuar kështu me arrogancën dhe pafytyrësinë e tij.

“Pas dy orë e gjysmë debati mund të vijmë në përfundim se më në fund qytetarët e kuptuan deri në qelizën e fundit se çfarë lloj presidenti ka ky vend. Hashim Thaçi nuk u përgjigj për rolin e tij në dëbimin e shtetasve turq. U mundua në mënyra të ndryshme t’a pengojë funksionimin e Komisionit dhe kjo kulmoi me arrogancën dhe pafytyrësinë e presidentit gënjeshtar. Ne do të kërkojmë nga Prokuroria që në mënyrë obligative të sjell presidentin para Komisionit për rolin e tij në shkeljen më të madhe të sovranitetit në vendin tonë”, ka thënë ai.

Ai në “Express Intervista” në KTV, ka thënë se eksperti për të cilin fliste Thaçi, është ekspert amerikan i dërguar në Këshilli i Evropës dhe i cili ka punuar për pesë vjet në Zyrën e Avokatit të Popullit.

Ai ka shtuar se i njëjti ekspert ka kaluar të gjitha filtrat ligjorë të Kuvendit të Kosovës, mirëpo sipas tij nxjerrja e 31 shkeljeve për deportimin e turqve ka shkaktuar alarm duke mos e mbështetur këtë ekspert.

Sipas Sveçles, e vetmja gjë që e lidhë ekspertin me deputetin Sami Kurteshi, është se të dy kanë punuar bashkë në të njëjtën zyre gjatë kohës kur ky i fundit ishte Avokat i Popullit.

Ai tutje ka komentuar edhe sjelljet e Hajdar Beqajt derisa e ka quajtur atë vegël të Hashim Thaçit.

Sipas Sveçles, shoqëria në vend është e pafat që ka një president të tillë, por ishte me fat që e pa për dy orë e gjysmë fytyrën e tij.

“Ai me sjelljen e tij katër herë e ka lënë në pritje Komisionin, dhe herën e pestë erdhi. Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sjelljen e një zyrtari të këtij vendi. Ai ja lejon vetës që të bëhet qesharak që ta liroj vetën nga përgjegjësia. Ne do të këshillohemi me ekspert juridik që ta dërgojmë këtë person në prokurori”, ka shtuar ai.

Ai ka bërë të ditur se në mbledhjet e ardhshme janë të ftuar zyrtarët e AKI-së dhe Policisë të cilët do të dëshmojnë, derisa ka thënë se më 15 maj do të përfundoj puna e këtij Komisioni.

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...