Home / Lajme / Publikohet një dokument: Marrëveshja e mundshme Kosovë – Serbi

Publikohet një dokument: Marrëveshja e mundshme Kosovë – Serbi

24,Gusht,  2022

Një dokument me tetë pika të Kornizës së Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është vënë në qarkullim në qarqet politike dhe diplomatike në rajon.

Ky dokument në formën e një “non paper”, i pakonfirmuar ende zyrtarisht, pretendohet se ka qarkulluar së pari në Serbi.

Media nga burime diplomatike rajonale, ka siguruar pikat e plota të këtij dokumenti.

Sipas konkluzioneve të paraqitura në këtë dokument, Serbia do të njoh targat e automjeteve me mbishkrimin “SER-RKS” dhe do të lejojë përdorimin e leternjoftimëve të Kosovës në territorin e saj.

Një pikë tjetër e këtij “non paperi” thotë se Serbia do të mbështes emërimin e Veton Surroit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ndërkaq Kosova “merr pjesë në takimin e ardhshëm të Open Balkan”.

Po ashtu, dokumenti sugjeron se Serbia do të pajtohet të përdor termin “Kosovë” në komunikim dhe përfaqësim.

Pikat e plota të “non paper”-it:

Procesi i normalizimit Serbi – KosovëKorniza rajonale:

– Serbia njeh mbishkrimin “SER – RKS” të targave të automjeteve dhe mbështet vendosjen e tyre në komunitetin serb në Kosovë

– Serbia lejon përdorimin e leternjoftimëve të Kosovës në territorin e saj dhe mbështet lëvizjen pa pagesë me letërnjoftim në WB6 – gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (të dakorduar tashmë në kuadër të procesit të Berlinit);

– Serbia pajtohet për përdorimin e termit “Kosovë” në komunikim dhe përfaqësim;

– Serbia mbështet nominimin dhe zgjedhjen e Veton Surroit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i ngarkuar për “përafrim” në Iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe Procesin e Berlinit; Kosova mbështet nominimin dhe zgjedhjen e kandidatit serb për Sekretar të Përgjithshëm të CEFTA-s; Sekretari i CEFTA-s caktohet vitin e ardhshëm (qëllimi përfundimtar është të inkorporojë CEFTA-n si pjesë e procesit të Berlinit);

– Kosova është e ftuar dhe merr pjesë në takimin e ardhshëm të Open Balkan ku shpallet marrëveshja për tri pikat e lartpërmendura dhe adresohen çështje të tjera të bashkëpunimit rajonal, gjegjësisht marrëveshja për ushqim dhe energji;

– Kosova dhe Serbia, së bashku me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përgatisin një iniciativë drejt integrimit në BE për nënshkrimin e një Traktati për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën tregtare të Bashkimit Evropian pas plotësimit të standardeve;

– Kosova dhe Serbia së bashku me QUINT-in punojnë në një “paketë sigurie” e cila përfshin përcaktimin e kornizave për shkelje të sigurisë, provokime dhe ndërhyrje nga “aktorët e tretë”, si dhe hapat për t’i zbutur ato;

– Plani gjithëpërfshirës për sigurinë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor – harta e tubacioneve të gazit, burimeve të mundshme të gazit, rezervave të qymyrit dhe mundësia e eksploatimit me dëme minimale mjedisore, bërthamore, diellore, etj. (punë e përbashkët e këshillit ndërqeveritar të Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së).

About xhzeqiri

x

Check Also

Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen nga SHTËPIA E BARDHË

Nga: Ramazan Bekteshi Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen...