Shqipëria është mësuar,
veç me një Lider,
kjo ka mbetur që nga koha,
e shokut Enver!
Që nga kohë e Socializmit,
kjo gjë ne na mbeti,
po Enveri qe Enver,
ishte Burrë Shteti!
Një popull analfabet,
Enver-këtu gjete,
po ngrite Akademira,
Universitete!
Njerëzit i verboi kandili,
në fusha dhe male,
po kur iku-la për Vendin,
plot hidrocentrale!
Me këneta dhe malarje,
na zuri çlirimi,
po u bë në kohë rekord,
gjithë bonifikimi!
Vetëm për popull mendonte,
gjithnjë ai burrë,
dhe në Kohën e Enverit,
s’u përmbytëm kurrë!
Atëherë jetove ti,
jetova dhe unë,
shteti na kish garantuar,
shtëpi edhe punë!
U hapën dhjetra miniera,
vetëm për pak vjet,
kudo ku kish një minierë,
ngrihej një qytet!
Ti që nuk ishe atëherë,
nuk ke si ta dish,
popullsi e Shqipërisë,
u rrit me pesë fish!
Shifrat janë kokëforta,
unë s’kam ç’të shtoj më,
po ca të marrë thonë akoma:
“Gjenocid u bë!.”
Ka akoma ndonjë vemje,
që përpjetë vërvitet,
Aty ku ka gjenocid,
popullsia s’rritet!
Ai shteti i bekuar,
qe për fukarenjtë,
pikërisht nga ajo shtresë,
janë sot të “mëdhenjtë”!
Nga vjen Basha dhe Berisha,
nga vjen Ilir Meta,
në dyert e fukarenjve,
këtu ndriti jeta!
Po mosmirënjohjen në gen,
qelbësirat kanë,
a s’erdhi Sala nga shpellat,
drejt e në Tiranë?!
A s’e mori që të mitur,
shteti në dorëzim,
për dhjetë vite i dha strehë,
ushqim e arsim!
Nëse flasim për arsimin,
veç lavde do kemi,
se këtu falas dhe falas,
qe i gjithë sistemi!
Po kështu dhe mjekësia,
që të gjithë e dinë,
falas qe dhe vetëm falas,
në gjithë Shqipërinë!
Ju thaftë gjuha m’u në rrëzë,
kush gënjen-o Zot,
kur mendon si arsimohen,
bijtë tanë sot?!
Domosdo që shumë para,
s’kishim nëpër duar,
sepse shteti në shumë fusha,
i kish investuar!
U ngritën dhjetra fabrika,
edhe kombinate,
po këto deshën valutë,
jo presh e domate!
Asnjë metër hekurudhë,
nuk kishte ky shtet,
po me rrugë të çelikta,
u lidh çdo qytet!
Edhe siguri e jetës,
absolute ishte,
sepse rrënjët policia,
në popull i kishte!
Drogë dhe prostitucion,
s’njihte Shqipëria,
këto i kemi peshqeshe,
nga demokracia!
Enver Hoxha bëri shtet,
doni-apo s’doni,
se as si emër këtu,
s’njihej korrupsioni!
Shteti e mbante të mprehtë,
gjithnjë jataganin,
ushtria jonë popullore,
tromakste Ballkanin!
Ky ishte sot qëllimi,
vargjeve të mia,
për të thënë se me Enver Hoxhën,
u bë Shqipëria!
Për të thënë se me Enverin,
u bë Shqipëria,
dhe me Kushtetutë s’lejohej,
borxhi dhe kredia!
Po tani ka vajtur puna,
medet e medet,
se në borxhe e kredira,
është mbytur ky shtet!
Tani shitjen e Atdheut,
asgjë s’e pengon,
gjithë sektorët strategjikë,
janë me koncesion!
Më thoni si do të bëhet,
Nëna Shqipëri,
kur me kohë është kthyer,
në një Koloni?!
A.DUKA