
10:11 / 29.09.2016
Serbia arreston drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi
Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Serbisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së.
“Është arrestuar në Serbi Nehat Thaçi. Kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, mbrëmë rreth orës 00:10, derisa po punohet për të zbardhur arsyet e arrestimit të Nehat Thaçit.