N J O F T I M:
Në fund të vitit 2021 doli nga botimi libri “LUFAJT E SELITËS – vështrim etnokulturor”, shkruar në bashkëautorësi me vajzën time, Kozetën, mësuese në gjimnaz dhe gazetare e TV1-Channel, Shkodër.
Libri bën fjalë për traditat, doket e zakonet e Katundit Lufaj të Selitës në Mirditë. Ai është një vështrim etnokulturor me detaje të veçanta, mbledhur nga tregimet e prindërve, por edhe nga bisedat e drejtëpërdrejta me banorët e katundit, me të cilët kemi patur mundësinë të takohemi, e madje edhe të marrim pjesë në gëzimet e hidhërimet e tyre, raste këto ku manifestohen në shkallën më të lartë traditat e përbashkëta e të veçanta të një zone apo krahine.
Për bashkëpatriotët tanë krahinorë, por edhe për shokë e miq që u intresojnë të dhënat në fushën e etnografisë dhe etnokulturës, libri, në një sasi modeste, gjendet pranë “Librarisë Agolli” në Tiranë (Ndërtesa pranë Selisë se Organizatës Kombëtare të Veteranëve të Popullit Shqiptar).
Me konsideratë për të gjithë: Gjon Bruçi, Shkodër.
