Home / Opinion / Përse Edvini i keqet Bullgarisë dhe jo BE-së për dështimin e radhës?

Përse Edvini i keqet Bullgarisë dhe jo BE-së për dështimin e radhës?

Shkruan: Medai Shaholli

Kësisoj, kaqoli ynë i gjatë i pakënaqur nga refuzimi i vendimit të BE-së për mos t’i hapur negociatat me Shqipërinë, i është qepur keq Bullgarisë duke përdorur një fjalor të ulët ndaj tyre me fjalët: ‘turp t’ju vijë…’ për shkak të vetos që ajo mban ndaj ‘Severnës’, por që në fakt mban peng padrejtsisht edhe Shqipërinë, ku edhe këtë radhë shkoi për lesh përpjekja për hapjen e negociatave me BE-në.

Edvini ynë i përhënur në vend të kruhet pas Brukselit për këtë dështim të radhës kruhet pas Bullgarisë si shkaktare e bllokadës në Bruksel, gjë që nuk jemi shumë të bindur se bullgarët qëndrojnë pas kësaj loje të ndyrë të pingpongut politik.

Qëndrimi i palëkundur që mban Bullgaria në lidhje me mosheqjen e vetos nuk është kundër Shqipërisë, por është qëndrim i mbrojtjes i interesave të tyre kombëtare, që ata mendojnë se fqinji i tyre po i vjedh historinë me një identitet të shpifur dhe se gjuha maqedonase është një dialekt bullgar.

Ndërsa Bullgaria nuk heq veton për shkak të kontesteve historike identitare dhe gjuhësore, Shqipëria në krye me Edvin lemerinë, edhe pse e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative, nuk ka marr kurrë guximin t’i kërkoj ‘Severnës’ ta heqin nga kushtetuta termin e turpit si ‘gjuha e 20%’, si referencë për gjuhën shqipe!

Lufta politike që po bën ‘Severna’ në këtë sherrnajë të madhe me Bullgarinë për mbijetesë përmes ministrit të jashtëm Osmani, është se ky dudumi ynë përpara se të kërkoj bullgarëve njohjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, t’i kërkojë ‘stareshinëve’ të tij njohjen e identitetit kombëtar dhe gjuhësor të shqiptarëve në kushtetutë dhe fshirjen nofkës së turpshme të shifrës së 20%!

Fatkeqsisht, edhe sot një pjesë shumë e madhe shqiptarëve lolo të ‘Severnës’ vazhdojnë të gënjehen me karamele dhe sheqerka demokratike duke kapërdirë turpin me bukë ndaj përdhunimit kombëtar dhe gjuhësor me nofkën e 20% në kushtetutë si ‘arritje e madhe’ që nga MO, ku u sanksionua skllavëria e re mbi shqiptarët me aminin e Europës plakë.

Këto janë fakte të pakontestueshme z.kryeministër, të cilat janë të shkruara si e zeza mbi të bardhë në kushtetutën e ‘dërzhavës’ sonë, që ti nuk do t’ia dish se bashkëkombasit e tu që trajtohen si nomadë pa identitet.

Ku jetoni ju z. kryeministër si garant i shqiptarëve kudo që ndodhen, në tokë apo në hënë që nuk ju ‘ha palla për ‘maqedoncat e Shqipërisë lindore’?

Partitë politike shqiptare të Severnës nuk përfaqësojnë shqiptarët e Shqipërisë lindore’, përkundrazi ato përfaqësojnë interesat e tyre meskine ndaj, qëndrimet e tyre mos i merrni të mirëqëna pasi nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar.

Ku qëndron barazia këtu z.kryeministër, kur thatë në samitin e Ohrit se ‘gjuha shqipe është zyrtare në këtë shtet dhe shqiptarët janë të barabartë si element shtetformues të ‘dërzhavës Severna’?

A nuk është shkelje e kushtetutës mosmbrojtja dhe shmangia e interesave kombëtare kur ato shkelen nga një palë tjetër ku viktima janë janë maqedoncat e ‘Shqipërisë lindore’ z.kryeministër?

Ndaj, z. kryeministër hapi kokërdhokët dhe shiko me sy e jo me pallë dhe gjithë zemrimin për dështimin e hapjes së negociatave kërkoja si faturë burokratëve të BE-së, ku ajo e mban Shqipërinë peng në një ‘blok note’ me ‘Severnën’ dhe nuk e ndan veçmas si rrugtim më vete por u tërheq zvarrë si të ndëshkuar për një faj të supozuar që nuk e keni bërë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

About admin

x

Check Also

ÇËSHTJA SHQIPTARE NUK ËSHTË ÇËSHTJE E SHAMIVE DHE FEREXHEVE TË ZEZA

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti Aktuale Kujt i shërben hapja e këtij debati...