Home / Të ndryshme / SHQIPTARËT NUK IKIN NGA TROJET E VETA ETNIKE, POR DËBOHEN NË MËNYRË TË ORGANIZUAR NGA PUSHTETI

SHQIPTARËT NUK IKIN NGA TROJET E VETA ETNIKE, POR DËBOHEN NË MËNYRË TË ORGANIZUAR NGA PUSHTETI

Abdulla Mehmeti

 

Atë që politika ekspansioniste dhe hegjemoniste serbe dhe ruse nuk arritën ta realizojnë përmes dhunës, luftës, krimeve dhe masakrave mbi popullin shqiptar, tani po e realizojnë në heshtje, përmes agjentëve të tyre të ngritur në majat e pushtetit.

Shqiptarët nuk ikin nga trojet e veta etnike, por dëbohen në mënyrë të organizuar nga pushtetet më atidemokratike dhe antikombëtare që njeh historia më e re e popullit shqiptar.

Shqiptarët nuk ikin nga trojet e veta etnike, nuk i lëshojnë vatrat e tyre me dëshirë, për luks dhe jetë më të mirë në botën e jashtme, por ata dëbohen në mënyrë të organizuar nga pushteti, për shkak të qeverisjes së keqe në vend, të papunësisë, pasigurisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tri dekada pritje për ditë më të mira janë shumë dhe këtë e kanë planifikuar saktë dhe me kujdes qarqet armiqësore kundër popullit shqiptar.

Pushtimi i skenës politike shqiptare nga agjenturat serbe, greke dhe ruse, përmes mercenarëve të tyre ndër shqiptarët vazhdon të mbetet njëri nga pushtimet dhe sundimet më mizore që njeh historia më e re e popullit shqiptar.

(28 mars 2019)

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...